Pagesa që do përfitojnë të papunët për vijimin e kurseve profesionale

March 21, 2018 16:37

Pagesa që do përfitojnë të papunët për vijimin e kurseve profesionale

Punëkërkuesit e papunë që pranojnë të ndjekin kurset e formimit profesional do të trajtohen me një pagesë, e cila llogaritet të jetë në masën 50 të së ardhurës nga papunësia.

Për të përfituar këtë pagesë, ndjekësit e kursit profesional duhet të plotësojnë edhe kushtin që: gjatë kësaj periudhe nuk duhet të përfitojnë ndihmën ekonomike, ose pagesën e papunësisë.

Në vendimin e miratuar sot nga Qeveria, saktësohet se pagesa jepet për ndjekjen vetëm të një kursi dhe do të mbulojë të gjithë kohëzgjatjen e tij.

“Punëkërkuesit e papunë do të mund të përfitojnë një herë të vetme nga ky program. Vendimi saktëson se në zyrën e punësimit ngrihet komisioni i vlerësimit, i përbërë nga të paktën, tre persona të cilët do të vlerësojnë rast pas rasti punëkërkuesit, të cilët do të marrin këtë pagesë sipas kritereve të përcaktuara në rregulloren përkatëse”, shkruan Dita.

Pagesa kryhet nga zyra përkatëse e punësimit, pas dërgimit të një konfirmimi nga institucioni ofrues i kursit që pjesëmarrja në programin e formimit profesional është e rregullt.

“Drejtoritë rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit informojnë çdo muaj drejtoritë rajonale të Shërbimit Social Shtetëror për personat që kanë përfituar nga programet e formimit profesional, shoqëruar me listën emërore dhe programin, nga i cili kanë përfituar, thuhet në vendim.

Në rastet kur vendbanimi i punëkërkuesit të papunë është mbi 2 km larg institucionit ofrues të kursit të formimit profesional, zyra e punësimit paguan një kosto mujore transporti, në masën e përcaktuar në kuadrin ligjor për tarifat e transportit të udhëtarëve.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit monitoron ecurinë e programit dhe përgatit raporte vjetore, brenda datës 31 mars të vitit pasardhës, të cilat ia paraqet strukturës së ndihmës shtetërore në ministrinë përgjegjëse. Ky program  fillon nga zbatimi që gjatë këtij viti dhe kohëzgjatja e tij do të jetë për 5 vite.

p.k/dita 

March 21, 2018 16:37
Komento

1 Koment

  1. E verteta March 22, 14:31

    Nuk e di se kur eshte bere kjo foto, por di te them se kompjuterat jane nga me te vjetrit, e shumta Pentium 4 nga firma “DELL”. Nese perdoren keta kompjutera akoma ne kurset profesionale, atehere mund te them qe kane deshtuar qe ne momentin qe pjesemarresit ulen para tyre. Edhe monitoret edhe pse jane te teknologjise LCD, nuk jane me te pershtatshem sepse jane 17 inch dhe nuk lejohen me ne tregun e punes per shkak te vogelsise dhe problemeve qe sjellin me kalimin e kohes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*