Pagë e 13-të për administratën, shpërblim vetëm për disa kategori

January 12, 2019 11:12

Pagë e 13-të për administratën, shpërblim vetëm për disa kategori

 

Qeveria ka vendosur të japë pagë të 13-të për disa kategori punonjësish, vendimi i cili është marrë më 31 Dhjetor dhe që ka tashmë ka hyrë në fuqi për të mundësuar kalimin e shpërblimit.

Konkretisht, shpërblim do të marrin punonjësit në institucionet e rivlerësimit ku Komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerët Publikë dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shpërblehen në masën e një page mujore bruto që përfshin pagën referuese bazë së bashku me shtesën për pagën në grup.

Këshilltarët ligjore dhe ekonomikë, sipas përkatësisë, shpërblehen në masën 80% të masës së shpërblimit. Nëpunësit e administratës shpërblehen përkatësisht në masën e vlerës së pagës për pozicion.

Punonjësit e tjerë të administratës shpërblehen përkatësisht në masën e vlerës së pagës për klasë.

Sipas vendimit, përfitues të shpërblimit në masën e një page mujore bruto janë punonjësit që kanë punuar jo më pak se 1 vit në institucion.

Për punonjësit që kanë punuar jo më pak se 3 muaj në institucion, shpërblimi do të jetë i barabartë më gjysmën e pagës mujore bruto.

Efekti financiar i këtij vendimi përballohet nga fondi i veçantë i papërdorur nga ministritë dhe institucionet qendrore, për vitin 2018.

o.j/dita

January 12, 2019 11:12
Komento

1 Koment

  1. Krist January 13, 16:58

    Natyrisht qe paga e trembedhjete,do t’i jepet Komisionereve,qe kane cuar ne vend te gjitha porosite e rilindjes,sidomos per reformen ne drejtesi.Jane keput ne mes,te gjoret,duke punu dite e nate,se ose do merrnin pagen e 13,ose do te syrgjynoseshin fare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*