Paketa e Solidaritetit, Ahmetaj: Ja sa shpërblim do marrin pensionistët

September 4, 2018 11:07

Paketa e Solidaritetit, Ahmetaj: Ja sa shpërblim do marrin pensionistët

Komisioni parlamentar për Ekonominë e Financat ka shqyrtuar sot aktin normativ për buxhetin e 2018-s.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, pasi foli për ekonominë deri në këtë periudhë të vitit duke ofruar shifra, ka dhënë edhe një lajm të mirë për pensionistët.

Ahmetaj njoftoi se paketa e solidaritetit është e konsoliduar në buxhet dhe se pensionistët do të përfitojnë në fund të vitit 5 mijë lekë shpërblim.

“Në mënyrën se si e afrojmë paketën e solidaritetit nuk ka asnjë lidhje me vitin elektoral. Shikoni kohën kur ne japim bonuese, ndërkohë që ata e kanë dhënë vetëm në vite elektorale. Paketa e solidaritetit është kthyer në standard dhe kjo është arsyeja pse e kemi sjellë të konsoliduar në buxhet me shifër konkrete, për të garantuar ata që përfitojnë se qeveria ka vëmendje totale të qytetarët”, u shpreh Ahmetaj.

Ministri për Financat tha gjatë fjalës së tij se viti 2018 ka shënuar rekorde historike për investimet e huaja dhe për turizmin, si dhe theksoi se synimi i qeverisë është rritja ekonomike nga 4 deri në 4.2%.

s.a/dita

September 4, 2018 11:07
Komento

9 Komente

  1. Alberti September 4, 11:25

    Lojra fjalesh, Paketa Solidaritetit(!) Ju deshen 5 vjet qeverise Rama te shkoje te 5000 leke shperblimi i dhene per pensionistet nga qeveria Berisha ne fund te c’do viti. Atehere Rama ne opozite e quante ‘Shperblim qesharak”. Ka dhene nderkohe ne c’do fundvit per pensionistet vetem 2000-2500 leke “Shperblim dinjitoz”.

    Reply to this comment
  2. tom September 4, 12:34

    Te flasesh per ekonomin kur ajo nuk ekziston dhe te importosh nga jashte gjithcka dhe te thuash rritje ekonomike se ke grabitur me dhune popullin tend eshte alarmante,Ekonomi dtth prodhim 90% dhe 10% tregti e sherbim,ekonomi dth import eksporti te jane te barabart per cfer rritje ekonomike bene fjale mashtrim kompletete .Populli do te punoi por nuk e le mafje eshte i njejti popull jashte shtetit punon pa u lodhur ketu nuk e le kush jo se nuk do te punoje.Administrate e mbushur me parazite matrapaz grabitsa ordiner qe veprojne ne grup per vejdhje ne cdo biznes dhe te mbrojtur nga mafja qe nxier cdo dite numra telefoni per te denoncuar korrupsionin.Edhe kur i denoncon keta grabitqare ne gjykate kane mbrojtje shembullore ne grup sikunder shperndajne edhe te ardhurat e grabitura.

    Reply to this comment
  3. Kris 1 September 4, 13:00

    Kketa hajdut miratuan me te ardhur ne pushtet nje ligj per mosrritjen e pensioneve por vetem indeksim me inflacionin.Ky sqifter i buxherit dhe i xhepave eshte shprehur se kemi deshire ti rrisim pensionet por nuk na lejon ligji kur ligjin e miratuan vete.Kjo ndodh kur shumica perbehet nga sqiftera dhe shakaxhi j te perparimit

    Reply to this comment
  4. perkthyesi September 4, 14:04

    Pafytyresia nuk ka brire! 5000 leke, ky politikan e quan arritje!!! More zoti minister, para se gjithash, te shikoni rritjen e pensionit jo me 200 apo 500 leke te reja, por ta dy e tre fishoni, sepse ai brez ka kontribuar madje dhe per me shume. Parate i gjeni vete, sepse Shqiperia eshte e mbytur ne informalitet, dhe ketu nuk kane faj pensionistet…….Perfundimisht, nuk keni gje ne terezi. Ju mund te vazhdoni si te doni, pasi keni nje avantazh te madh, ju mungon opozita, e cila i shkon ende pas Sali efendiut, i cili duhej te ishte ne biruce per gjithe krimet qe ka bere! Per aq kohe sa mbajne ende ne gjirin e vet kete Neron, asnjehere nuk kane per te fituar zgjedhjet! Te pakten, kjo eshte e sigurte! Ky shtet e paska shume te veshtire te marre kthesen per mire! Qofsha i gabuar!

    Reply to this comment
  5. Dodona mbi Tomorr September 4, 15:43

    Cili eshte kuptimi i ketij termi te padegjuar:”pakete solidariteti”megjithse une do ta quaja te kenaqeshme kete mase shperblimi ne qofte se eshte per cdo pensionist?!; Ndersa per rritjen e pensioneve eshte nji ceshtje e pazgjidhur qe qeveria duhet ta diskutoje me vete pensionistet ose me mire me grupe pensionistesh! per arsye se pensioniste ka edhe ushtarake dhe ata kane pasur rritje pensionesh , pensioniste ka edhe te perndjekur politike dhe ata vazhdojne te paguhen gjithashtu, por ka edhe veterane e familje deshmoresh qe edhe kjo kategori pensionisteh perfiton rritje pensioni!.Ndersa une e te tjere si une qe nuk futemi ne asnji nga keto kategori mbetemi me ate pension qe e perfitojme nga vitet e punes dhe masa e pages qe kemi pasur gjate ketyre viteve .!Dhe kjo eshte e padrejte !,Sepse kjo nuk i perballon nevojat per nji jete normale ne kushtet e sotme tek ne

    Reply to this comment
  6. Adih September 4, 16:15

    Si nuk te vjen turp ,o mesues i plepave te anglishtes .Akoma ju ka ngele mendja dhe zemra tek komunizmi . Ai ipte shperblime . Mos u tall me fakire fukarenjte pensionista ,por rritjahu pensionet , se nuk i dalin as edhe per me mbijetue ..Hiqni dore nga keto propoganda te shemtuara komuniste , se kemi alergji pathollogjike .Lere kete propogande te felliqur . Me beso ,nga keto qe thua ,shton vetem urrejtje dhe as edhe nje gje tjeter. ..Pregatitu per Vettingun o minister i anglishtes ,se besoj deri ne fund te vitit ,nuk do i marin ato 5000 leket e qelbure ,pensionistet . Se nuk i dihet , e shume nga ju do shkojne ne Rec te Shkodres .Kete po presim me padurim , ne e i gjithe populli mbare.

    Reply to this comment
  7. Arben September 4, 17:05

    Paska vene gjyslluke djalka, edhe lente me ngjyre.

    Rrofte populli shqipetar trim dhe heroik.

    I ka hak deri me nje ata qe e qeverrisin, jo per gje, vete I ka

    zgjedhur.

    Reply to this comment
  8. Mjerimi September 5, 18:23

    Pakete lypsash!
    Rama ka 6 vjet qe indeksimin e inflacionit e quan rritje pensioni!
    Ky eshte jo vetem nje turp por edhe mashtrim e tallje me shtresen me te varfer!
    Legjislacioni per pensionet eshte skandaloz dhe Rama krekoset se beri reformen ne pensione me mashtrimet e Erion Veliajt!
    Dhe qershia mbi torte eshte fakti qe akoma qeveria Rama zbaton kompesimin e bukes per pensionistet me VKMe vitit 1994 qe eshte 150 leke te reja ne muaj,pra sa per nje buke!
    Pra sot kur cmimi i bukes eshte rritur 10 here ne krahasim me 1994, prap zorraxhinjte e Rames i kompesojne pensionistet me vetem 150 leke!
    Turp dhe poshterim shteteror!
    Mire nuk ka leke per pensionet,por a nuk mund te heqe TVSH nga fatura e dritave dhe t’ua beje falas udhetimin urban?
    Per keto pune nuk i shkon mendja se pret regime si ato te kuksianeve ky derdimen qe te gjykoje per fukarenjte!
    Rama i urren fukarenjte sepse kurre nuk ks qene fukara!
    Dhe eshte bere kryeminister me votat e fukarenjve ky ditezi!
    Mallkuar qofte!

    Reply to this comment
  9. eri September 5, 23:06

    Miq te dashur duhet te jeni realist .Ekonomia rritet me pune duke kontribuar te gjithe.Per te sharre eshte shume kollaj nga dembelet por per te bere nje pune qe ka vlera duhet te dersitesh.Faleminderit qe do marrim 5000 lek pension ne fund te vitit.Eshte pak por keto jane mundesite

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*