Paga e luftës: Dyfishim biznesit të vogël, ndihmës ekonomike dhe asistencave

March 24, 2020 17:52

Paga e luftës: Dyfishim biznesit të vogël, ndihmës ekonomike dhe asistencave

Kryeministri Edi Rama tha sot se të gjithë ata që punojnë në biznesin e vogël do të marrin një “pagë lufte”, edhe pse jo të gjithë janë të deklaruar në shtet.

“Paga e vetme e deklaruar në shtet nga një biznes i vogël është ajo e kryefamiljarit, që deklarohet në kufijtë e minimales. Rruga më e thjeshtë është që kryefamiljarit t’i japim atë që ka deklaruar dhe me ligjin jemi në rregull. Zakonisht, bashkëshortja deklarohet e vetëpunësuar pa pagë. Ne do të shkojmë përtej kësaj, në mënyrë që të gjitha qelizave familjare të këtij vendi të mos u mungojë e gjitha ajo që ne mund të bëjmë për ta në këtë kohë lufte. Ja pse ne do t’ia japim edhe gruas së kryefamiljarit pagën e luftës. Shteti do t’i japë biznesit të vogël dyfishin e shumës së deklaruar si pagesa në kohë paqeje”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se edhe ndihma ekonomike do të dyfishohet gjatë krizës së koronavirusit: “E dimë që në familjet në nevojë, dikush del e bën edhe ndonjë punë tek-tuk, në të zezë. Prandaj, ne do të shpërndajmë për familjet në ndihmë ekonomike dyfishin e shumës që shpërndajmë në kohë paqeje. Do të përfitojnë rreth 70 000 familje”.

Edhe për personat e regjistruar të papunë gjatë kësaj periudhe do të marrin edhe dyfishin e pagesës së tyre.

“Do të dyfishojmë edhe pagesën për të gjithë të papunët për të gjithë të regjistruarit si të papunë. Ti nuk do të jesh kurrë vetëm nuk është një slogan që tingëllon mirë, por është pjesë e profilit tim kur ndeshem në përditshmërinë me hallet e shqiptarëve. Sot është dita të jemi pranë hallexhinjve më të mëdhenj. Ne kemi vetëm një rrugë, t’i zëmë vdekjes të gjitha rrugët kur ajo të mos ia dalë dot. Ne duhet të bëjmë çmos që të humbasim sa më pak jetë shqiptare në këtë luftë.’, tha Rama

“Nuk është koha për të parë si llogaritar vetëm ligjin, por për të respektuar edhe zakonin”, tha kryeministri.

l.h/ dita
March 24, 2020 17:52
Komento

4 Komente

  1. Shefqet Cela March 24, 18:22

    Mesazh domethenes kunder panikut per buken e gojes dhe shpresës SE DO TJA DALIM!

    Reply to this comment
  2. xxx March 24, 18:41

    kaluan datat e pensioneve i ngordhe pleqte per buke para se ti vrase koronavirusi

