DËSHMIA: Çfarë bëri kreu i SHISH pasi mësoi për pajisjen IMCI Catcher

May 18, 2016 10:59

DËSHMIA: Çfarë bëri kreu i SHISH pasi mësoi për pajisjen IMCI Catcher

Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika deklaroi sot i thirrur në Komisionin e Sigurisë në Kuvend se ata kanë marrë informacion për një pajisje përgjimi që ka hyrë në Shqipëri para dy muajsh.

Ai tha se SHISH ishte i shqetësuar pasi pajisja IMCI Catcher nuk u deklarua.

“Pajisja kishte hyrë në Shqipëri, ishte në një ambient trajnimi. Pajisja e përgjimit nuk u deklarua. Informova prokurorinë për pajisjen IMCI Catcher. Nuk kemi asnjë informacion se kush dhe pse është përgjuar pasi nuk është në tagrin tonë. Dinim që pajisja ndodhej në Vlorë dhe përdorej për trajnim,” tha Ajazi Lika.

I pyetur se si ia ka komunikuar këtë problem kryeprokurorit, Ajazi tha: “Me Prokurorin e Përgjithshëm kam folur gojarisht”.

“I vetmi drejtues i informuar nga ne është Prokurori i Përgjithshëm. Më pas më ka thirrur Presidenti i Republikës për këtë informacion.

Nuk kam kontaktuar me ministrin e Brendshëm pasi detyrimi im ligjor është që të kontaktoj vetëm me kryeprokurorin”.

“Nuk shikoj asnjë problem për përdorimin e pajisjes, sa kohë është në shërbim të ligjit.

Sa i takon kapacitetit, nuk kemi asnjë informacion pasi as unë dhe as të tjerët nuk e kemi parë.

Pajisje të tilla janë shumë të fuqishme, por varet nga konfiguracioni,” tha kreu i SHISH.

I pyetur se përse nuk e ka informuar kryeministrin për këtë çështje pasi e ka detyrim ligjor, Ajazi Lika tha: “Duke informuar Prokurorin e Përgjithshëm, personin përgjegjës për përgjimet, e kam kryer detyrën”.

“Ai ishte informacion i pakonfirmuar. Unë e kam detyrim ligjor të informoj kryeministrin për çështje të konfirmuara”.

Ajazi Lika tha se i takon prokurorisë që të përcaktojë nëse pajisja ka hyrë në mënyrë klandestine.

Më pas, deputeti socialist, Paulin Sterkaj e kritikoi ashpër kreun e SHISH për mungesën e informimit të kryeministrit.

Ai tha se SHISH nuk duhet të konfirmojë gojarisht.

“Ne nuk kishim informacion me shkrim, por me gojë ndaj e ndava gojarisht me Llallën. Kjo është një metodë pune e shumëpërdorur në mbarë botën dhe ju zoti Sterkaj e dini se keni qenë në shërbimet sekrete. Nuk e informova me shkrim pasi nuk e kam marrë me shkrim dhe kam ruajtur diskrecionin”.

Deputetët socialistë në komision thanë se është e papranueshme që kreu i SHISH nuk informon kryeministrin, prej edhe nga varet.

Ajazi nuk pranoi të përgjigjej për përgjimet në kohën e qeverisjes Berisha.

May 18, 2016 10:59
Komento

8 Komente

  1. Agroni usa May 18, 12:24

    Mos te cuditen deputetet socialiste pse z.Ajazi nuk ka informuar Kryeministrin aktual.sepse per z,Ajazi akoma Kryeminister eshte Berisha,ai qe e ingranoi ne kete mision.Nese ishte informacion gojor pse u be aq publik saqe dukej si i tejsqaruar?Ky lloj drejtuesi duhet hequr sa me pare se po merr ne qafe Shqiperine duke i sherbyer nje armiku te betuar te Shqiperise si Berisha dhe nepermjet tij Serbise,Nese nuk do pastrohen keto modele.si dhe ai karafil president.s.ka zhvillim.s.ka harmoni.s.ka te ardhme per popullin tone,

    Reply to this comment
  2. Feniks May 18, 12:40

    Faji eshte i Rames qe nuk e ka shkarkuar me kohe.

    Reply to this comment
    • Alqi May 18, 13:30

      C’fare thua o FENIKS a je ne vehte apo jo!Ai(kryemisteri) e ka dekoruar Visho Ajazin dhe prêt te dekoroje edhe Visho Liken.Ne fakt i pari ka per detyre te informoje Dhallen dhe Qumeshtin e prishur(Salen),ndersa Visho Lika ka per detyre te informoje kryeministrin Ram Kukaeshin,por Visho Lika nuk dinte gje.Corbe hesapi o Feniks ,pune te dhjera keto ku Sala pergjon Ramushin e Ramushi tenton te pergjoje Salen e demaskohet!A e kupton tani se kush i pergjon te dy e se kush informacion rrjedh me perpara e ku?

      Reply to this comment
  3. N.VJOSA May 18, 12:48

    Po Berishen kush e informoi , o Visho Kaleci?!…
    Ti Visho duhesh shkarkuar me ceremoni, se nuk je kryetari i SHIK-ut te Shqiperise, por Kryetari i Shik-ut te Berishe Mafjes dhe per rrjedhim, spiun i serbeve …dhe per rrjedhim spiun i rusve!!!…
    Ti meriton ate qe u bejne amerikanet Spiunve!….
    Fatkeqsisht Shqiperia nuk ka Kryeminister qe te kuptoje detyrat qe i ka ngarkuar Populli shqiptar!…
    Nuk e kuptoj pse Kryeministri dhe shumica ne Kuvend nuk e shkarkojne kete spiun te Berishes serbeve dhe rusve?!…

    Reply to this comment
    • Agjenti 009 May 18, 17:07

      O N.Vjosa!
      Po kush ta shkarkoje Vishon e shkrete?
      Rama qe duhet ta bente, BERI TE KUNDERTEN:E DEKOROI!!!
      Pra del se te gjithe punojne kunder SHQIPTAREVE !
      Dhe socialistet e shkrete votojne ne referendum,qe jo ta SHPORRNIN RAMEN,por e bene SHEJK per gjithe jeten!
      KUSH DUHET TA KONTROLLOJE E KERKOJE LLOGARI KETIJ VISHOS????
      Ne se eshte i PAVARUR atehere i bie qe Shqiperia qenka e varur nga VISHUA,pra nga te huajt!
      Ndersa neve na perdorin si DELET vetem per te votuar gjoja per te ruajtur imazhin FALLCO te shkerdhatokracise kapitaliste!
      A nuk e vini re se ne shtypin e perditshen po vershojne gjithnje e me shume shkrime,intervista dhe dokumente te kohes se ENVERIT,vetem per te terhequr vemendjen e popullit nga KRIMET e perditeshme???
      Dhe themi ne se kemi Shoqeri Civile,Intelektuale,Akademi Shkencash,MEDIAN si pushtet i katert,qe ne fakt eshte bere KOLONE E PESTE etj!!!
      Berisha ka bere dhjetra KRIME nga me te rendat ne historine e kombit shqiptar dhe jo vetem nuk denohet,por kerkon te beje ligjin mbi te gjithe!
      Kjo tregon se ne Shqiperi pas ENVER HOXHES nuk ka patur BURRA SHTETI qe te punojne per ATDHEUN,por per vete dhe te huajt!

      Reply to this comment
  4. anticensurë 25642654 May 18, 12:53

    unë nuk e di çka bërë a përse e ka bërë vishko ajazi!!?
    por di të them këtë!
    që nëse hyn një paisje e tillë në një shtet ajo duhet të protkollohet!duhet të ketë dokumnetat përkatëse!pasi të jenë bërë regjistrimet përkatëse të paisjes ajo mund të hyjë në punë!më parë çdo gjë është e jashtë ligjëshme!!
    edhe nëse bëhen prova për testimin e saj duhet të ket një protokoll!nuk mund të bëhen kështu “ec mo se po e provojmë”!!
    kjo mund të përdoret për paisjet shtëpiake por jo për ato shtetërore!!
    pas vënjes në funksion çdo përgjim që mund të bëhet duhet të jetë i protokolluar dhe i lejuar nga gjykata ose prokuroria,kush e ka të drejtën!!
    çdo gjë tjetër është e jashtë ligjëshme!!
    mosrespektimi i ligjit dënohet administrativisht apo penalisht!!
    këtë paisje e porositi i prapambeturi mendor në krye të presidencës o i çmënduri ish k/ministër!? nuk ka asnjë rëndësi!!rëndësi ka që ajo nuk ka hyrë legalisht dhe nuk është legaluzar në shqipëri!
    kush e ka përdorur është fajtori dhe jo kush e porositi!!
    nëse unë porosis një pistoletë,nuk më bën mua fajtor nëse dikush tjetër vret me të!!

    Reply to this comment
  5. nuk ka tym pa zjarr May 18, 16:20

    Une nuk trembem per kete spiunin qe dihet qe eshte palle bashke me prokurorin.
    Une trembem per jar pallen. Kamarier funksional. Injorant. Fshatar qe kurre sdo qyteterohet

    Reply to this comment
  6. Akrepi May 18, 22:53

    Kush ka frikë nga përgjimet bëjnë zhurmën më të madhe, kjo pajisje është për trajnim dhe kushton siç tha Noka, 80000 euro ndërsa ajo e Berishës 6milionë euro dhe prokuroria. e mbylli çështjen

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim