“Pajtim historik me shqiptarët”/ A është thirrja e Vuçiç një manovër taktike?

August 17, 2017 09:52

“Pajtim historik me shqiptarët”/ A është thirrja e Vuçiç një manovër taktike?

 

Presidenti i Serbisë, Vuçiç bën thirrje për dialog për Kosovën dhe për “pajtim historik me shqiptarët”. Për këtë, disa e brohorasin si vizionar. Kritikët dyshojnë për një manovër taktike.

Presidenti serb ka në bazë të kushtetutës së Serbisë vetëm funksione përfaqësuese – posti i tij është simbolik, pa kompetenca praktike. Por Aleksandar Vuçiç ka prej pesë vitesh të gjithë frerët e pushtetit në duar, si shef i partisë së fuqishme të Përparimit: në fillim si zëvendëskryeministër, pastaj si Kryeministër dhe tani si President i shtetit.

Herë pas here, Vuçiçi vendos të merret me gjëra të mëdha. Prej javësh dominon thirrja e tij për “dialog të brendshëm serb” për temën e Kosovës, në interpretimin e tij “një shans historik” për pajtimin me shqiptarët. E gjitha ka elementë hollivudianë: pikërisht ky President, që në vitet nëntëdhjetë qe një nacionalist i etur për gjak, i cili i shante përditë shqiptarët, dëshiron ta zgjidhë përfundimisht këtë çështje.

Dialog me një autokrat?

Problemi në këtë punë: Presidenti e “hapi” diskutimin pa ofruar një platformë. Kështu në Beograd vrasin mendjen, se si, kur, ku dhe për se do të flitet. Fjalën duhet ta marrin të gjithë aktorët, edhe Kisha Ortodokse tepër konservatore Serbe – më tepër Vuçiç-i nuk tha. Ai vetë fillimisht do të dëgjojë ato që do të thuhen dhe në fund do të marrë një vendim. A mund të ketë një pamje të tillë një dialog historik?

“Në thelb, Aleksandar Vuçiç nuk ka një ide të qartë, por që përpara i diskualifikon të tjerët, që kanë mendim të ndryshëm nga ai”, thotë Dusan Janjic nga Forumi i Beogradit për marrëdhëniet ndëretnike, i cili merret intensivisht me çështjen e Kosovës. Sipas Janjicit, thirrja e Vuçiç-it për dialog nuk është gjë tjetër veçse një manovër taktike: “Krejtësisht sipas motos:  ju pyeta, nuk thatë asgjë, pra unë edhe më tej do të vendos vetë – por përgjegjësinë do ta ndaj me ju.”

Opozita e shoqërisë civile nuk pranon fare të merret me këtë- me një autokrat nuk mund të bësh gjithsesi dialog, thuhet. Partitë e copëzuara të djathta, të cilat mund të mbledhin 15 përqind të votave, nuhasin tradhëti: sipas tyre, me shqiptarët as që duhet folur fare.  Në medie dëgjohen edhe disa ide, të cilat flasin për një ndarje të Kosovës e deri për një anëtarësi të mundshme të Kosovës në OKB.

Në një kohë kur në mënyrë diplomatike Presidenti i mirëpret të gjitha propozimet, shokët e partisë së tij sulen çdo ditë në mediet e afërta me qeverinë kundër kundërshtarëve politikë. Kështu ata damkosen si “frikacakë”, kur heshtin për temën e Kosovës, ose si “patriotë falsë” dhe “urryes të serbëve”, kur shprehen për këtë temë.

Gjueti shtrigash ndaj kritikëve

Pavarësinë e ish-provincës serbe Kosovë sot e njohin 111 shtete në të gjithë botën, por jo pesë anëtarë të BE dhe fuqitë me të drejtë vetoje në OKB, Rusia dhe Kina. Në Beograd kjo punë shihet në mënyrë të veçantë: pavarësia e Kosovës nuk duhet të njihet, por realiteti duhet pranuar. Marrëveshja e arritur në vitin 2013 në Bruksel me qeverinë në Prishtinë parashikon kështu integrimin e plotë të Veriut të Kosovës të banuar kryesisht me serbë në republikën e Kosovës, gjë që shumë vëzhgues e interpretojnë si një njohje faktike.

Një tezë që e ndesh dendur thotë: si nacionalist ekstremist që ka qenë, Presidenti Vuçiç duhet të sillet sot në mënyrë pragmatike për çështjen e Kosovës, në mënyrë që Perëndimi ta durojë në heshtje stilin e tij princëror të qeverisjes.

Kjo taktikë duket se po funksionon. Në një kohë kur partia e tij e Përparimit bën gjueti shtrigash kundër kritikëve në vend, i ndan vendet e punës dhe postet në bazë të listës partiake dhe kufizon të drejtat e punëtorëve, Vuçiç-in e lëvdojnë në Bruksel dhe në Berlin si shtyllë të stabilitetit në Ballkan, si reformator aktiv dhe madje si vizioner. Kritika për nepotizmin ose për mungesën e sundimit të ligjit përmendet me zë të lartë vetëm rrallë dhe vetëm në periferi të raporteve të progresit të BE.

Pas thirrjes së tij për dialogun për Kosovën, pati që u habitën në Beograd, kur në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” u shkrua se Vuçiç-i “po kërcen mbi hijen e errët të historisë serbe”. Një këngë me lëvdata, për të cilën më parë ai vetëm mund të ëndërronte.

Tema e Kosovës nxit emocionet dhe populizmin

A mund t’ia lejojë vetes pushtetmbajtësi serb, për të cilin bujarisht thuhet se ka guxim, që ta shuajë preambulën për Kosovën nga Kushtetuta e Serbisë? Kjo është pyetja më e vështirë. Sepse megjithëse serbët që jetojnë në mjerim ekonomik nuk interesohen fort për Kosovën – vetëm dy deri në tre përqind e shohin Kosovën si temë të rëndësishme – tema e Kosovës ngërthen edhe më tej emocione të mëdha. Duke iu referuar betejës në Fushën e Kosovës (në vitin 1389) Kosova vazhdon të quhet “djepi i serbizmit”. Edhe më tej 80 përqind e serbëve mendojnë se pavarësia e Kosovës nuk duhet të njihet në asnjë mënyrë.

“Nuk kemi ide, zotëri, edhe mendja më e mençur e Serbisë nuk mund të ofrojë zgjidhje për momentin. Më parë duhet të shohim se si do ta shohim në të ardhmen Kosovën dhe Metohinë, çfarë mund të marrim, pa qenë të detyruar që ta njohim pavarësinë e Kosovës”, thotë Vladimir Gjukanovic, deputet i Partisë së Përparimit në pushtet. Edhe ai, si Vuçiç-i, ka qenë më parë një nacionalist ekstremist. “Kosova dhe Metohija” – emri zyrtar i “provincës së pabindur” konsiderohet si deklaratë politike. Ky togfjalësh ka qenë i detyrueshëm për të gjithë ata që kanë pasur njëfarë pushteti në Beograd.

“Ky gënjim i vetvetes ofron mundësi për populizëm”, mendon Dragoljub Micunovic, një nga anëtarët më të vjetër të Partisë Demokratike në opozitë. Me këtë, deputeti më i vjetër i vendit kritikon edhe kreun e partisë së tij, që e përsërit me zell formulën magjike “Kosova është Serbi”. “Politikanët e paraqesin veten si mbrojtës të së përgjithshmes – ekonominë tonë, kulturën dhe të tjera ata nuk mund t’i shpëtojnë, por Kosovën po! Kjo mbrojtje e Kosovës nuk ka nevojë për dëshmi, mjafton tregimi.”

Shqiptarët e Kosovës po merren aktualisht me veten – në Kosovë po punohet për një qeveri të re – por në përgjithësi tregojnë pak entuziazëm për atë që dëgjohet nga Serbia. Po nuk përfundoi me njohjen e pavarësisë, dialogu brendaserb është i kotë, shkroi në Twitter ministri i Jashtëm në largim i Kosovës, Enver Hoxhaj./DW

August 17, 2017 09:52
Komento

5 Komente

  1. anticensurë25642654 August 17, 12:03

    shpresoj që të jetë një përkëthim i keq më shumë se të them është një shkrim jashtëzakonisht i keq!!
    që titulli”“Pajtim historik me shqiptarët”/ A është thirrja e Vuçiç një manovër taktike?” vë ndë dyshim qëllimin!!për këtë ka të drejtë!!akoma është fillimi dhe nuk mund të mos lejohet asnjë dyshim!!
    por më pas shikon një shkrim që duket sikur e ka shkruar një nga antarët e “Partitë e copëzuara të djathta, të cilat mund të mbledhin 15 përqind të votave,”,ose një nga “80 përqind e serbëve mendojnë se pavarësia e Kosovës nuk duhet të njihet në asnjë mënyrë.”!!
    është një shkrim i çuditshëm,pavarsisht se është marrë nga DW nuk ka një emër të autorit të tij,që shkon në trajtimin e dyshimit të kërkesës së vuçiçit,mënyrës së qeverisjes së tij,problemeve të brëndëshem të 5 shteteve antarë të BE,dhe dëshirës së “moshumbjes së kosovës”!
    në fund mbyllet me shkrimin në tuiter të një personazhi që për mendimin tim,duke u bazuar në këtë që shkruan,”Shqiptarët e Kosovës po merren aktualisht me veten – në Kosovë po punohet për një qeveri të re – por në përgjithësi tregojnë pak entuziazëm për atë që dëgjohet nga Serbia. Po nuk përfundoi me njohjen e pavarësisë, dialogu brendaserb është i kotë, shkroi në Twitter ministri i Jashtëm në largim i Kosovës, Enver Hoxhaj.”nuk duhe të ishte ministër i jashtëm!nuk e ka kapacitetin mendor!!
    duke lënë mënjanë qëllimin e vuçiçit,i mirë a i keq,e rëndësishme është që në shoqërinë sërbe të diskutohet çështja e kosovës!!ndënja në vëndqëndro,ose stanjacion(kënetëzim)nuk sjell asnjë të mirë!!me anën e diskutimit të çështjes së kosovës do të mund të përparohet në kohë!ndoshta do të duhet kohë,por në fund të fundit do të bëhen hapa përpara!!kjo mënyrë palëvizje nuk bën gjë tjetër veçse nxjerr “fakte” të 20 viteve më parë!!mendime të 20 viteve më parë!!nëse do të diskutohet dhe nëse pas diskutimeve,të çfardoshme,do të bëhen sopndazhe të rej ado të shihet se nga “80 përqind e serbëve mendojnë se pavarësia e Kosovës nuk duhet të njihet në asnjë mënyrë.”,do të kemi ulje të vazhdueshme!!
    koha ndryshon njeriun,interesat,dëshirat dhe zakonet e tij!!
    thënja e ramës për vuçiç “se ne nuk mund ta çbëjmë njëritjetrin,pra është më mirë të bashkpunojmë se të vetshkatërrohemi”,mund të pasohet me kërkesën e vuçiçit për “pajtim me shqiptarët”!
    që të dy jemi njerëz dhe mund të merremi vesh!!
    kjo është më e rëndësishmia!!

    Reply to this comment
  2. Alban August 17, 13:32

    Sllavët e kanë bërë që nga Shek i Vl kohë kur u shvendosën në gadishullin ilirik duke shpërgulur me barbarizma popullsinë vëndase dhe nuk do të rreshtin duke dëmtuar dhe penguar përparimin e Kombit Shqiptar.

    Reply to this comment
  3. DRENICA E KUQE August 17, 14:04

    A e di vertete Vuçiçi si zgjidhet çeshtja shqiptaro-serbe? Po a e di edhe Evropa?… Por, kete jo vetem qe duhet ta dije Vuçiçi po edhe Brukseli, Evropa e bota. Çeshtja shqiptaro-serbe zgjidhet dhe mbetet e zgjidhur perjetesisht e historikisht kur Serbia te heqe dore nga tokat e pushtuara shqiptare – deri ne Danub (Tune). E po ashtu duhet te heqe dore Bullgaria nga Maqedonia shqiptare, duhet te heqe dore Greqia nga Epiri e Peleponezi shqiptar… Çeshtja shqiptare me fqinjet e saj pushtues, mashtrues te Evropes e te botes, vrases e gjenocidkryes dhe etnocidkryes, zgjidhet vetem atehere kur te bashkohet Shqiperia dhe shqiptaret ne nje shtet te tyre kombetar dhe permiresimin e gabimeve duhet ta beje Evropa, e cila ua fali e dhuroi fqinjve tane gjakpires e vrastare tokat tona autoktone, stergjyshore…
    E, kete duhet ta dije edhe DW, shtypi vendor, rajonal e nderkombetar…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  4. Epo kjo pune! August 17, 15:56

    pajtim!!!! Filloni nga ndjesa njehere dhe pastaj shohim….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*