Pagesa e detyrimeve të prapambetura, kusht për mjetet që do të dalin nga qarkullimi

January 17, 2015 10:57

Pagesa e detyrimeve të prapambetura, kusht për mjetet që do të dalin nga qarkullimi

Pagesa e detyrimeve të prapambetura do të jetë kusht për çdo drejtues mjeti që deklaron se, nuk do të qarkullojnë me mjete në pronësi të tyre gjatë vitit kalendarik, përkohësisht, ose qe do të dalin përfundimisht nga qarkullimi.

Në një udhëzim të ministrisë së Financave mbi ligjin “Për taksat kombëtare” përcaktohet se, personat, të cilët deklarojnë se nuk do të qarkullojnë me mjete në pronësi të tyre gjatë vitit kalendarik, përkohësisht vetëm njëherë brenda një viti kalendarik, ose do të dalin përfundimisht nga qarkullimi dhe që dorëzojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor targën dhe lejen e qarkullimit, duhet që më parë të kenë paguar detyrime të prapambetura, nëse kanë, raporton ATSH.
Në këto detyrime, sipas ministrisë së Financave, përfshihen edhe pagesat e taksës së mjeteve të bllokuara, për periudhën në të cilën mjeti ka qenë i bllokuar dhe pagesat e taksës së mjeteve të vërtetuara si të vjedhura nga organet e prokurorisë.

Pak ditë më parë ka hyrë në fuqi edhe Kodi i ri Rrugor, me anë te të cilit forcohen gjobat ndaj shkelësve. Së shpejti në faqen zyrtare të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor do të publikohet edhe regjistri elektronik për 740 mijë drejtues mjetesh në të gjithë vendin.

January 17, 2015 10:57
Komento

7 Komente

  1. Arbeni January 17, 11:33

    mire o mire,po keshtu sdo dalin nga qarkullimi asnje nga makinat qe kane vite pa paguar,..dhe .do vazhdojne te jene buze rrugeve si hekurishte, duke zene vende parkimi,duke prishur nje imazh qyteti, ,. TE FALEN TE GJITHA DETYRIMET E PRAPAMBETURA PER TE GJITHA ATO MAKINA QE DO DOREZOJNE TARGAT..,,keshtu ulet nr makinave te lodhura,lirohen parkingje buze rrugeve. kjo eshte zgjidhje ne sherbim te qytetarit dhe qytetit,jo ,ne kurriz te qytetarit..

    Reply to this comment
  2. Goni January 17, 12:03

    Ky eshte ligji me absurd qe mund te mendohet. Kemi paguar nga 2 miljon leke per demek cdoganim.Kemi paguar per mirembajtje sa s’llogariten pasi kane qene makina tejet te konsumuara.Kemi paguar per cmim nafte sa kane dashur pusht’tetaret dhe monopolet e naftes.Ne fund na thone qe edhe leket e skrapit i duam ne se allaile nuk e crregjistrojme dot se taksat vertet i ke paguar ne dhjetor dhe kane afat deri dhjetorin pasardhes por ne fakt jane te vitit te kaluar ndaj duhet te paguash.Shtet kastravecash.

    Reply to this comment
  3. Zoro January 17, 14:03

    Ta harrojne se do marrin taksat e prapambetura per ata qe nuk kane mundesi per ti paguar dhe nuk i levizin mjetet nga vendi.
    Gati 20% e shqiptareve nuk i paguajn dot taksat e i mbajne makinat ne oborrin e shtepive.Te gjejne nje zgjidhje me ligj duke i crregjistruar si automjete dhe te mos i lene te qarkullojne me duke u cuar per skrap dhe jo tju kerkojne detyrime taksash kur ato mjete nuk kane dale ne rruge prej 2 vjetesh e me shume.

    Reply to this comment
  4. Lul January 17, 17:42

    Mire tu behet o muter se keni kujtuar se problemi eshte vetem te vjedhesh ca leka dhe te blesh mjetin…po per detyrimet ndaj shtetit nuke keni pyetur fare, halabak njerz.

    Reply to this comment
  5. koment January 17, 22:17

    ju lumte qeverise sone qe do te beje shtet te vertete.Por ka harruar nje gje te vockel fare,sa me shume te rriten taksat aq me pak para mblidhen ose te ardhurat mbeten ne te njejtin nivel si me pare.A i njohin ligjet e ekonomise se tregut keta shtetaret tane apo kujtojne se jemi para viteve 90.

    Reply to this comment
  6. Zoro January 17, 22:41

    Ore ti komentuesi “Lul” muti e halabak njeri, nga koqet e ministrit te transportit ke dale se mesa shikoj asnje nga komentuesit nuk fyen si ti ! Mos te nga ngel jotem pa burre ?

    Reply to this comment
  7. Bocari January 17, 23:12

    Qeveria duhet te beje detyrat e shtepise, p.sh. rregullimet e rrugeve ku prishen makinat se edhe ne paguajme taksat e rrugeve per te ecur ne asfalt dhe jo ne gropa, paguajme energjine qe ta kem 24 ore non stop dhe jo kur ti vije qefi shiut qe te bjere, paguaj taksat qe parlamenti te funksionoje jo te beje 6 muaj sabotim dhe te marri rrogen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*