ZYRTARISHT SHPIFËS / Gjykata e Lartë dënon deputetët Paloka e Ristani. Ja ç’u ndodh me mandatin

June 5, 2015 18:41

ZYRTARISHT SHPIFËS / Gjykata e Lartë dënon deputetët Paloka e Ristani. Ja ç’u ndodh me mandatin

E PËRDITËSUAR – Gjykata e Lartë shpalli fajtor deputetin e Partisë Demokratike, Edi Paloka, për akuzën e shpifjes.

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së u dënua me 200 mijë lekë gjobë.

Ndërkohë Paloka është shpallur i pafajshëm për akuzën e fyerjes.

Ai u padit nga kryeministri Rama pas një deklarate që ky i fundit ishte i lidhur me krimin e organizuar dhe përdorte drogë.

Pas daljes nga gjykata, Paloka këmbënguli se të gjitha akuzat e tij qëndrojnë:

“Rama njihet si përdorues i drogave të rënda, por testi i drogës nuk u pranua. Nuk u pranua as kërkesa për zbardhjen e tabulateve telefonike. Gjithsesi, nuk e akuzoj gjykatën pasi e kuptoj presionin që i është ushtruar asaj. Vendimin e gjykatës do e zbatoj dhe gjobën do e paguaj” – thotë deputeti

Kurse avokatja e Edi Ramës tha se “ky vendim do të sjellë një praktikë të re në marrëdhëniet mes palëve”.

Po njësoj është dënuar sot edhe Arben Ristani, ish-kreu i KQZ sot deputet i PD.

Disa media raportuan se dy deputetët humbasin mandatin dhe nuk rizgjidhen për shkak të dënimit.

DITA pyeti Prokurorinë lidhur me këtë.

Sipas tyre edhe pse u dënuan Edi Paloka e Arben Ristani nuk e rrezikojnë mandatin.

Sipas burimeve zyrtare nga organi i akuzës nuk kemi dënim për një krim penal por një kundravajtje penale.

Si e tillë  shoqërohet vetëm me gjobë dhe jo me heqje të mandatit apo me penalizime të tjera / DITA

June 5, 2015 18:41
Komento

26 Komente

  1. shqiptari June 5, 12:36

    IK MOR PORDHAC.

    Reply to this comment
    • jonida June 5, 13:04

      O beni ju presion ne sistemin gjyqesor, ju qe e keni akoma ne duar, me nishan e sali, me sistemin e drejtesise se felliqur, se eshte shume pak 2 mln leke, nuk mund te vazhdojne politikanet te shpifin tere diten se s’kemi taksirat t’i durojme, se paguajme taksa per tu qeverisur e jo per te degjuar deliret e ketyre.

      Reply to this comment
      • zafir June 5, 13:08

        Po hajt o paloqe, ca i ke ti 2mln leke, aq sa keni vjedh kur keni qene ne pushtet kjo s’eshte asgje. Ti meritoje nje ndeshkim me te madh, po kur drejtesia tek ne e dime si eshte… Dhe te duhej nje denim, qe ta mendosh mire para se te flasesh pa baza.

        Reply to this comment
    • raidi June 5, 13:12

      shpifsi mire ti behet te marri mesim mos i japi gojes si shume

      Reply to this comment
      • flori June 5, 13:14

        gjobitja palokes te jete shembull per te gjithe deputetet mos genjejne me per njeri-tjetrin do e pesojne se Ed Paloka

        Reply to this comment
        • flori June 5, 13:18

          shume pak e paskan gjobitur me gjithe ato shpifje qe trillon ai meriton me shume gjithesi ky eshte nje shembull i mire per politiken shqiptare te jene me konstruktiv me bashkepunues

          Reply to this comment
    • edlira June 5, 13:45

      me ne fund dicka e ire duket se drejtsia po shkon ne vendin e duhur.po fillojn te zbatohen ligjet.tani dhe shqupi do e frenoje gjuhen se ishte mesuar vetem te shpifte dhe te hidhte balte.tani qe i rane shpifjet kokes tani duhet te mesohen keta me shpifjet dhe me baltosjen.

      Reply to this comment
    • edra June 5, 13:46

      sic thote populli “Gjuha llap,shpina dap”.tani do heqi dore shqupi nga shpifjet./

      Reply to this comment
    • jashari June 5, 13:48

      tani qe u denuan keto vras mendjen se cfare do beje shqupi,jo per gjo po vetem nje profesion ka,ate te shpifjes.a do ndryshoje valle te vije dhe shqupi ne drejtimin e duhur apo do rrine akoma te shpifin

      Reply to this comment
    • trio June 5, 14:01

      mire ja bone ketyre qe vetem shpifin dhe qe nuk bejne gje tjter pervecse te shpifin.ky eshte nja drogaxhinjte me te medhenj te pd,dhe pijaneci me i madh qe ka pare ndonjeher pd.

      Reply to this comment
  2. iphone June 5, 13:08

    pak e kane dhe kaq duhet edhe burg per kta mor zoteri

    Reply to this comment
  3. Arben June 5, 13:27

    KESHTU DUHET TE VEPROHET PER CDO RAST, POR KAM FRIKE

    SE GJYQESORI KA DHENE DREJTESI SEPSE PALE ISHTE KRYEMINISTRI.

    TE SHKOJ NJE NJERI I ZAKONSHEM, ME DUKET SE DUHET TE SHKUNDET NGA XHEPAT QE TE MARRE NJE VENDIM TE TILLE.

    Reply to this comment
  4. rudi June 5, 14:17

    NJ e nga metodat e mbijeteses vec te tjerave me te renda qe diten qe u fut ne politik sala kane qene dhe shpifjet e akuzat .SHum vite keto dhan rezultatn e duhur ne favor te sales por u desh aq kohe qe popullit ti neveritej kjo menyre mashtrimi aq shum sa disa te djathte qe i besuan qorazi ndiheshin ngushte kur talleshin te majtet.Tani qe pilavi nuk mban me uje aq sa u bastardua dhe vet parlamenti paloka del me flamur dhe vazhdon ti fryje gernetes ne te njejten vrime nuk e di akoma ky qe dhe e vertete te jete dhe nuk ke bythe ta faktosh atje ku duhet mbyll sqepin se ne te kundert do vet quhesh qen qe leh por nuk kafshon sic beri prijsi i tij ketej buciste vite te tera nano kriminelit do i ve ruspen kakomese gji.lalsit ne fund e perqafoj dhe e quajti lider ka nisur me edvinin Ka 10vjet qe derdellisin as gje se vertetuan si kur ishin fuqi plote dhe tani qe ju ra sqepi ne hale!Pra per mua gjykata dha nje shembull te mire sa do te vogel por orjentoi llapaqenet tju referohn organeve ne se kan fakte te sakta ne te kundert denimet do vine duke u renduar deri sa paloket mos lehin ne diell atehere kur i hane mizat

    Reply to this comment
  5. cukunidha June 5, 15:20

    Kjo gjobe eshte trasferim parash: Nga Fondet Publike tek Paloka dhe nga Paloka tek Rama. Varet se çfar do te bej me tutje Rama me keto para. Do t’i mbaje per vehte apo do ti fusij perseri ne buxhet. Ku denohet ketu Paloka ? Ai nga fondet e Partise do t’i marrij qe dalin nga buxheti.

    Reply to this comment
  6. pse June 5, 15:22

    Sa te vogel e bete hapin ore gjyqtare!!!Si nuk doli nje “burre” atu tek ju xhanem??

    Reply to this comment
  7. lato June 5, 16:53

    Deputeti qe kapet fajtor per cpifje,ti hiqet mandati.200 mije leke ky i ka nje darke ke birra tymi.
    Ketij rrugaci t`i hiqet mandati!

    Reply to this comment
  8. tomorr June 5, 17:53

    Gjykata e larte ka krijuar nje precedent me shume rrezik. Te ashtuquajturat “shpifje” vijne me intensitet te madh dhe shumice nga te dy palet disa here ne dite. Vete kryeministri “shpif”, Taulant Balla, Erjon Brace, Sali Berisha, Jozefina Topalli, Ilir Meta, Erjon Velija, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Flamur Noka, Olta Xhacka e shume te tjere si keta dhe me te vegjel se keta “shpifin” per njeri-tjetrin e ne favor te paleve respektive. Vete gazetat “shpifin”, TV shpifin, radiot po ashtu. Nese dikush kallezon ne gjyq, fjala bie nje eksponent te mazhorances; Taulant Ballen, Erjon Bracen apo vete Kryeministrin tani gjykata do te duhet ti denoje ne te njejten menyre, perndryshe do te konsiderohet qe Gjykata e Larte vepron me dy standarte. Nese nuk vepron njesoj, diktatura troket tek dera per te gjithe.

    KRYEMINISTRI DUKE DASHUR TE VENDOSE VETULLA KA NXJERRE GABIMISHT SYTE. CDO GJE MUND TI KTHEHET KUNDER TE DYJA PALEVE. KY PRECEDENT DO TE NDIKOJE NDJESHEM NE PUNEN E QEVERISE E TE OPOZITES. VEMENDJE TE MADHE DUHET TE KENE MEDIAT.

    LAJM SHUME I KEQ DHE I DESHPERUAR PER POPULLIN GJATE KETYRE VITEVE TE FUNDIT.

    Reply to this comment
  9. arbi June 5, 21:30

    jashte parlamentit shpifsat e 25 viteve.

    Reply to this comment
  10. kris 1 June 5, 21:58

    me keto para Rama do modernizoje vilen ne Surrel

    Reply to this comment
  11. aqo June 5, 22:03

    kris 1,bashke me deputet e gjobitur mos e harroni shprehjen e Luftar Pajes tek Gjeneral Gramafoni: “gjuha llap,kurrizi dap”.Kjo ishte si “mezja e pare” se pastaj vijne ato me te medhat………

    Reply to this comment
  12. mergimtari June 5, 22:42

    Ky Paloka duhej denuar me shqiptimin e tog fjaleve disa here rrjesht ,hini lopa e larm ne are e ralloj e la ralle ,por shpejt e shpesh pa gabime .

    Reply to this comment
  13. GRAMENO June 5, 22:53

    me tregoni sa jan 2mil.leke ne euro

    Reply to this comment
  14. mergimtarifv June 5, 23:09

    E,Rama e mbylli javen me dy miljon leke te vjetra , kushedi sa do fitoje qerosi hund derr Strazoviçi nga dy xhepat e socialisteve , ne fakt keta pisa si kane per gje keto gjoba te vlefshme sa nje dreke me gjak shqiptaresh te varfer por i gjithe muhabeti eshte te ruajne te pa prekur mandatin me bordero rrjepese ,

    Reply to this comment
  15. 666 June 6, 00:10

    Pthe merdhitesh o Paloke,thapo te fitoje Luli thaje prap,thepthe Rama e meriton.

    Reply to this comment
  16. fteri June 6, 08:30

    *****…..jam I lumtur qe me ne funde gjykata po funksionon ne shqipri !..,denimi I Ristanit dhe Palokes eshte nje sinjal pozitiv shume domethenes qe ka filluar te funksionoje ndeshkimi per ata qe I shkelin moralin , dinjetetin dhe personalitetin e tjetrit me shpifje ,baltosje dhe rrugaqeri.Bravo atyre gjyqtarve me kete vendim ligjor edukativ progresiv qe parandalon dhe shpifje te tjera dhe krime te tjera ,kjo duhet te funksionoje vazhdimisht ne vendimet e gjykatave dhe prokurorive, qe vendi yne te behet si Europa,nje vende I kulturuar dhe I modereruar pa sharje dhe baltosje qe injektoi helme S.Berisha e banda e tije ne damaret e venat e ketije populli ka 24 vjet, atehere dhe punet do te shkojne mire,demokracia do te ece perpara ,fyrja dhe sharja e mashtrimi do te frenohen e ndalohen se bartesit e tyre e dine se I pret ndeshkimi .~~~~~~~~~~~~~~~#

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim