Padrejtësia e Drejtësisë dhe përralla e FBI-së

Bedri Islami April 25, 2016 23:23

Padrejtësia e Drejtësisë dhe përralla e FBI-së

Shumë kush, mes tyre edhe figura të njohura, pas marrëveshjes së nënshkruar nga zoti Tahiri me FBI, gjatë vizitës së fundit në SHBA, menduan dhe vazhdojnë të mendojnë se ardhja e kësaj strukture në Shqipëri do të jetë edhe fundi i pandëshkueshmërisë. E kanë beuar e shpirt dhe vazhdojnë ta besojnë si një mrekulli , e cila, më së fundi, do të jetë edhe në Shqipëri.

Nuk e di në se do të ketë një vend tjetër, të dytë apo të tretë, kaq të molepsur nga mos ndëshkimi në këtë kontinent të vjetër, por e di krejt mirë se mos ndëshkimi tek ne është proverbial. Rasti i fundit, i freskët fare, tejet i pashoq me asnjë rast tjetër, i shkallës më të lartë të Gjyqësorit , për mos ndëshkimin e ngjarjeve të 21 janarit dhe mbylljen përfundimtare të saj, është dëshmia e zënies rrënjë të mosndëshkimit të krimit, edhe kur pas saj fshihen katër të vrarë, qindra të plagosur, fshehje e fakteve, prishje e provave, fshehje e qëllimshme e gjurmëve, ironi dhe tallje me të vrarët, arrestime të paligjshme, dhe të gjitha këto jo të hamendsuara, por të ndritura në mesin e ditës, të regjistruara, të faktuara, të përceptuara dhe të përjetuara nga dhjetra dëshmues.

Që të ketë drejtësi në Shqipëri duhet zhbërë struktura e drejtësisë, ndoshta jo e gjitha, por duhet fshirë kupola e saj, pa asnjë dhimbje, pa asnjë brengë, pasi , jo një strukturë FBI të vijë, por edhe dhjetra si ajo, nuk mund të bëjë ndëshkimin e krimit në Shqipëri.

21 janari filloii e mbaroi nën dy degëzime: vrasësit dhe ata që e harruan gjakun sapo erdhën në pushtet. Vrasësit e bënë gjithçka për të ruajtur pushtetin edhe disa muaj e vite, për të fshirë gjurmët e krimeve; ata që e harruangjakun e derdhën erdhën në pushtet pikërisht përmes mllefit njerëzor për gjëmën e ndodhur.

Të dyja palët kanë pjesën e tyre të fajit, dhe nësy se ky faj nuk mund të ndahet me thikë, sepse asgjë nuk mund të përpjestohet me vrasjet dhe urdhër dhënësit e vrasjeve, përsëri , edhe ajo që mbetet, është e mjaftueshme për të ndjerë veten të fajshëm.

Vendimi i fundit ishte i pritur, ai që ka menduar se gjërat kanë ndërruar tani ndjehet thellësisht i gabuar, por, edhe përtej saj, ai ndjehet pa rrugëdalje tjetër, mbetet i pashpresë edhe nga përbetimi i Rilindjes, edhe nga fjala e dhënë kryeministrore, edhe nga përbetimi izyrtarëve të tashëm. Alibia e tyre, që do të jetë e pranishme që ditën e nesërme se, ky ishte vendimi i prokurorisë dhe se prandaj duhet të ndodhë ligji i i ri i drejtësisë, është jo vetëm e vonuar, por edhe cinike, pasi, pas tri viteve në pushtet, askush nuk ka pritur që të ketë një përfundim të tillë një ngjarje tragjike.

Por fjala nuk është thjeshtë për 21 janarin. Ajo ishte një kronikë e paralajmëruar. Nga hyzmeqarët e pushtetit askush nuk ka pritur drejtësi. Pushteti ndaj edhe i ka deleguar, sepse ata janë delegatë të një force politike, thellësisht e kriminalizuar dhe ortake e një force tjetër, e cila, si edhe më par, ndërsa flet me fjalë bubullimash, punon me fjalë të padëgjuara as në oborrin e komshive.

Fjala është për sistemin dhe për shpresën e rreme se vetëm një strukturë nga jashtë, kësaj here FBI, do të ndreqë punët tona. Cilat punë do të mund të ndreqë më parë? Janë me qindra, me mijra nëse do të shtrihej juridiksioni i tyre edhe në bashki e komuna. Në një vend ku nuk hetohen vrasësit dhe vrasjet, ku nuk gjykohen krimi dhe njerëzit e krimit, ku politika dhe drejtësia janë bërë pjesë e krimit, është e vështirë, mision i pamundur që të ketë pëprmbysje. Dhe që të bhet drejtësi dhe të ketë ndëshkim nuk duhet thjeshtë një reformë e re, arnime ligjesh dhe delegime kompetncash, duhet përmbysje e një sistemi të sotëm të drejtësisë dhe vendosje e një sistemi krejt ndryshe.

Me cilët do të bëjë reformë FBI-ja? Me cilët do të bëjë reformë “Rilindja”? Ku do të mbështetet shefi i qeverisë për të bërë reformën? Në cilat kollona do të mbështetet pushteti i sotëm për të ndërtuar një pushtet juridik të pavarur, të denjë për një shtet normal dhe të bsueshëm, aq sa mund të jetë i besueshëm në Shqipëri?

