Padia për Vetting-un, Rama dhe Basha “bashkohen” kundër gjykatësve

June 8, 2017 15:27

Padia për Vetting-un, Rama dhe Basha “bashkohen” kundër gjykatësve

 

Padia në Gjykatën Kushtetuese e Unionit dhe Shoqatës së Gjyqtarëve kundër ligjit të vettingut, këtë herë nuk ka gjetur mbështetjen e opozitës.

Lulzim Basha u shkëput për pak nga fushata elektorale në Korçë dhe në një prononcim për Top Channel nuk la vend për interpretim kur përkrahu pa rezerva vettingun.

“Nuk e njoh natyrën e padisë, konfirmoj mbështetjen totale të PD për vettingun, për pastrimin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar e sidomos nga ata me lidhje kriminale. Jemi ne që prej 3 vitesh e gjysmë kemi kërkuar vettingun me qëllim largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, me qëllim shëndoshjen e sistemit me gjyqtarë e prokurorë që nuk mbrojnë krimin dhe korrupsionin, por u shërbejnë qytetarëve”, deklaroi Basha.

Një nga kërkesat e gjyqtarëve është shpallja antikushtetuese e një shprehjeje në ligj, që lidhet me kontrollin e figurës, duke përfshirë në verifikim për lidhje me njerëzit e drejtësisë edhe persona të dyshuar për lidhje me krimin e organizuar pa një vendim të formës së prerë.

Çka sipas tyre mund të çojë në vendime abuzive të komisionit të vettingut.

Por sipas kryeministrit, abuzuesit gjenden në radhët e njerëzve të drejtësisë.

“Tani shkojnë atje dhe thonë, ‘vettingu dakord, por jo për krimin e organizuar’. Atëherë për çfarë? Se vettingu këto ka, pasuritë dhe lidhjet me krimin. Ke apo s’ke lidhje me krimin, këtë do bëjnë komisionet e vettingut. Këta thonë se këtë s’duhet ta bëni sepse është shkelje e të drejtave të njeriut. Është shkelje e të drejtave të njeriut kur ti si gjykatës ulesh e ha drekë me kriminelë që duhet t’i gjykosh”, tha Rama.

Zbatimi i ligjit të vettingut ishte një nga pikat e marrëveshjes Rama-Basha më 18 maj dhe kur Parlamenti të votojë me tre të pestat ngritjen e komisioneve të vettingut, ajo do të jetë dita kur kjo pikë e marrëveshjes të përmbushet plotësisht.

June 8, 2017 15:27
Komento

10 Komente

  1. Guri June 8, 15:54

    “Bashkimi” i Bashes per vettingun eshte pare me kohe, kur ai ndodhej ne palo çadren e turpit dhe çirrej se “vettingu eshte antikushtetues”. Keshtu qe nuk ka asgje te perbashket me denoncimin e Rames per manovrat e gjyqtareve te fshihen, ose te orvaten te fshihen, nga drejtesia e neperkembur prej tyre. Vete orvatja per t’i barazuar keta te dy eshte dashakeqe dhe erekeqe.

    Reply to this comment
    • Beni June 8, 17:20

      Po poo. Por bashke do e bejne drejtesine keta.kjo tregon sa te sinqert e ka rama drejtesin. Sic e beri me salen. Tha me votoni per ta vene para drejtesis pastaj pasi fitoi tha e nxorra ne pension salen. Pse per te shijuar pleqerin sala e votuam ne kete b….????

      Reply to this comment
    • Vranishti June 8, 18:50

      Aleanca pd ps do sjell vetem mbyllje te dosjeve te krimit dhe vjedhjeve. Ky eshte pazari me i ndyre qe eshte bere ndonjehere per shqiptaret. Populli duhet te reagoj.

      Reply to this comment
    • 666 June 8, 19:08

      Qe kur flet dhe basha keshtu si themelus i vetingut, llogarisni se ca vetingu fo behet. Keshtu eshte kur te shet “lideri” tradhtar.keshtu eshte kur te shet nje … si edi rama.

      Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 June 8, 16:00

    ““Nuk e njoh natyrën e padisë, konfirmoj mbështetjen totale të PD për vettingun, për pastrimin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar e sidomos nga ata me lidhje kriminale. Jemi ne që prej 3 vitesh e gjysmë kemi kërkuar vettingun me qëllim largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, me qëllim shëndoshjen e sistemit me gjyqtarë e prokurorë që nuk mbrojnë krimin dhe korrupsionin, por u shërbejnë qytetarëve”, deklaroi Basha.
    ky qeka bo mo katolik se rama!!
    ja kaloka palloshit për timon!!e këthen 180 gradë dhe vet shko gjithnjë përpara!!
    “Ke apo s’ke lidhje me krimin, këtë do bëjnë komisionet e vettingut.”atëherë KOMISIONI=me gjykatë të lartë ku nuk ke më të drjetë për apel??
    meatë dijen time të mangët mua më duket se pa një vendim përfundimtar të gjykatës askush nuk mund të quhet fajtor?!
    pra duhet një polici hetuesi dhe një gjykatë që të të quajnë fajtor!!këtu mjafton një “komision”!?
    sidoqoftë ju të dy ndershmëtitë në vetvete,mos hani mut!!lërini ata që e kanë zanat të gjykojnë këto ankesa!!që të dy jeni kasapër për këtë punë,plus që këto lafollogjira i përdorni vetëm për të fituar ndonjë pikë në politikën tuaj të qelbur!!

    Reply to this comment
  3. MOKO June 8, 16:03

    Ja dhe loja u hap….Veting ka vetem per gjyqtaret,politaket i ka falur BE,dhe SHBA.Hallall kush ka vjedhur,kush ka vrare,kush ka shitur trojet e shqiperise.
    A dini me nga sistemi kapitalist???

    Reply to this comment
  4. info analitike June 8, 17:10

    Hahahah na kenaqen! Tommy & Jerry aleance kunder vettingut. Ia ka gjetur mire Likja emertimin ketyre.

    Reply to this comment
  5. Adih June 8, 22:30

    Nga te dy kto birbot kesaj i thone :pordhi kali ne dere te honit shemi deren e kalase..Si ,PD dhe PS kane shkelur kushtetuten ligji 181 te saj ,posacerisht per pronat . Kjo eshte themra e Hakilit qe mund te shkermoqi brenda sekondit ,eksistencen e shtetit shqiptar ,nga gjykata e STRASBOURGUT:.E kam bere kete koment disa here ,dhe ka vetem M.C.B:Jane ngrire me nderhyrjen e Merkelit dhe Ollande ,per me vone ,ku Saliu dhe me vone Rama ,i eshte lutur amani se skemi leke ,jemi ku na theret qameti .Eshte per te qare dhe per te qeshur ,se deri tani kane paguar molionat ne euro ,nga taksapaguesit fukarenj shqiptare Kush e ka fain ,lind pyetja ? Keta gjygjtare te korruotuar apo te gjithe keta kryeministra te ketyre 27 viteve te PPSH..Si nuk i vjen turp ketyre ,politikane te Ramizit katovices .Keshtu e konceptoni ju hyrjen ne BE .Keshtu e konceptoni ju reformen ne drejtesi . Kur do beheni nje here te pergjegjshem, ? Apo nuk ju vjen zeri se i keni perlare per vehten tuaj . Keq do shkoje fati i juaj ,kur te filloje vettingu ,transparenca pererndimore ,kur te verifikoje ,hotelet , e vilat e juaja me pishina ,qe i ruani dimer e vere me kallashnikov dhe me qen ujku .Keni ,dekata qe humbni gjygjet ne Strasbourg ,kunder shtetit shqiptar dhe as edhe nje here nuk eshte mare mase per keta gjygjtare te korruptuar .Ju lutem i drejtohem te parit , sidomos Rames kur shprehet ,une jam kryeminister dhe drejtesia eshte e pamvarur ,mbrockulla edhe per femijte e fillores .Drejtesia eshte e pa mvarur vetem nga politika ,por eshte e lidhur koke e kembe nga ligji .Keshtu ,ta marin vesh dhe familiaret e viktimave te 21 Janarit ,po ashtu edhe Gerdeci…..
    Jemi perpara votimeve , larg votat ,nga politikanet e pa pergjegjshem te PPSH , ja pame hajrin ,ku na kane katandisur .Ju lutemi votoni partite e reja ,ku jane te pa perlyera nga zullumet ,vjedhjet e vrasjet .Mbajeni mend ,ato do mbrojne fukarenjte dhe te pa perkrahurit ne parlamentin e ardhshem . Mendoni per ardhmen e te gjithe femijeve tane ,mbare ku jane .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*