Paga e re minimale, ende asnjë vendim

July 29, 2015 16:26

Paga e re minimale, ende asnjë vendim

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe e Financave ende nuk kanë marrë asnjë vendim nëse do të ndryshojnë ose jo pagën minimale. Çështja e cila është ende në diskutim nga dy ministritë, pritet të marrë një përgjigje pas vendimit të qeverisë për rritjen e pensioneve.

Pas rritjes së pensioneve me 1.4%, pritet që të vendoset edhe për pagën minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore. Por, bizneset nuk e kanë ende të qartë se sa do të jetë paga minimale, që pritet të deklarojnë këtë verë. “Monitor” shkruan se, burime nga Ministria e Financave pohuan se është Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ajo që duhet të marrë vendimin për pagën minimale.

Ndërkohë, burime nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për revistën, pohuan se Drejtoria e Inspektimit të Marrëdhënieve të Punës, Pagave dhe Pensioneve në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i ka dërguar një MEMO Ministrisë së Financave në lidhje me pagën minimale, nëse do të ketë apo jo ndryshime.

Por, sipas tyre, MF nuk ka dërguar asnjë informacion. Aktualisht paga minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore është 22 mijë lekë.

July 29, 2015 16:26
Komento

1 Koment

  1. shqiptari July 30, 08:50

    mire injoranca e te gjithve atyrve qe meren me ekonomi ne shqiperi eshte perfekte se te jetoshe me kaqe leke vetem ne shqiperi eshte realitete dhe nuke e di ca te ardhurashe pretendohete nga doganate kure keto pare sdaline per asigje perjashto gjithe poshtersine qe punone ne shtete ne vende te mira qe marine dicka populli skllave jetone me lemoshe pastaje na daline ata me te pameshirshmite e BB DHE FMN DHE NA TREGOJNE RUGETE KU BOTA MODERNE JETONE ME 1500 DOLLARE E LARTE POSHTE ANTISHQIPTARIZMI BOTRORE I UDHEHEQURE NGA AMERIKANET

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*