Shefi i presidencës është një ushtar i bindur deri në qimen e fundit të flokut të tij; ai është njëkohësisht edhe kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe njeriu që, ende pa u futur në selinë qeveritare pushteti i ri, bëri thirrje për rezistencë ndaj qeverisjes, si të kishin ardhur pushtues e jo fitues: Ai është njeriu që, jo vetëm nuk duhej të ishte aty ku është, por që në momentin e parë, që kur bëri thirje për rezistencë ndaj qeverisjes, duhej thënë haptas se, koha e tij mbaroi. Përmes tij dhe vetë Këshillit të lartë të Drejtësisë kalon vala e madhe e krimit të pandëshkuar, kur në atë Këshill të lartë, që vetëm i lartë nuk është, janë mbledhur disa nga njerëzit më të pasur korruptivë të kësaj drejtësie, kur në vetë atë bërthamë bëhet antiligji.

Ne kemi sot një strukturë të tërë të prishur që nga themeli dhe deri në skajimet më të qenësishme të saj. Me vendimin e sotëm, përfundimisht, askush të mos ketë shpresë se një ditë mund të ketë një zbardhje të plotë të ngjarjeve të rënda të krimit në Shqipëri. Bashkë me 21 janarin sot mbyllet edhe dosja e Gërdecit, mbyllet , ajo që nuk u hap asnjëherë, vjedhja galopante e Rrugës së Kombit, shitja e detit, përvetësimet qeveritare, mbyllen hetimet për vilat dhe milionat e transferuara në parajsat fiskale, duke filluar që nga bankat qipriote, mbyllet çdo krim dhe nuk do të ketë ndëshkim.

21 janari e dha sinjalin e parë të mbylljes së tij përmes bekimit të ambasadorit amerikan ,Arvizu, që e bekoi urdhër dhënësin si burrë shteti, dhe nën vëzhgimin e ambasadorit tjetër amerikan, Lu. Periudha mes  njërit dhe tjetrit është periudhe më e rëndë e mos ndëshkimit dhe, nëse ata janë dukur të përfshirë thellësisht në reformimin e drejtësisë, për të cilën, thënë të drejtën, nuk po i pyet kush, as majtas e as djathtas, atëherë edhe duhet të ndjejnë veten jo jashtë përgjegjësisë. Mbyllja e syve me pavarësinë e gjykatave nuk është më alibi. Zoti Lu, i cili bëri aq shumë debate, mund e përpjekje dhe e gjeti krimin tek Shullazi, dhe për këtë bëri mirë , tani nuk duhet të heshtë. Në Shqipëri janë të rrezikshëm vagabondët e lidhur me krimin dhe me politikën njëkohësisht, por edhe më të rrezikshëm se sa ato janë politikanët pjesë e krimit. Dhe këto, zoti Lu, janë më të shumtë, më të lidhur me njëri tjetrin dhe më të paprekshëm. As FBI-ja juaj nuk do i bëjë gjë. Mos e hidhni këtë shpresë mes njerëzve që presin ndëshkimin e krimit, që të mos kenë edhe diziluzion më shumë. Ndërsa njerëzit e politikës  e duan pikërisht këtë legjendë: legjendën e ardhjes së FBI dhe të mundjes së saj, duke dëshmuar edhe një herë se ata janë mafia më e fuqishme në këtë kontinent.

Në disa shkrime të mëhershme, jo një herë, kam shënuar se, nëse pasuria e futur nën dheun e bankave nuk mund të zbulohet, ka një pasuri tjetër që mund të trajtohet: ajo e dukshme, e kapshme dhe e vlerësueshme.Pallatet, vilat, ndërtimet kolosale, dyqanet, investimet e pashoqe, pasuritë nëpër duar dhe në bankat shqiptzare, të deklaruarat dhe të padeklaruarat, por që shihen, ata janë hapi i parë që mund e duhet të trajtohen. E di dhe jam i bindur se nuk do të gjykohen kurrë vrasësit e 21 janarit dhe Gërdecit, nuk do të gjykohet kurrë vjedhja e madhe e Rrugës së Kombit, nuk do të gjyohen as përvetësimet masive të qeverisjeve socialiste, të gjitha do të arkivohen. Do të mbetin vetëm në memorjen e njerëzve, të cilët, nga ndershmëria e tyre, do të ndjehen edhe më të vetmuar.

Qeverisja e sotme , deri më tani, është me njerën dorë përpjete e me dorën tjetër tek letrat që po përgatit. Ajo ka llogaritur shumë gjëra, por ka haruar dy gjëra të mëdha: zvetnimin e njerëzve që i besuan, por edhe forcën e tyre. Në një vend fqinj me ne, në Maqedoni, është një precedent, ku i pari i shtetit bëri një amnesti juridike për të gjithë të akuzuarit. Populli u zgjua , sepse ishte një kupë që filloi të derdhej. Në Shqipëri aministimin e krimit po e bën sistemi i drejtësisë dhe shefi i tyre. Ndërsa njerëzit heshtin, qeveria fshihet pas alibive të shkuara boje dhe nuk e kërkon popullin të thotë fjalën e saj: të rebelohet. Nëse qeveria nuk do e bëjë këtë, atëherë një ditë mund ta bëjnë të tjerë, që përmes vrullit mund të marrë përpara edhe qeverisjen e sotme.

Prej ditës së sotme ndodhemi para një situate të re: sistemi i drejtësisë i ka shpallur luftë të hapur së drejtës. Ka dy rrugë: ose e drejta, si deri më tani, të ulë kokën dhe të përkulet; ose e drejta të rebelohet dhe të shkundë këtë drejtësi palë e krimit.

Rrugë tjetër nuk ka. Ose, nëse qeveria e ka gjetur, le të na e thotë. Përrallat me FBI tani nuk joshin më askënd. Kemi mbetur në baltë. Dhe vetëm i zoti mund të na nxjerrë.

 

Bedri Islami – Botuar sot në DITA

Bedri Islami April 25, 2016 23:23
Komento

19 Komente

  1. U NDEGJUAN KRISMA KOLONELU... April 26, 01:22

    I nderuar Bedri je tejet I vonuar….’garantet nderkombtare’ te Rames DHE ‘miqte perendimore” te Bedriut dukshem na kane lene ne balte NE MENYRE TE SHEMTUAR

    THJESHT Shqiperia eshte kthyer sit e filmi LULKUQET MBI MUR ..ku dihet qe kujdestrar surratpatatja eshte shtrigu berishe..dhe Lu-Arvizuja luajten keq rolin e drejtorit
    KUR U DEGJUAN KRISMAT

    SINQERISHT NUK KA ME ASNJE VLERE

    -ALEANCA ME NATON

    -MIQSIA E “PATHYESHME” ME AMERIKEN

    -CLIRIMI I KOSOVES

    DERI SA AMERIKA ZYRTARE NUK I GJEN VENDIN K/KRIMINELIT BERISHE QE DIHET SE NA I PRUNE NGA BEOGRADI NE 1991.

    BILES PO DYSHOJME SE ENVER HOXHA NUK PASKA KA QENE I GABUAR NE POLTIKEN E JASHTME DERISA SOT NUK KEMI

    -PAMVARESI
    -SOVRANITET
    -USHTRI
    -DINJITET
    -MORAL
    -FINANCA
    -BANKA
    -EKONOMI
    ETJ

    PRA NE GOP TE SOMES SE PASKA CENUAR TE DREJTAT E NJERIUT…KUJT I UHEN KETO TE DREJTA FALLCO SOT QE NUK KEMI ATDHE..NUK KEMI SHTET POR QE JEMI KTHYER NE KOLUMBI APO SICELI E VITEVE 60-70 ??

    Eshte hera pare qe zoti Bedri cfaq ekuliber per “optimizmin” e tij ne lidhje me Barcaletat e Lu & Lulit per dekriminalizimin dhe reformen ne drejtesi…qe eshte jo vetem mashtrim por dhe nje plan I lexueshem per te demtuar PS ne mynyre te rrafinuar..per te vene Bashen ose ndonje Malltez k/m ne 2017….Me kriminalja eshte veprimtaria e Edi Rames qe po beht kurban me deshiren e tij si ne 2011 kur iku me bisht ne shale..pasi I tha Sala do te bej VARRIMIN ME MADHESHTOR…nen zgerdhimjen famekeqit Arvizu

    Nqs dhe shqiptaret nuk e kuptojne se kjo eshte loje do te thote se jane budallenj…por nqs e kuptojne dhe bejne keto artikuj per biznes ky eshte mashtrim.

    Pra le ta themi me ULURIMA…..qe ky lloj reforme eshte poshtrimi me I madh qe I behet popullit shqiptar qe nga 1912 eshte me keq se cdo lloj pushtimi

    lufta me mullinjte e eres gjasme me komunzmin I dola boja ..dhe paska qene loja e rajersoneve,elezbibereve e deri te arvizute dhe lute

    Ka ardhur koha te pyesim

    A eshte me gjithemend politika amerikane kjo e perkedheljes se SUPER KRIMINELIT BERISHE per cerek shekulli..apo mos po e ben TRIBUJA ELEZ BIBERAJ ME MAKARTISTIN WISNER me koken e tyre

    SEPSE VETEM CFARE THOTE IZET HAXHIA NGA TURQIA ,KONGRESI AMERIKAN DUHET TE FORMONTE NJE KOMISJON PER CESHTJEN

    ……………….SALIGATE……
    per krime,kanibalizem,genocide,tradheti dhe vjedhje miljardash ne bashkpunim me mafjen me kollare qe do rezultonte fatale per disa kokrra atje si ne

    WATERGATE APO IRANGATE…

    sepse behet fjale per mbi 20 biljon dollare te armatimit shqiptar qe kane kaluar ne dore te SHKELZENEVE ,QENEVE DHE DEVIROLEVE..miljardat e rruges kombit apo OFF SHORET E naftes.( mund te happen letrat e floririt Londres qe “menaxhoi” ilegalisht Rajersoni me Berishin ne 93 ‘)

    PIKERISHT KY ESHTE MISJONI I VENCIAS,…te mbulohen miljardat te dhena nga berisha te lobet “ kopetente” podesta & wisner..dhe pot e happen letrat SAKTE si thote komiku LU atehere nje CUNAM do ndodhe ne brigjet e atllatikut nga termeti adriatikut.

    VENECIA NDYRESIA E RRADHES OSE ME SAKTE LHL RADHES.

