“Pagat, gjysma në dorë, gjysma në bankë”, Rama paralajmëron ndryshimin

November 14, 2017 23:14

“Pagat, gjysma në dorë, gjysma në bankë”, Rama paralajmëron ndryshimin

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që po zhvillon me sistemin bankar ka dhënë një paralajmërim të fortë për gjithë bizneset.

Gjatë fjalës së tij ai është shprehur se qeveria, administrata dhe tatimet nga janari nuk do të njohin asnjë bilanc të bizneseve që nuk përputhet me atë që disponon banka.

“Qeveria, administrata nuk do njohë asnjë bilanc të kompanive të papërputhur me bilancet që disponon banka, kur vijne te banka kompanitë tregojnë sesa shumë kanë, ndërsa kur vijne te shteti tregonin sa pak kanë. Kjo do të marrë fund. Të gjitha kompanitë duke filluar nga ato të mëdhatë, tatimet nuk do të njohin asnjë biznes tjetër përvec bilancit që u tregojnë bankave, mbi atë bazë do të paguajnë detyrimet për arken e buhetit. Përfytyroni që sot ne kemi 800 kompanitë më të mëdha të vendit që deklarojnë se 42% e punonjësve të tyre deklarojnë se paguhen nën 300 mijë lekë.

Kemi të bëjmë me një shmangie të detyrimeve ndaj punonjësve duke ju dhënë gjysmën e rrogës nën dorë dhe tjetrën mbi dorë, duke ju kompromentuar të ardhmen dhe pensionin dhe natyrisht edhe një dëm të drejtpërdrejtë për shtetin dhe për shoqërinë si e tërë”, është shprehur Rama në fjalën e tij.

November 14, 2017 23:14
Komento

5 Komente

  1. jo-genjeshtres November 14, 10:20

    Ketu ke te drejte!
    Per shume gjera te tjera ke nevoje per konsultim!

    Reply to this comment
  2. alfredi November 14, 10:47

    Shume e drejte dhe me interes per te gjithe

    Reply to this comment
  3. Vicens November 14, 12:35

    Bravo, me ne fund ! Po 27 vjet iken ama ! Ai qe punoi 27 vjet ne Shqiperi, ose eshte pa pansion ,sepse ka paguar dhe punuar ne te zeze, ose ka nje pension qesharak, per pulat ! Ai qe ka perfituar me shume ka qene, “Biznesmeni” i partive politike, grabitsi i shqiptareve , shtypsi dhe shfrytezuesi, i te gjitha pasurive te shqiptareve, te lene ne meshiren e zotit dhe te politikaneve mashtrues dhe te pacipe ! Ja ky ishte sitemi qe ngriti Sali Qen Berisha !

    Reply to this comment
  4. xxx November 14, 14:55

    ahahaha bilancet e biznesit alla shqiptarce ku
    kontabiliteti eshte si te flasesh arabisht

    Reply to this comment
  5. asd November 15, 14:48

    Fjala bilanc nuk eshte shqiptare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*