Pakësimi i shqiptarëve, sociologët: Po shkaktohet nga…

May 10, 2018 20:20

Pakësimi i shqiptarëve, sociologët: Po shkaktohet nga…

OKB ka dhënë alarmin se vendi ynë deri në vitin 2100 mund të pësojë një rënie drastike të banorëve.

Bazuar në konstatimin e OKB-së, sociologët Gëzim Tushi dhe Entela Binjaku janë shprehur për Top Channel për parashikimin karshi kësaj rënieje të popullisë.

“Në qoftë se do të vazhdojë emigracioni me këto ritme siç është, nëse lindjet do vazhdojnë të jenë në këto nivele nga 2,3 fëmijë për grua që kemi pasur në vitin 90 në 1,6 fëmijë për grua qe jemi tani, gati-gati nuk bëjmë as zëvendësimin natyror të popullsisë, këto të gjitha tregojnë se do të ketë një proces rënie”, shprehet sociologu Gëzim Tushi.

Ndërsa sociologia Entela Binjaku shpjegon se ç’do të thotë rënie e popullisë.

“Do të thotë popullsi më e plakur në trojet amë, prishje e ekuilibrit midis grupmoshave, do të thotë që gjithnjë e më shumë të moshuar do të jenë dhe gjithmonë e më pak të rinj do jenë kontribuues aktiv në tregun e punës do të thotë dhe nevoja për politika të reja shëndetësore.”

Në këtë pikë, sipas Binjakut duhet të ndërhyjë politika.

“Ndoshta shifrat e tilla dhe ai skenar negativ veçanërisht do të ndërgjegjësojë gjithë politikën shqiptare që të tregohet më e vëmendshme ndaj atyre perspektivave që i japin kësaj popullsie qëndrueshmëri dhe nuk e lejojnë të zbresë deri në këto shifra kaq katastrofike”, thotë ajo duke gjetur mbështetje edhe nga Tushi.

“Të ndërtohet një strategji kombëtare që ka të bëjë me punësimin, me rritjen e cilësisë së jetës, me përmirësimin e kushteve që kanë të bëjnë me rritjen e atraksionit të njerëzve, me lidhjen me vendin, pastaj me politika që kanë të bëjnë me nxitjen e natalitetit me politika favorizuese me gratë kur bëhen nëna për fëmijët që rritin”, shprehet ai.

s.a/dita

 

 

 

May 10, 2018 20:20
Komento

8 Komente

  1. Amerikani May 10, 20:56

    Padrejtesia eshte shkaku kryesor i largimit te njerezve nga Shqiperia

    Mungesa e drejtesise ne jeten shoqerore e ekonomike, shanset e barabarta per te gjithe te punesim, biznes ne te drejten e prones etj jane shkaqet kryesore te largimit te popullates.

    Gjendja ekonomike e varferia nuk jane shkaku kryesor.

    Mungesa e drejtesise eshte shkaku kryesor.

    Te vendoset drejtesia ne cdo lloj aspekti dhe optimizmi i shqiptareve do rikthehet menjehere.

    Reply to this comment
  2. s.g. May 10, 21:28

    Dhe kështu protagonistët e dhjetorit të viteve 90 janë ende në pushtet që penguan modelin e kontrolluar të nryshimeve si ai slloven ose çek këta të mashtruar nga propaganda e kstreme kapitaliste i imponuan popullit dhe vendit jo ndryshime por ndrrime radikale të modelit polak e rumun që edhe sot nuk e kan marrë vehten mu si shqiptarët se si dememagog që ishin si perspektivë popullit i hapën rrugët e botës dhe tani po vjen koha kur vendi do të paguaj ekzodin

    Reply to this comment
  3. shvejku May 10, 21:34

    Ne Shqiperi sot nuk gjen zyre ku mund tre ankohesh dhe te tre japin zgjidhje ligjore!
    Ne te gjithe administraten shteterore qe jam ankuar per 15 muaj rresht qe nga UKT,Bashkia Tirane,Avokati i Popullit,Kontrolli i Larte i Shtetit,kryeministri etj nuk me ka dhene njeri pergjigje ligjore por jane sjelle si KARAGJOZE te turpshem!
    Nje shtet i tere eshte bere bllok per te mbrojtur korrupsionin dhe grabitjen e qytetareve!
    Ne nje shtet ku nuk te degjon njeri ai nuk eshte shteti yt por i MAFIES NE PUSHTET!
    Prandaj mallkoj me gjithe shpirt diten qe linda ne Shqiperi,se ajo tani eshte probne privatre e politikaneve,krimineleve dhe hajduteve!
    Ne Shqiperi edhe per nje “pordhe” te duhet te shkosh ne gjykate se shteti eshte i zene me tenderat e koncesionet!

    Reply to this comment
  4. Niku May 10, 22:42

    Cfare do te mbjellesh, ate do te korresh, thote nje fjale e urte. Nuk ka dyshim qe fajtore kryesore jane klasa politike ne pergjithesi dhe PD-ja me Berishen dhe Bashen, ne vecanti. Politikane qe nuk mendojne per Shqiperine, por si te pasurohen sa me shume. Ne vendet e tjera politika nuk te pasuron, ne Shqiperi me te pasurit jane politikanet! Zgjidhja e problemit dihet, kopjo ligjet e vendeve te zhvilluara. Nuk u intereson politikaneve qe te vendosin ato ligje si ne Amerike dhe Europe, sepse nuk vjedhin e mashtrojne dot. Kontrolli I fitimit duhet te behet per cilindo person dhe jo vetem per gjyqtaret. Te importosh bashke me bananet droge me vlere 180 milion euro dhe te mos bijesh ne sy se ke kaq shume para, vetem ne Shqiperi mund te ndodhe. Prandaj po bete reforme te thelle, te zhduket korrupsioni, duke pastruar politiken, etj. njerezit nuk kane arsye perse te largohen. E dyta duhet te vihet nje shume parash per ata qe lindin mbi 2 femije.

    Reply to this comment
  5. Babuç May 11, 01:37

    Sekuestro te gjitha pallatet e hotelet e ndertesa te tjera qe jan bere per te pastruar parat e pista dhe jep fjalen qe kush ben 4 femij minimumi perfiton banese falas e keni per ta pare si do shumohen si milingonat brenda 10 vjetve ….. po ce do tre cerekun e ktyre ndertimeve e kan politikanet vet

    Reply to this comment
  6. Arben May 11, 07:13

    ne 2035 shqiperia do kete 800,000 banore jo

    ne 2100.

    arsyeja eshte e thjeshte fare.

    jemi popull trim dhe heroik

    Reply to this comment
  7. Befana May 11, 07:52

    Politikat serbe qe kur hapen ambasadat dhe lejuan hikjen ne mase vite me vone,eshte boshatisja e vendit dhe zhdukja e nje shtetit.
    Kthehemi te Enveri qe nuk e kish kot mbylljen e kufijve ku arriti te fuse ne pune shqipetaret per ndertimin e vendit te pasluftes.Arriti rritjen e popullsise ne 3milion banore.Sot nuk dihet sa banore ka vendi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim