Pak e nga të gjitha!

July 21, 2020 11:00

Pak e nga të gjitha!

Ç’po ja thotë bilbili,
në Malin e Thatë,
në kulm të Covidit,
Luli bën fushatë!

Luli bën fushatë,
si një gramafon,
se të njëjtat gjëra,
kudo reciton!

Duket-kësaj radhe,
vërtet po na bind,
me një taksë që shkon,
vetëm Nëntë përqind!

Ç’po ja thotë bilbili,
pyjeve me fleta,
siç e kishim thënë,
nuk shkarkohet Meta!

Siç e kemi thënë,
në krye të herës,
nuk ja prishën dot,
pushimet e verës!

Ulsiu me shokë,
plot një vit të tërë,
më së fundi bënë,
në ujë një vërë!

Ç’po ja thotë bilbili,
në ato bregore,
e paska hutuar,
reforma zgjedhore!

Zëri i bilbilit,
dridhet e përdridhet,
Kshilli politik,
nesër do të mblidhet!

Po do jetë paneli,
ndryshe nga sa nisi,
se do shtohet Bardhi,
Rama dhe Murrizi!

Jo për Pesë Qershorin,
do jenë diskutimet,
po për Kushtetutën,
edhe për ndryshimet!

Po si e mendon,
kjo radakja ime,
po u hodh në votë,
nuk do ketë ndryshime!
Ç’po ja thotë bilbili,
lart e nga Bulqiza,
me kthetra të forta,
na ka kapur kriza!

Po pas një tërmeti,
dhe gripit që vret,
ndonjë mrekulli,
asnjeri nuk pret!

Kaq keq situata,
s’ka qënë ndonjëherë,
po kjo është në fakt,
këngë për çdo derë!

Po vijon bilbili,
zog me zë të rrallë,
ka shumë rëndësi,
që të dalim gjallë!

Ç’ja thoshte bilbili,
si i donte bitha,
ç’po ja thotë me ligje,
pak e nga të gjitha!

Ç’po ja thotë bilbili,
zog me zë të butë,
punët po na venë,
mut edhe më mut!

Po Unë ju uroj,
paqe dhe shëndet,
dhe kujdes nga Gripi,
se ky Grip të vret!

19 Korrik,2020

July 21, 2020 11:00
Komento

2 Komente

  1. Populli July 21, 17:59

    Ne kulm te Covid, ky Luli po ben fushate,
    por dite-nate ne TV mbeti Rama i ngrate,
    nga mengjezi ne darke Rama i papertuar,
    e mesoi kete popull se si ti lanin ato duar,
    dite nate Rama oraret e liridaljes tregonte,
    se vec per kete popull non stop mendonte,
    pa doli dhe ekspert mbi ekspert i pandemis,
    u bene nje me Piperon si ato kembet e dhis,
    kete popullin e shkrete c’fare e zeze e ka gjet,
    Varferia, Termeti ja dhe ky i flamosur Covid19,
    Hapim dollap te bukes – Dhe del kokrra e Miut,
    ndezin ate TV – Dhe 24 ore del kok e Ramziut,
    dil pra or Duke ca ketej nga e jona Shqiperia,
    te shohesh surrat te Rames – eshte Varferia!

    Reply to this comment
  2. Xhoi July 21, 21:01

    Ngriu ore popull lart
    Që mos të vazhdosh të flasësh përçart.
    Ngriu ore popull me këmbë në tokë
    Që nesër mos të heqin dhe atë kokë.
    Ah more popull dele,që po tërheqin si zhele?
    Mos rrini duke parë në qiell duke u ngrohur në diell……….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim