Pak ujë, o shok, O Lulo, o vëlla…

February 20, 2018 21:17

Pak ujë, o shok, O Lulo, o vëlla…

Entela Resuli

Drejtorin e Ujësjellësit të Sarandës nuk e njihte askush deri paraditen e sotme. Një intervistë  e tij është bërë virale në rrjet, për një fjali të thënë nga ky zyrtar, i cili kujdeset për ujin që përdorin banorët në qytetin e tij.

Emri i tij është Sheme Lulo.

I pyetur se sa orë në ditë furnizohet qyteti me ujë, përgjigjet “8 orë”. I pyetur nëse ky furnizim është i mjaftueshëm, Lulo nxjerr “perlën” që do e bënte të famshëm:

“Unë i kam lënë edhe tri ditë pa ujë për të parë sesa kërkesë ka. S’i ka rënë asnjëri telefonit që të thotë “shiko se jam pa ujë””.

Po, me qetësi, pas asnjë grimcë emocioni ai thotë se ka bërë këtë eksperiment me banorët e Sarandës dhe rrethinave të saj.

Sipas tij, fakti që njerëzit nuk kanë reaguar do të thotë se mund të qëndrojnë edhe tre ditë pa ujë. Mos vallë njerëzit në Sarandë janë kthyer në deve!? Apo kryetari i sheh me këtë sy!?

Po Lulo vetë, a ka patur ujë në shtëpi, kur të tjerët kanë qenë pjesë e eksperimentit të tij?!

Sot tregon se sarandjotët rrinë edhe tre ditë pa ujë dhe nuk bëjnë zë, ndërsa gjatë verës e mbushi detin me m*t, për shkak të çarjes së tubave të ujërave të zeza pranë Ksamilit.

Nuk ka faj Lulo! Ata që durojnë i kanë fajet. Populli! Kjo tregon se çfarë mentaliteti ka në këtë vend.

Sa më shumë të na lenë pa ujë, aq më shumë durojmë!

Sa më shumë të na lenë pa drita, aq më shumë na errësohen sytë!

Sa më shumë na ngrenë taksat, aq më shumë trembemi dhe heshtim!

Sa më shumë të na kërcënojnë dhe dhunojnë çdo ditë për vendin e punës, për vendin e parkimit, për rritjen e çmimeve, aq më shumë durojmë!

Na zënë edhe dritën e diellit, pasi në parvazin e dritares të vjen ai “i madhi” dhe të ndërton një derr pallati, dhe… kujt i ankohesh, për be!?

Jemi mësuar të jetojmë nën diktatin e dhunës së vazhdueshme, vetëm kështu e shijojmë… jetën, sepse gëzojmë, kur na hedhin ndonjë kockë.

I gëzojmë pikës së ujit, kur na vjen edhe pse ka munguar për tre ditë!

Ndoshta nuk do të ishte fare e nevojshme të ngriheshim në protestë për çështjen e detit, ujë të cilin nuk do ta përdorim kurrë.

Më e drejtë do të ishte të çoheshim për ujin që (s) na vjen në rubinetin e shtëpisë.

Këtu fillon e gjitha! Pak ujë, pak dritë, o shok, O Lulo, o vëlla… /Dita/

February 20, 2018 21:17
Komento

9 Komente

  1. Nene Pashako Emigrante. February 20, 22:57

    Eksperimente me MASEN-JO-do ta pesosh djalo!

    SHKRIM SHUME LETRAR me Shume zarar,
    Parathenie, per ata allamango zyrtare.
    Na ben penat, te sjellin Migjenin e madh.
    Dhe ku, ne SARANDE, zonjje-ballabane.
    Mblidhni mendien zyrtare
    Bejini punet me radhe,
    Hani lakrorin pa baklavane,
    Eksperimentet ne mase jo.
    as me to, mos eksperimeto.
    Do ta pesosh djalo !.

    Nene Pashako.

    Reply to this comment
  2. Vladimir Dushniku,pensionist. February 21, 00:30

    Problemi eshte shume me i thelle se kaq!
    Kam gati nje vit qe i shkruaj letra drejtuesve te Ujesjellesit te Tiranes,kryetarit te Bashkise se Tiranes dhe vete kryeministrit per shkelje ligjore dhe padrejtesi nga UKT ,por asnje pergjigje zyrtare mbeshtetur ne ligj nuk japin!
    Ky drejtor thote se ne Sarande i ka lene tre dite banoret pa uje dhe nuk i paska rene njeri telefonit!
    Mjafton kaq,qe ky zyrtar te jepet per ndjekje penale,se ky i ka trajtuar banoret si kavie eksperimentale!
    I ankohem kryetarit te Bashkise se Tiranes,per shkeljet ligjore te UKT-se,por ne vend qe te verifikojne gjendjen,te bejne ballafaqimin e ankeses me ligjet,mjaftohen vetem duke ia derguar perseri per ta zgjidhur po ature qe i duhej kerkuar llogari!
    Ndersa kryetari Veliaj me shume kohe shpenzon per mbjellje pemesh dhe intervista mediatike ne tv se sa te prese popullin apo njihet me hallet e tij,per te cilin eshte zgjedhur!
    I ankohem kryeministrit,se as Bashkia e Tiranes nuk ka bere asgje per zgjidhjen e ankeses time,por jo vetem qe kryeministri nuk merret me ankesat e popullit,se e justifikon komunikimin me ne vetem e ane te facebook-ut,por edhe rrogtaret e tij luajne vetem rolin e postjerit duke i lutur “ujkut ta pranoje apo jo se e hengri qingjin”!
    Ja pra pse ka korrupsion,sepse ka shkelje ligji ,zvarritje te qytetareve dhe ne kembim te halleve, hallexhinjte ose japin para ose u drejtohen gjykates!
    Besoj se mbi 80% e ceshtjeve gjyqesore neper gjykata jane si rezultat i padrejtesive e zvarritjeve nga rrogtaret e pa afte ose te korruptuar te administrates shteterore!
    Per derisa as kryeministri,as ministrat e drejtoret poshte tyre nuk i vleresojne letrat e popullit si informacionin me te paster per te pare se si funksionon administrata shteterore,doemos qe do kete korrupsion dhe gjykatat do te mbingarkohen me mijra ceshtje qe zgjatin me vite te tera !

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit February 21, 00:32

    PO e lane drejtor kete do filloje eksperimente me te çmendura, do u dergoje sarandjoteve uje te zi…Po s’u ankuan, do ua çoje ujin me ngjala brenda, se peshkaqenet nuk hyjne dot ne tubacione. Po shkarkoje urgjentisht o Edo se na mbyten Shemot.

    Reply to this comment
  4. MH February 21, 01:27

    Mbas gjith filozofise teper kritikuese ka dhe nji rendesi pozitive. Sheme Lulo asht i vetmi qe tregon me ndergjegje veprimin negativ ndaj banorve.Gjeni nji jo ne keto vite tranzicionit.Po ne ma shume se nji shekull qe jo te deklarojne si ky sot por ti thohet cope,ne sy per sy. Ti ke ba filan gje dhe ai ta pohojne.Kurren e kurres.Nuk ka njeri ne bote qe pranon kritikat.Po te gjithe mbrohen me shume kujdes e gjaknxehtesi.Kjo vjen nga qe instinkti ne kete rast asht ma i forte se ndergjegja.

    Reply to this comment
    • Euro Maloku February 21, 10:40

      Eshte edhe Nardi…Nard Noka, por ky eshte i sinqert se eshte pak defi….
      Ndersa Lulua eshte tip shkencetari qe po provon sa mund te jetojne pa uje saranditet…

      Reply to this comment
  5. Guri Naimit D(Dh.Xh.) February 21, 02:28

    Me te lumte Entela Resuli,Duhet te qaje femija qe ta ushqeje Neneja. sidomos atje ne Sarande qe oreksin, ta sjell deti,,…po duhet kullandrisie ekonomise;po nga kush nga ky Lulo,si na e thua ti ne kete shkrim;-Pak uje pak uje o Lulo vellai….
    Mire se ju terheq veshet te pakten.ishalla e lexojne…
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  6. Zzzzzz February 21, 09:44

    KUR GJEN MIRE JUA BENE POR MOS HARONI SE SHQIPTARET(SARANDIOTET) COC KANE MENYRA TE TJERA QE SE RRUAJNE FARE KUR KY MOSTRA QE EDHE MUNDE TE KETE NJE FARE TE DREJTE (JO DERI KETU..) TI LERE PA UJE 3 DITE …

    Reply to this comment
  7. Nastradini dhe gomari i tij February 21, 09:45

    Nastradini kishte vendosur ta mesonte gomarin qe te jetonte pa henger…Kaloi nje dite,kaluan tre dite..kaluan dite…e pas ca ditesh gomari ngordhi.Nastradini i merzitur ka nxjerre ate shprehjen proverbiale per skiptarte:
    -Tani qe u mesua te jetonte pa henger ngordhi!!!

    Reply to this comment
  8. Paci February 22, 17:02

    Ky i la 3 dite pa uje si nje eksperiment fashist i moderuar po ne Shkoder qe nje drejtor ka 5vjet qe ka bllokuar tubin e ujit si kulçedra e per rrjedhoje jane pa uje gjysma e Dobracit e nje lagje e Shkodres dhe askush nuk interesohet per kete gjendje me te cilen njerezit jane mesuar tashme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*