Pagesat për informatorët sekret, qeveria jep “ok” për SHIU

July 18, 2015 09:13

Pagesat për informatorët sekret, qeveria jep “ok” për SHIU

Qeveria i hap rrugën Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes ( ish-Shërbimi Informativ i Ushtrisë) që deri në 25 për qind të buxhetit të saj ta përdorë për blerje të informacionit të klasifikuar apo për informatorët.

Përmes një vendimi të datës 7 korrik 2015 “për përdorimin dhe kontrollin e fondeve për veprimtari specifike operative të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, ekzekutivi ka vendosur që 25 për qind e fondit për këtë agjenci të përdoret për veprime  specifike operative. “DITA” ka mundur që sigurojë vendimin e qeverisë të miratuar në mbledhjen e datës 7 korrik, ndonëse ai nuk është publikuar në faqen e Kryeministrisë deri dje në darkë. Nga ana tjetër, përmes po këtij vendimi i jepet kompetencë si asnjëherë tjetër Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes, të paktën, një herë në dy vjet apo drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të paktën, një herë në vit që të kontrollojnë shpenzimet.

111

Blerja e informacioneve

 

Sipas vendimit të qeverisë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr. 65/2014, “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave, Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, për realizimin e veprimtarive  specifike operative, autorizohet që të përdorë fondet për veprimtari specifike operative të miratuara për këtë qëllim.

Fondet për veprimtari specifike operative do të jenë deri në 25 për qind të buxhetit vjetor të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Fondet për veprimtari specifike operative të përdoren, në vlerë leku dhe në valutë, për: a) shpenzime për sigurimin e informacionit dhe mbështetjen e veprimtarisë operative;  b) shpenzime për pagesën dhe shpërblimin e burimeve të informacionit; c) blerje të mallrave, shërbimeve, pajisjeve, mjeteve e programeve, në funksion të veprimtarive specifike operative, si dhe për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar; ç) marrje me qira të objekteve dhe të mjeteve, në funksion të veprimtarive specifike operative; d) shpenzime për takime me përfaqësues të shërbimeve të huaja të inteligjencës, në interes të shkëmbimit të informacionit dhe kryerjes së veprimtarive të përbashkëta operative; dh) shpenzime për trajnime specifike të personelit të strukturave operacionale; e) shpenzime për kompensimin e familjes së personit që humb jetën për shkak të bashkëpunimit të fshehtë me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

 

Rama e Kodheli të drejtë për të kontrolluar fondet

 

Kontrolli financiar për programimin dhe përdorimin e fondeve për veprimtari specifike operative kryhet nga persona të autorizuar. Të drejtën për të kontrolluar këto fonde i jepen edhe drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të paktën, një herë në vit. Por përpara se të kryejnë kontrollin e fondeve për veprimtari specifike operative të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, si Kryeministri, ashtu edhe Ministri i Mbrojtjes apo Drejtori i kësaj Agjencie, do të duhet që të jenë të pajisur me certifikatë sigurie personeli të nivelit “Tepër sekret”. Kontrolli do të ushtrohet duke respektuar legjislacionin në fuqi për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror”.

 

Vendimi i shfuqizuar

 

Përmes këtij vendimi të ri të firmosur nga Kryeministri Edi Rama, është shfuqizuar vendimi nr. 162, datë 18.3.2004, i Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin dhe kontrollin e fondit për veprimtaritë specifike të Shërbimit Informativ Ushtarak”. Ndërsa për zbatimin e vendimit të ri ngarkohet Ministri i Mbrojtjes dhe Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

July 18, 2015 09:13
Komento

4 Komente

  1. KORÇARI July 18, 09:52

    Me ne fund ka nisur formimi i nje Ushtrie dinjitoze,sepse Sali muti e katandisi Ushtrine ne Ushtri amatore.

    Reply to this comment
  2. kombinati i sheqerit 8 nentori July 18, 10:15

    As ne kohen e gjen. Imam Bajalldise as ne kohen e Mrikes se Lulezimes nuk kemi pasur e nuk kemi ushtri, lere me te mburresh edhe per ushtri dinjitoze.

    Reply to this comment
  3. Lili July 18, 16:39

    Kur nje ushtri nuk kontrollohet nga Parlamenti,kemi ndryshuar sistemin politik!

    Reply to this comment
  4. comja July 18, 21:27

    pune dinjitoze
    por edhe
    buzeqeshje mimi, kryeministri dhe jeronimi gjeneral, per shqupin qe nuk ja u kthyen ushtarakeve,si histori e jetes se tyrene kete detyre.
    e cfare i dhane ushtarakeve keta te rilindjs, statusin pazbatim statusi.
    nenqesh edhe ambasadori anglez me ata ,
    se forcuan informatoret, dhe qe ben mire, por keta dje i quanin spiuna,te cilet e ruajten ushtrine nga
    rekurtimi i huaj, nepermjet kundrazbulimit.
    sa mire qe u kujtuan,se sot shkon piloti ushtarak e shet droge,dhe e dine me leje .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*