    KUR ISHTE KRIZA E LHL NE 15 NENDOR 2015..CUDITERISHT FORCA “TE PANJOHURA’ rrethuan kryministrine te udhehequra nga lul basha..qe I shkeli vijen e kuqe arvizuse

    sovraniteti i shqiperise ra ne shkurt 1992 kur Rajersoni mori pjese ne fushate elektorale krahas MONTRES BERISHE..dhe vazhdon dhe sot.
    KETO PERRALLAT E” VENE CIA S ” JANE NJE SKENAR IDEAL PER TA FUNDOSUR ATE VEND PERGJITHMONE
    Nqs ka kundravajtes me te madh sot ne shqiperi ..ai eshte GOVERNORI LUL. dhe ROMANA VLAHUTIN
    Nuk ka ne historine boterore njre rast te tille si raporti shtet shqiptar-ambasade amerikane.as koloni,as protektorat,,as puppet state,,,as stateless..as vend I pushtuar….por dicka si BLACK HOLE..
    Ne saj te kesaj lidhje Shqiperia mund te quhet si VRIMA E ZEZE E RITA PETROS ku nuk ka ngel diplomat,ambasdor,zyrtar,kongresmen,titullar sherbimesh,analiste nga cdo vendi botes qe nuk kane provuar shijen e saj.

    Eshte fat I madh qe Shqiperia u lidh fort ne 1991 me Ameriken…por akoma me I madh eshte zhgenjimi I shqiptareve me dipllomate amerikane qe merren me Shqiperine.
    CFARE GABIMESH FATALE KANE BERE ZYRTARET AMERIKANE..DHE PO VAZHDOJNE AKOMA ME KETO BARCALETAT E DON LUSE ??.
    1-KRYEGAFA eshte emrimi I ambasdorit te pare amerikan W.E.R nga strofulla e Beogradit,vendit me armiqsor te shqiptareve.

    2-Ne vend te nje pajtimi dhe armpushimi me qeverine e kohes, drejtuesit antshqiptare dhe antiamerikane rajerson-biberaj erdhen si “clirimtare” dhe filluan genocidin e panevojshem antikomunist duke rekrutuar komunisttet me te felliqur si berisha-hajdari-elezaj etj

    3-Ne krye te ketij genocide u vu dhendri serb Berishovic ku sot prej tij eshte instaluar serbizimi,greqizimi,islamizimi dhe mafja nderkombetare tash ben ligjin

    4-Marrja pjese ILEGALISHT e amb.amerikan Rajerson ne votimet E 1992 praktikisht eleminoi SOVRANITETIN E SHTETIT SHQIPTAR..qe vazhdon dhe sot.

    5-Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per 1996-1997 ku u vrane 4000 mije vete dhe u zhduk shteti shqiptar

    6- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per grushtin e shtetit 14 shtator 1998..por biles ata e bene ambasaden zyre per drejtesine shqiptare ku krimineli berishe dha “deshmine”

    7- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per gerdecin ku ishte implikuar familjarisht.

    8-Dhenia e vizes Amerikane ndaj gjeneralit LUAN LEPUR HOXHA edhe pse ishte I denuar nga drejtesia..edhe pse ishte kercenuar me jete nga bossi I gerdecit-skerdhen berisha

    9-Implikimi I disa ekperteve te “virxhinias” ne mbulimin e vrasjes mafjoze te Kosta Trebickes

    10-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke I thene NY-TIME..leter highenike.

    11-Barazimi qe I beri amerika zyrtare krimit fashist te 21 janarit me protestuesit me duar ne xhepa

    12-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke fshire prapanicen me ekpertizat e FBI

    13-Perversiteti I Arvizuse qe dekoroi dy vrases..njerin burre shteti,tjetrin yll ne ngjitje

    14- Perversiteti I Arvizuse qe lejoi ti shkele vizen e kuqe Lul Serbasha me rastin e LHL ne 15 Nendor

    15-Perversiteti I Arvizuse qe ne bodellot e Arjan canit merret me Enver Hoxhen.
    Lista e bemave te padeshirueshme deri antishqiptarete disa ambasdoreve eshte akoma me e madhe por aq sa jane rrjeshtuar mjafton te themi se DIPLLOMACIA AMERIKANE MORALISHT E KA HUMBUR BESIMIN E SHQIPTAREVE DUKE ABUZUAR NE MENYRE KOZMIKE.

    KJO FUSHATA E LU-SE PER REFORMEN NE DREJTESI TREGON SE DIPLLOMATET AMERIKANE QE MEREN ME SHQIPERINE DHE PERDORIN KETE LU-NE SI LEXUES
    FERMANESH PO KALOJNE DITE TURBULLTA..SE NJE SHQIPERI ME MONSTREN BERISHE JASHTE BURGUT,,NUK I DUHET AS SHQIPTAREVE..AS AMERIKANEVE,,DHE AS DREQIT
    Mendoj se ka ardhur koha qe administrate amerikane te korigjoje gafat e saj cerek shekullore ne Shqiperi.

    Me sakte:
    Duhen vendosur mardhenie dipllomatike korrekte USA-ALBANIA midis shtetesh..dhe jo si deri me sot SHQIPERI-AMBASADE AMERIKANE..qe Vazhdon nga koha e serbofilit EDWIN RAJERSON.
    E thene ndryshe
    Komiku Donald Lu ( dhe ato qe e kane emruar ate) duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar dhe te fillojne
    ‘’’’’’’’’’’’’’’’REFORMEN E DEBERISHIZIMIT….
    ne te kundert ENVER HOXHA NUK KA NEVOJE PER TI RINGRTUR LAPIDARIN
    ATE JA KANE BERE AQ TE MADH SA PER 25 VJET QE NGA RAJERSONI DERI TE DONALD LUJA..QE AKOMA MBAJNE NE KEMBE PERVERSIN ME TE MADH QE KA NXJERRE NJERZIMI…GHOST OF VIQIDOL..

    Reply to this comment
    • feniks April 26, 19:49

      KURRE NUK KA PER T’U BERE REFORME NE DREJTESI!
      KURRE NUK DO KETE DREJTESI TE VERTETE NE SHQIPERI!
      KJO,sepse NUK KA KUSH E VENDOS DREJTESINE!
      As sundimtaret e deritanishem shqiptare e as perendimoret,qe jane te gjithe BASHKE FAJTORE per gjendjen katastrofike te drejtesise sot!
      Qe te vihet drejtesi e vertete,ne radhe te pare duhet te dalin jashte ligjit te gjitha partite aktuale politike!
      Shqiperia te vihet nen protektorat nderkombetar dhe drejtesine ta marri ne dore bota me personel te huaj,deri sa te pergatiten ata shqiptare!
      Ne drejtesi te caktohen edhe shqiptare,por qe nuk kane punuar asnje dite ne Shqiperi si juriste etj!
      Te gjithe gjytaret qe kane marre vendime te paligjeshme,te denohen deri me burg!
      Ne radhe te pare ata qe shfajesuan Gerdecin,21 janarin,vjedhjen e zgjedhjeve te pergjitheshme dhe lokale,vjedhjen e Rruges se Kombit etj!
      Urdheri i pare i Prokurorise se ardheshme duhet te jete :arrestimi i Sali Berishes,Shkezen Berishes,Fatmir Mediut,Fatos Nanos,Ilir Metes ,Lulzim Bashes etj!
      Ne kodin Penal te caktohet nje ligj,qe per ligjet,VKM etj anti kushtetuese,anti ligjore dhe me deme ekonomike ndaj vendit, presidenti,kryeministri dhe ministri perkates,te cohen para gjyqit e jo te fshihen pas gjoja te ashtuquajturit “VENDIM KOLEGJIAL”!
      Te gjithe gjyqtaret qe kane marre vendime per pronat dhe Gjykata e Strasburgut i ka hedhur poshte,te shporren nga detyra,t’u sekuestrohen te gjitha pronat dhe te dalin ne gjyq!
      Te gjithe ministrat,drejtoret etj,qe pushojne punonjesit nga puna dhe fitojne te drejten me gjyq,te paguajne demin e shkatuar nga vendimi i tyre e jo ta paguaj shteti!
      Deputetet,te propozohen dhe caktohen nga populli dhe jo nga kryetaret e partive dhe te mos kene te drejte te shesin mandatin e tyre,por te hiqen me kerkesen e 20% te elektoratit dhe te votohet per nje kandidat tjeter e jo sipas listes se radhes se bere nga kryetaret mafioze te partive!

      Reply to this comment
  2. kris 1 April 26, 02:15

    te trokitesh ne deren e horr piktorit eshte si te trokitesh ne deren e shurdhitRama tre vjet u muar me piktura e muzeume se nuk desh me u marre me crrenjosjen e krimit.
    Ketu ne amerike thuhet se jesus krishti ka ardhur e eshte punesuar ne FBI.Me kerkesen e Rames Amerika po ben nje sakrifice dhe po dergon birin e zotit ne shqiperine tone ,ne te bukuren e dheut te Sali kriminelt dhe te debilit te varfer Edvin.
    Biri i zotit do te vendose drejtesi,do ti laje me uje te bekuar kriminelet e hajsutet e cdo ngjyre dhe ata do te jene te paster.Me bekimin e zotit,te europes dhe amerikes.
    Cdo gje do te shkoje mbare,te vdekurit me te vdekurit,te gjallet me te gjallet ,te pasrit me te pasurit ndersa te vjedhuri e te pangrenet do vazhdojne te brohorasin per takimin e Rames me Obamen dhe Berishes me mamane e Bushit.

    Reply to this comment
  3. Totila April 26, 02:37

    O Bedri Islami qe interferon me ate tjetrin e Muzikes Argetuese ,Bedri Islamin e vertete .
    Po cfare pret ti more LUMEMADH nga USA kur kjo e fundit nepermjet Gjarprit Japonezo-Meksikano-Afrikano-Amerikano -Eskimezit ,alias Arrezes Arixhofke Arvizuja i dha urdher Saliut ,ky i dha urdher Dobicit te ILIR ENVER HOXHES ,LULZIM BASHA ,ketij krimineli buzagas per te qelluar dhe ky e transmentoi urdherin dhe ata fat-zinjte u vrane .
    Zgjidhja eshte vetem NJE :
    KANUNI per Aleks Niken dhe per Deden ate Dibranin ,te tjeret po te kene te ndenjura mos te flasin sepse burri flet pak .
    Po pse F.B.I erdhi ketu per ta ZGJIDHUR .
    Jo ,or jo ajo erdhi per ta koklavitur akoma edhe me shume sepse ku shkel kemba e tyre nuk mbin me bar .

    Reply to this comment
    • SHPRESEHUMBURI April 26, 12:13

      TOTILA , KE SHUME TE DREJTE, NE KETO QE THUA. NUK ISHTE ASPAK E RASTIT SHPREHJA E NEVERITUR E ARZUSE , SE NE PROTESTEN E 21 JANARIT,VEPRONTE AKTIVISHT,BILE DHUNSHEM NJE CELULE ANTIAMERIKANE E PARAPERGATITUR.
      CFAR DONTE TE THOSHTE ME KETE AI MONSTER I VESHUR ME ATRIBUTET E AMBASADORIT TE NJE VENDI MIK , QE ADHUROHEJ NGA 99% E SHQIPTAREVE ?! UNE BESOJ SINQERISHT,SE LUL BASHA DHE BANDITI I VICIDOLIT ,HAPEN ZJARR KUNDER DEMONSTRUESVE PAQESORE , VETEM KUR URDHERI U DHA NGA ARVIZU. GJITHECKA KA BERE E THENE ME PAS AI, JANE NJE TALLJE CINIKE NDAJ SHQIPTAREVE . KETE LOJE , PO E VAZHDON,POR NE GJUHEN SHQIPE Z. LU,PER TA BERE EDHE ME QESHARAK “DASHAMIRESINE” QE KANE NISUR QYSH NE VITIN 1991 ME SHQIPERINE.
      KOMENTI I PARE DHE I GJATE KETU , TRAJTON ME REALIZEM E VERTETESI FYTYREN E VERTETE TE KETYRE MONSTRAVE AMBASADORE ANTISHQIPTARE DHE POLITIKANEVE TANE PLEHRA.

      Reply to this comment
  4. Guri April 26, 06:58

    Z. Malaj! Gishtin plageve ua ke vene. Shumica e ketyre qe shkruan ti jane te jetuara dhe te perjetuara nga njerezit e thjeshte deri ne qelizen me te thelle te kujteses se tyre. Problemet jane shumuar dhe renduar kaq shume, saqe, sipas meje, ajo rruga e dyte qe hipotetizon ti, eshte bere gati e pamundur. Me keqardhje te thelle, por me realizem, me duhet te kembengul se, eshte rruga e pare, pra, ajo uljes dhe perkuljes se drejtesise perpara krimit qe do ta karakterizoje kete jeten, (ne qofte se mund te quhet e tille) e mevonshme te gjithe shoqerise tone.

    Reply to this comment
  5. TROJA April 26, 09:01

    “Ose e drejta te rebelohet”……Vetem kjo,e vetmja,e verteata e vertetuar ne historine njerezore mundet te beje ate qe shkruani i nderuar analist.Tjeter rruge nuk ka ne kete vend.Vetem ky rebelim,i organizuar nga inteligjenca dhe njerezit Atdhetare,mundet qe te beje permbysjen e madhe,mundet qe te konfiskoje,denoje dhe te ndaloje kete katastrofe qe ku gjendet ky vend.Vetem ky revolucin,thoni si te doni,komunist,fashist.arin te denoje ata mijera njerez qe shkateruan Shqiperine,mundet te grumbulloje miliarda euro te grabitura ketij populli,mundet te jete shembulli i nje historie te re per kete komb.TE TJERAT,JANE KOT.GOMARIN NGA BALTA E NXJER VETEM I ZOTI.

    Reply to this comment
  6. Claus April 26, 09:10

    21 janari nuk do te hetohet kurre,derisa zoti Rama te jete ne aleance me Ilir Meten.
    21 janari nuk do te hetohet kurre,derisa zoti Rama te jete ne pushtet.
    Ai qe nuk e kupton kete,ose eshte i marre dhe budalla me brire,ose eshte hipokrit dhe mashtrues.
    Perhere kur flitet per 21 janarin,partneret tane perendimore,kerkojne hetim te gjithanshem dhe gjitheperfshires.
    Sepse te nderuar lexues,21 janari nuk fillon e mbaron me 21 janar,ashtu sic thone socialistet e zotit Rama dhe gazetaret e tij.
    21 janari fillon shume kohe me pare se data 21 janar.
    Qe domethene se 21 janari nis me “ideatoret” ,vazhdon me organizatoret edhe perfundon me “ekzekutoret”.
    A jemi a s’jemi perballe nje krimi te organizuar?! Natyrisht qe po.
    Dhe si cdo krim i organizuar,ka tre elemente thelbesore: ideimin,organizimin dhe ekzekutimin.
    Ideimi filloi qe ne vjeshte te 2010.Ideatori ishte zoti Rama.Ai kerkonte nje sebep per gjakderdhje.Sebepi ishte nje videoregjistrim.Idene e tij,zoti Rama,e vuri ne jete me bashkepunimin kriminal te nje televizioni qe e bombardoi opinionin publik me korrupsionin e tmerrshem te Ilir Metes per dite te tera,dhe te analisteve e majte,qe nxitnin opinionin publik te dilnin ne rruge per te protestuar,edhe duke tejkaluar vetveten…
    Organizimi i protestes u be nga zoti Tahiri,i cili mblodhi disa qindra kriminele ordinere neper Shqiperi,i pagoi ata dhe i instruktoi sesi do te derdhnin gjakun e policeve te pafajshem,ne menyre qe protesta te degjeneronte ne nje gjakderdhje masive,ne nje kasaphane,me Bulevardin e Madh te mbushur tejembane me kufomat e protestuesve,sic deklaroi vete zoti Rama publikisht ne televizon ne vigjilje te protestes.
    Tani jemi tek “ekzekutoret”.”Ekzekutoret” jane i ashtuquajturi “grupi i zjarrit” ,komandantin e te cilit grup,zoti Rama, vetem dy vite me vone do ta bente pjese te strukturave te Partise Socialiste … per ta shperblyer per 21 janarin e natyrisht per t’i siguruar mbrojtjen e nevojshme brenda partise.
    Tani cili eshte ai shqiptar normal,qe beson me te vertete se zoti Rama dhe partia e tij duan te zbardhet 21 janari…ai 21 janar qe e ideuan,konceptuan,organizuan vete e qe komandantin e grupit qe qelloi me arme e ka futur ne Partine Socialiste per t’i siguruar mbrojtje ?!!He de,cili?!
    Eshte pyetje retorike,sepse te gjithe delet,sic i quan me ironi dhe perbuzje zoti Rama mbeshtetesit e tij, e besojne ate.
    Kane 75 vite qe besojne.Brez pas brezi.Gjenerate pas gjenerate.Besim ne stafeta.E nuk ka shanse,qe ky besim te lekundet per nje 21 janar.Aspak.
    Nese me lejohet,do te thosha dicka mbi hipokrizine.Hipokrizine uleritese,deri ne nje cinizem te padurueshem te atyre qe i kerkojne zotit Rama drejtesi per 21 janarin.
    Sepse,te nderuar lexues,21 janari eshte varrosur me ceremoni me 1 prill 2013,kur zoti Rama beri aleance me Ilir Meten,ate Ilir Mete per te cilin u be protesta,dhe i cili Ilir Mete,i quajti protestuesit e 21 janarit,perfshi edhe kater viktimat…kokepalare!
    Te nderuar lexues,i keni degjuar ndonjehere keta idhujt tuaj te gazetarise,qe shkruajne per 21 janarin e bertasin me te madhe per drejtesi,te permendin Ilir Meten?!
    He more,i keni degjuar apo jo?!Flisni e mos rrini si dele te shushatura!

    Reply to this comment
  7. politikane kurva April 26, 09:49

    Ne kohen e enverit ste linte njeri te flisje, kurse tashi fol sa te dush se rru trapin njeri….cohu xhaxhi se mbaroi ky vend eshte bo vend experimentesh….tallin trapin te gjith me ne

    Reply to this comment
  8. sicilsocializem April 26, 12:31

    Kush kerkoi vdekjen? Gramoz Ruci ne Kuvend nja dy dite para 21 janarit tha : Vdekjen e kini afer po nuk e shikoni, e keni PRAPA DERES ( po pati burreri Bedro Islamiku ta kerkoje se e gjen deklarimin ). Kjo u tha cope nga ish ministri brendeshem i diktatures komuniste. Ju drejtu qeverise atehershme. Ky Gramoz i 2 prillit 1991, tregoi vdekjet e 21 janarit me pare se te ndodhnin. I pa ne enderr ose i pregatiti kushdo zgjedh ate qe i leverdis, edhe enderrat deshira tregojne.

    Reply to this comment
  9. info analitike April 26, 14:36

    Ja ku jane deklaratat luftenxitese te rilindesve qe sot bejne moral:
    http://www.respublica.al/2016/04/22/t%C3%AB-gjith%C3%AB-me-arm%C3%AB-p%C3%ABr-vet%C3%ABmbrojtje-e-ka-t%C3%ABr%C3%ABsisht-gabim-berisha
    Pa harruar se cfare bene edhe ne 1997-en.

    Reply to this comment
  10. MeteH April 26, 14:55

    Z.B.Islami,ju lumt si perhere i sakt e Atdhetar i nje populli te neperkembur nga Berishizmi dhe ata qe e prune e mbeshtesin ate.Zoteria..me larte..”U degjuan krisma kolonelu..”ju pason sakt.Ora e SHBA ndaj shqiperise ka ngelur ne vitin 1992 me konstatimet e Bejkerit e Rajesonit per komunizmin me thirrjen:”..komunistet nuk duhet te fitojne..”Kete e perseriti Rajersoni ne keto dite te veshtira te Saliut.Dhe LU-ja eshte dora e Saliut,ku GERI KOKALARI e ka bere te qart se kush eshte ai.Refora ne drejtesi edhe nese behet do behet siç e do Saliu+LU-as mish-as peshk.Dhe ky vend do vuaj nen sundimin e SB+LB nen bekimin e KINEZIT LU.Rama po punon i rrethuar e kercenuar edhe nga “Kolegu” i tij Meta qe i ka vene kepucen ne qafe..!

    Reply to this comment
  11. anticensurë 25642654 April 26, 14:59

    ” ironi dhe tallje me të vrarët,”
    bile dhe shkaku për këta të vrarë është në krye të parlamentit!!për rrjedhojë nuk duhet të hamë mut!!
    përsa kohë krimi është në pushtet në parlament dhe në të gjithë politikën shqiptare,në media dhe ekonomi!
    ASKUSH TË MOS ËNDËRROJË PËR DREJTËSI!!
    lërini llafet,retorika dhe sofizmat!!
    krimi nuk mund të dënojë krimin!!
    thënja e vjetër “plumbi del me plumb”është e kuptuar gabim!!dy plumba njëri pas tjetrit nuk të shërojë!!thjeshtë të vrasin!!
    krim që lufton krimin e barabartë me krim të pa prekshëm!!

    Reply to this comment
  12. fshatari pafshat April 26, 15:27

    Thone se: Krimi e ka kapur shtetin. Idiotesi. Them: Shteti e perdor krimin?
    Kjo eshte ceshtja. Qe do te thote, me dy fjale, se: Partite politike, kryesite e tyre, jane organizatat me te medha kriminale. Jo antaresite e partive politike. Jane kriminale sepse: nga partite politike fituese del Kuvendi, qeveria, gjyqesori.Keto tre te fundit nuk dalin nga Krimi, as nga antaresia.
    Ne diktaturat fashiste dhe komuniste ka nje parti, e cila e cduk krimin, mafien sepse ajo parti eshte vet krimi, mafia ne pushtet.
    Ne pluralizem, secila parti fituese sapo hipen ne kolltuqet e pushtetit prodhon krimin si arme per mbajtjen gjate te pushtetit te vet. Pra: kemi gjithmone Nje Parti udheheqese, si ne fshizem apo komunizem. Opozita, pret rradhen.
    Perfundimi: krimi nuk e kap dot shtetin, eshte shteti ai qe e prodhon, fsheh, hyjnizon krimin.
    A me kuptove?
    Cila eshte zgjidhja, jo ideale? Fitues dhe humbes – te gjithe pjestare ne pushtetin politik qeverises kombetar.
    Ujqerit ne tufe, nuk e hane po e kqyrin dhe ruajne njeri-tjetrin. Per shembull: Gjermania e Merkelit.

    Reply to this comment
    • $$2000000000000000 e yllit ne ngjitje April 26, 19:46

      fshatarit pa fshat dhe pa tru: dhe pa sy

      I nderruar..leri fashizmin dhe komunizmin e shekullit kaluar..

      pse nuk flet per demonkratizmin sqiptar qe eshte me I zi se cdo rend tjeter I shoqerise njerzore

      kqyre ketu me poshte….vidhen miljarda ne 2 shtetet me te varfera te europes

      Bechtel: Dell – Frank Wisner US Mafia: Rruga e Kombit,
      dy miliardë euro për vetëm 137 km autostradë! –…US Mafia Bechtel: Albania-Kosovo Highway Costs Soar To 2 Billion Euros (137 km)

      Rruga e Kombit” shtrihet nëpër këndin më të varfër dhe më të largët në Evropë, ku shumë fshatarë ende jetojnë në kushte të vështira, duke luftuar që ta çojnë muajin deri në fund. Autostrada e gjatë 137 km me katër korsi që lidh kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës ka nxjerrë dy miliardë euro nga “portofolët” e të dyja vendeve – që u detyruan të devijojnë fondet nga shumë projekte të tjera shumë të nevojshme, si ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe rrugëve të tjera më pak të kushtueshme, shumë prej të cilave mbetën të pashtruara
      SHBA-ja sheshon rrugën për “Bechtel”-in
      Propozimi i Bechtel-Enka-s po ashtu ngriti kritika të shumta nga Banka Botërore dhe FMNja, të cilat refuzuan që të mbështesin projektin, ose të ndihmojnë Tiranën me fonde për ndërtimin e autostradës. Në një dokument diplomatik të Wikileaks-it të vitit 2006 të titulluar “Pengesa e ofertës së ‘Bechtel-it’ për të ndërtuar pjesën kyçe të autostradës”, Marcie B. Ries, ambasadore e atëhershme në Shqipëri, kishte thënë se do ta ndihmojë qeverinë për të tejkaluar kundërshtimet e Bankës Botërore, pasi autostrada e re “jo vetëm që do të ndihmonte tregtinë e Shqipërisë, por edhe atë të Kosovës”.
      Përfshirja e ShBA-së shkoi përtej përkrahjes nga ambasada. Ries shkroi se Basha i kishte thënë asaj se ish-sekretari i Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Tom Ridge, ishte duke këshilluar Tiranën në lidhje me marrëveshjen. Ridge kishte ardhur në Shqipëri me kontratë prej 40,000 dollarësh në muaj për të këshilluar qeverinë për anëtarësimin e saj në NAT O dhe themelimin e lidhjeve me Washington

      dhe rruga nuk ka mbaruar akoma..dhe DELLI ka filluar pune te BECHELLI

      Reply to this comment
  13. Jevi April 26, 18:54

    Kush pret drejtesi ne kete sistem eshte i paditur ose i marre.SHBA dhe Evropa duan shesh lufte per pazaret e tyre.Po te donin ata dhe te kishin interesa do ti kishim pare politikanet e ketyre 25-vjeteve jo ne burg por te hanin dhe si Sadami e Gadafi.Drejtesi behet vetem nga populli.

    Reply to this comment
  14. ALBAN DEGA April 26, 22:00

    NJE ANALIZE E SHKELQYER NGA NJE ANALIST MENDJENDRITUR

    Cdo koment tjeter eshte i tepert kur behet fjale per nje atdhetar te sprovuar dhe analist realist e sypatrembur si Bedri Islami.

    Reply to this comment
  15. Lili April 26, 22:43

    Shqiptaret duhet te kuptojne se sa te votojne per Lene,lene e peine nuk ndryshojne asgje po vetem votojne per vazhdimesine e krimeve nga keta bashkpunetore ne Krim in kunder shqiperise! Votoni si gjithe evropa ‘votni parti te te djathta te vertet e jo pjellen e PPShse si PDja ku gjithe komunistet Jane mbledhur

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*