Pajtim Lutaj emërohet dekan i Fakultetit të Mjekësisë

July 15, 2014 08:00

Pajtim Lutaj emërohet dekan i Fakultetit të Mjekësisë

Pajtim Lutaj do të jetë në krye të Fakultetit të Mjekësisë. Pas shkeljeve të konstatuara, Rektorati i Universitetit të Mjekësisë kërkoi shkarkimin nga detyra të dekanit Bajram Hysa ndaj të cilit janë gjetur një sërë shkeljes jo vetëm në procedurat administrative të drejtimit të fakultetit, por edhe në shkaktimin e një dëmi të madh prej 55 milion lekësh në buxhetin e fakultetit. Konstatimet e shkeljeve erdhën pas një auditi të brendshëm të realizuar që në nisje të këtij viti. Gjatë ditës së djeshme është bërë e ditur se në vend të tij, është emëruar Pajtim Lutaj, një ndër ekspertët më të mirë të okulistikës shqiptare. Profesor Pajtim Lutaj është diplomuar si e “Mjek i Përgjithshëm” në Universitetin e Tiranes në qershor të 1983-t. Ndërkohë që tre vite më pas siguron edhe diplomën e specialistit okulist po në Fakultetin e Mjekësisë në kryeqytet. Formimi i tij profesional është zgjeruar me një sërë dilomash të nivelit master të fituara brenda dhe jashtë vendit sa i takon zhvillimeve të reja në shërbimin e okulistikës. Lutaj gëzon titullin “Doktor i shkencave mjekësore dhe Profesor i Asociuar”, ndërkohë që prej vitesh është pjesë e stafit akademik në Universitetin e Tiranës. Nga gushti i 1998-s e në vazhdim ka punuar si mjek ophtalmokirurg dhe pedagog në klinikën universitare të Okulistikës në QSUT, për të kulmuar në tetor 2001 ku mori drejtimin e Përgjithshëm të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për rreth një vit. Ndërkohë që nga marsi i 2005 deri në vitin 2011 ka drejtuar Shërbimin e Okulistikës në këtë qendër spitalore. Janë me dhjetëra punimet e tij shkencore publikimi i të cilave është bërë në revistat më të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit. Referuar karrierës së tij profesionale e cila është e pasur me titujt të shumtë universitar dhe spitalor, Pajtim Lutaj është autor i 5 teksteve mësimore dhe monografive të botuara (një prej të cilave është përkthim). Mbi 12 është numri i artikujve të botuar në revista rreth zhvillimeve të ndryshme të ndodhura përgjatë viteve në fushën e okulistikës, nga këto 9 artikuj janë botuar në revistat jashtë vendit. Gjatë karrierës së tij Lutaj ka udhëhequr një sërë punimesh shkencore. Konkretisht bëhet fjalë për rreth 11 udhëheqje shkencore për punime doktorature në Shqipëri dhe Kosovë. Gjithashtu ai ka drejtuar 12 seanca shkencore të zhvilluara në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare rreth këtij specialiteti, ka mbajtur rreth 9 leksione në Kongrese Ndërkombëtare rreth çështjeve të ndryshme shëndetësore që përfshijnë këtë specialitet, si dhe ka bërë mbi 48 prezantime dhe postera, prej të cilave në 32 është autor i parë. Një kontribut të veccantë Pajtim Lutaj ka dhënë edhe në organizimin e drejtimin e 2 kongreseve ndërkombëtare. Prej vitesh Lutaj është anëtar i shumë shoqatave të Ophatmologjisë vendase dhe të huaja.

 

July 15, 2014 08:00
Komento

6 Komente

  1. Ramizi July 15, 09:27

    Me duket se e hoqen per te realizuar rilindjen.

    Shume e thjeshte, per se nuk bejne zgjedhje por emerim, apo po pergatisin kushtet per tu zgjedhur?

    Qenka kocke e mire dekani i mjekesise, ce do ku dekanllekun para klinikes private?
    Cfare i ka dhene ky edukimit mjekesor, apo privatizimin.
    Ku i paska 12-artikuj. Asnje artikull nuk navigon Google?
    Paska edhe monografi, edhe te perkthyer?
    Cjane keto monografi te perkthyera.
    Tekste mesimore????????????????????????????????????????????????

    Reply to this comment
  2. CAJA E VAKUT TE TABAKEVE July 15, 10:39

    AVANTI NJE TJETER
    Qe Lutaj-t e Fierit jane te zotet, me mire se kushdo tjeter e ne fisin e tyre e misheron Pirrua i… Fierit (jo i Epirit).
    I vet quajturi “gjeneral” kur nderhyn ne komisionin e sigurise, kur flet ne kuvend (nuk mbaj mend te kete folur ndonjehere) kur kercenon me doren jo te majte ne drejtim te kundershtareve te momentit: Noka, Ristani, Strazimiri, tregon jo vetem kepucet akoma me balte myzeqeje, por edhe trashanikllekun e qe i shembellen me shume çdo qenjeje te ardhur nga pyjet amazonike te Brazilit.
    Pa vene ne dyshim personalitetin e Pajtim Lutaj-t (i vellai ?), Edi i keshillave te mira, mund dhe duhej te urdheronte konkurs per kete post te rendesishem dhe jo te shperbleje Pirron e Eipirit, ne pritje te ndonje tjegulle ne koke nga te ndeshkyerit e hoolandezit fluturues – Basha.
    Paçka se Pajtim Lutaj eshte i rekomanduar per te huajt, si mjek Ophtamolog (dhe jo Ophatmologjisë – gabim shtypi mbase) as me pak e as me shume po nga Arvizu i ambasades USA, ai “inekzistenti” per Kerry-n dhe “i mrekullueshmi” per Victoria Jane Nudelman-en.
    Mbase, Edi Rama dhe keshilltaret e tij te mire, “engjelli katerkembor” apo “konçita e Beratit”, kane marre shkas nga curriculum vitae i tij, publikuar ne linkun: http://www.vision-al.com/index.php?option=com_content&view=article&id=59:profpajtim-lutaj&catid=47:stafi&Itemid=58&lang=en
    Adresa personale: Rr Jeronim De Rada Nr 2 Tirane Tel : +35542232655
    Fax:+355 42249289 e-mail : [email protected] This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it; http://www.vision-al.com
    Adresa profesionale: Fakulteti i Mjekesise dhe Q.S.U. “Nënë Tereza” Tiranë .
    Tel&Fax:+355 4 2362627. E-mail: [email protected] This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
    Ø Lindur I martuar , dy femijë
    Ø Shtetesia Shqipetare
    Ø Gjuhe e huaj Frengjisht, Anglisht, Italisht.

    Mos u çuditni, eshte pikerisht keshtu: Lindur i martuar me dy femije!!!!

    Reply to this comment
  3. Zagari July 15, 11:19

    Ekzakt ” Çaja i vakut të Tabakëve”? Madje shumë ekzakt. Ne zagarët e fierit i dimë të gjitha sepse gjithe ditën rrugëve rrimë. I kemi shokë lutajt. Ja bënë puçin Bajram Hysës qentë!

    Reply to this comment
  4. ben July 15, 12:09

    Pajtimi,injorant me shkolle.

    Reply to this comment
    • sanie July 15, 12:38

      Po e drejte, injorant me shkolle.

      As CV nuk ditka te beje.
      Titulli Profesor, dosja e dorezuar ne Fakulktet…./////????
      çudra shqiptare….

      Reply to this comment
    • black_lion July 15, 12:56

      Edhe nje pozicion tjeter i blere me para nga persona me te kaluar te piset. Ky Pajtim Lutaj kushedi sa raste ankesash tek Urdhri i Mjekut ka mbyllur me rryshfet? Per rastin e tim eti, qe tashme “fale” Z. Lutaj gezon vetem 20% te shikimit, e di me siguri!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*