Pajisja përgjuese u përdor në Seman për të hetuar avionët me drogë?

June 20, 2016 09:39

Pajisja përgjuese u përdor në Seman për të hetuar avionët me drogë?

Pajisja përgjuese “IMSI Catcher”, për të cilën Prokuroria ka nisur hetimet, dyshohet se është dërguar në zonën e Semanit pak javë më parë, pas raportimeve për një avion me drogë në atë zonë.

Prokuroria e Tiranës, e cila deri tani ka vendosur nën akuzë tre zyrtarë të Policisë së Shtetit, me akuzën shpërdorim detyre, ka zbardhur të dhëna që tregojnë se pajisja e përgjimit është çuar të paktën një ditë në zonën ku ishte raportuar për fluturimin e një avioni të vogël në Seman.

Dyshohet se të pranishëm kanë qenë policë shqiptarë dhe punonjës të “Interforce”. Dërgimi i pajisjes në zonën e Semanit mësohet se është pranuar se ka ndodhur edhe nga efektivë të policisë shqiptare, që janë pyetur si persona me dijeni për çështjen e “IMSI Catcher”.

Pavarësisht këtij fakti, nuk është e qartë nëse pajisja përgjuese është dërguar në zonën e Semanit për arsye hetimore, pra për të skanuar IMEI-t në zonë vërtet apo për arsye trajnimi. Zyrtarët e akuzës thanë se po hetojnë të dyja variantet, pra mundësinë që pajisja të jetë përdorur për përgjime në lidhje me çështjen e avionit, por edhe mundësinë që në situatën e dhënë, pajisja të jetë përdorur për trajnim me qëllim lokalizimin e personave të dyshuar në zonë.

Në të dyja rastet, sipas Prokurorisë, ka dyshime se pajisja është përdorur me kapacitetin e saj skanues të celularëve dhe me programe përgjuese. Më 21- 22 maj 2016, disa qytetarë raportuan se kishin parë avionë të vegjël sportivë në zonën e Semanit.

Raportimet u shoqëruan edhe me disa foto të avionëve, për të cilët u tha se ishin ulur në zonën e Semanit. Policia i hodhi poshtë këto raportime dhe tha se atë ditë në itinerare që përfshijnë Semanin kanë fluturuar tre avionë sportivë, me leje, për qëllime turistike.

Nga ana tjetër, Prokuroria bën me dije se veç hyrjes së pajisjes pa kaluar në doganë dhe pa autorizim nga Prokuroria, një tjetër shkelje është gjetur në procedurën e ndjekur.

Sipas akuzës, Policia nuk ka njoftuar AKEP-in në lidhje me ndërhyrjet që mund të bëheshin në rrjetin e telefonisë celulare nga pajisja “IMSI Catcher”, qoftë edhe për arsye trajnimi. Edhe në këtë rast, sipas Prokurorisë, organi që ka sjellë pajisjen në Shqipëri duhej që minimalisht të njoftonte Autoritetin e Komunikimeve Elektronike e Postare, AKEP, raporton Panorama.

Sipas Prokurorisë, në çdo rast pajisja ndërhyn në rrjetin e telefonisë celulare duke u sjellë si antenë valësh e rreme e duke nxjerrë jashtë funksioni antenat e vërteta.

June 20, 2016 09:39
Komento

1 Koment

  1. demo June 20, 10:17

    Shume mire kane bere,qe kane pergjuar avionet e droges.Pse?Si jane kapur bandat e mafiozeve neper bote? Saliu si person mafioz me rrezikshmeri te larte,duhet pergjuar sepse ka bere thirrje per armatosje te bandave.Rama mos te luaje me sigurine e shtetit,por t`u beje kerkese Interpolit te vere nen pergjim banden PD,qe kerkon destabilizimin e vendit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*