    Reply to this comment
  3. Selita March 24, 19:56

    Mire qe u kujtove,z.kryeminister,qe shqiptaret nuk jane sic ke thene zotrote disa here me perbuzje me pare se “Shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,as ne mesjete”!
    Ngule fort ne tru,se mbi 50% e shqiptareve nuk sigurohne buken e gojes,por ti si kryeminister jeton jashte realitetit per vite me radhe!
    -Pa buke jane mijra te ngujuar nga gjakmarrja!
    -Pa buke jane qindra lypes,analfabete,jetime,invalide e te pa pune!
    -Pa buke jane mijra pensioniste,qe marrin pension minimal,se ti me qeverisjen private korrupotive kurre nuk ke marre mundimin te llogaritesh “Minimimin jetik te njeriut”,se ti nuk u ke rritur asnjehere pensionet qe nga viti 1994,sepse ti quan me djallezi rritje pensioni INDEKSIMIN per shkak te rritjes se cmimeve!
    Se qeveria jote edhe sot,pas18 vjetesh ua kompeson buken dhe gazin e lengshem pensionisteve me shifrat qesharake te VKM-se se vitit 1994,me vetem 150 leke ne muaj kur cmimet qe nga ajo kohe jane 10 fishuar!
    – Se qeveria dhe bashkia e Tiranes ua shesin qytetareve te Tiranes ujin e PA pijshem si te pijshem dhe me nje cmim skandaloz prej 6.5 leke per m/3 afersisht sa cmimi i energjise elektrike qe eshte 9.5 leke per kw/ore kur dihet qe kosto e prodhimit e sidomos e importit te energjise elektrike eshte disa here me e larte se e ujit te piste qe na ffurnizoni ne!
    -Sipas raportit te Bankes Boterore ne Shqiperi 50% e bizneseve jane informale dhe 37% e te punesuarve punojne ne te zeze!
    Keto biznese keshtu i kane krijuar deme kolosale arkes se shtetit dhe kjo situate eshte krijuar se NUK KA SHTET LIGJOR,se administrata qendrorew e vendore eshte e pa afte dhe e korruptuar,ndryshe nuk mund te kuptohet qe nje shtet i vogel si Shqiperia te mbylle syte e te mos shikoje se mijra biznese punojne ne te zeze!
    Vetem nje administrate e korruptuar dhe e pa afre mund te lejoje nje situate te tille kriminale!
    Nga ana tjeter mijra punonjes qe punojne ne te zeze,nuk u njihen vitet e punes per efekt pensioni dhe nuk perfitojne sherbime shendetesore falas!
    Eshte e kuptueshme se ketyre mijra punonjesve ne te zeze as qe mund te mendohet se u eshte dhene paga e plote se ndryshe nuk do te mbaheshin ne te zeze dhe pa kontrata pune!
    – Po ne portakin tuaj mashtrues “bashkeqeverisje me qytetaret”,si nuk pasdkla ardhur asnje denoncim nga mijra punonjes qe punojne ne keto biznese infirmale dhe qe nuk nu paguhen kontributet?
    Ja pra pse kjo e ashtuquajtur “bashkeqeverisje” eshte mashtrim i madh” dhe nje djallezi e vete Rames si ideatori i saj!
    A mun te quhen keta mijra punonjes se sigurojne buken e gojes?
    Kurre!
    Kurre!
    Kurre!
    Fol pak e degjo me shume z.kryeminister!
    Se populli me kohe ka nje thenie se njeriu ka 2 sy,2 veshe e 1 goje,qe do te thote se duhet te shikoje e degjoje me SAHUME dhe te flase me PAK!
    Por ti deri me sot ke bere te kunderten!
    Flet shum,e dhe vetem ti (sikur je perandor),ndersa te tjeret nuk i degjon!
    Mire se opozita ka hallin e pushtetit,por ti ua ke mbyllur gojen nje populli te tere!
    Ahporre “fantazmen e “bashkeqeverisjesa” dhe jep urdher,qe te gjithe zyrat e shtetit e te Bashkive te presin,te degjojne dhe zgjidhin te gjitha ankesat e qytetareve brenda dites e jo me letra!
    Te behet ballafaqim midisa qytetareve ankues dhe zyrtarit shkeles,ndaj te cilit ankohen qytetaret dhe te jepewt zgjidhja ne vend:
    -P qytetari te sqarohet e t’i jepet e drejta,o zyrtarit t’i jepet ndeshkimi deri penal!
    Rruge tjeter nuk ka,ndryshe vazhdo te mbrosh korrupsionin dhe militantet e tu te pa afte!

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic March 24, 20:22

    Te falenderoim per dhenjen e kesaj page. Kujtesi juaj eshte shpres per neve. jo vetem per biznesin e vogel pore edhe per familjet ne perkrahje sociale.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim