Pagesa me këste e energjisë elektrike, skadon afati i skemës lehtësuese të qeverisë

March 31, 2015 16:44

Pagesa me këste e energjisë elektrike, skadon afati i skemës lehtësuese të qeverisë

Duke filluar nga dita e mërkurë të gjithë debitorët e energjisë elektrike do të duhet të paguajnë të plotë detyrimet e prapambetura bashkë me kamatvonesën ose në të kundërt do t’i ndërpritet energjia.

Kjo për shkak se ditën e fundit të muajit mars skadon afati i vendosur nga qeveria për përfitimin që skema lehtësuese u ofronte abonentëve debitorë për mundësinë e shtrirjes në kohë të pagesës së  detyrimeve të prapambetura, duke i paguar ato me këste, apo faljen me 80% të kamatvonesës për ata që paguanin të gjithë shumën.

Drejtori i operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike Adrian Cela e ka theksuar ditë më parë, se pas 31 marsit nuk do të ketë më shtyrje të afatit për të përfituar nga kjo skemë.

Aplikimi i skemës lehtësuese nisi në datën 4 dhjetor të vitit të kaluar, ajo u shty deri në 31 mars për shkak të kërkesave të qytetarëve debitorë.

Të dhenat e fundit nga OSHEE bëjnë të ditur se nga dhjetori e deri neëdt 26 mars kanë lidhur aktmarreveshje 280 mijë debitorë.

Ndërsa mbeten ende pa shlyer detyrimet rreth 430 mijë abonentëve, përfshirë këtu familjarë, biznese private, institucione buxhetore dhe jo – buxhetore

March 31, 2015 16:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*