Paketa fiskale në Komisionin e Ekonomisë, opozita kundër

December 26, 2013 12:06

Paketa fiskale në Komisionin e Ekonomisë, opozita kundër

Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ekonomisë është diskutuar nen për nen paketa fiskale për vitin e ardhshëm. Ashtu siç pritej, projektligji ka marrë votat e maxhorancës, ndërsa opozita ka votuar kundër.

Debate ka pasur sidomos lidhur me nenet për pagesën e kontributit shoqëror dhe shëndetësor në fshat e qytet.

Deputeti i PD-së, Sherefedin Shehu, kërkoi që të përcaktohet qartë shuma e sigurimeve që do të paguajnë fshatarët, ndërsa deputeti socialist, Ervin Koçi tha se opozita spekulon, pasi në ligj kjo është përcaktuar. .

“Ja keni fut kot. Specifikoni sa do të paguajnë fshatarët sigurime”, tha ai.
“Ligji përcakton qartë se sa paguan fshati”, u përgjigj Koçi.

Shqyrtimi nen për nen për dy draftet e miratuara në parim, pr/buxheti 2014, dhe paketës fiskale e cila hyn në fuqi më 1 janar 2014, duhet të mbyllet brenda 2 ditësh, pasi në seancën që do të mbahet në fund të kësaj jave do të bëhet edhe votimi në tërësi i tyre.

 

December 26, 2013 12:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*