Pajisja e qytetarëve me karta shëndeti vijon edhe pas 30 prillit

April 29, 2016 20:07

Pajisja e qytetarëve me karta shëndeti vijon edhe pas 30 prillit

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor njofton se pas datës 30 prill nuk do të njihet më libreza shëndetësore. Gjithashtu FSDKSH thekson se pajisja me kartë mund të bëhet në çdo moment edhe pas kësaj date.

“Për të eleminuar keqkuptimet si dhe radhët e krijuara në sportele sqarojmë se pajisja e qytetarëve me Karta Shëndeti vazhdon edhe pas datës 30 prill! Në këtë datë përfundon vetëm afati i përdorimit të Librezave të Shëndetit, kështu që askush nuk duhet të shqetësohet se mund të mos pajiset me këtë dokument.

Të gjithë qytetarëve që nuk e kanë të domosdoshme pajisjen me kartë shëndeti të mos paraqiten në sportele gjatë këtyre dy ditëve sepse mund ta marrin këtë dokument në çdo moment që atyre do t’ju nevojitet. Për të mundësuar një shërbim sa më korrekt, sportelet tona pranë qendrave shëndetësore punojnë çdo ditë deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Gjithashtu të interesuarit që kanë akses në një kompjuter mund ta gjenerojnë vetë kartën e shëndetit përmes portalit e-albania pa qenë nevoja të paraqiten në sportelet tona”, njofton Fondi i Sigurimeve.

April 29, 2016 20:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin