Pakistan, 23 viktima nga shpërthimi i një bombe

April 9, 2014 18:59

Pakistan, 23 viktima nga shpërthimi i një bombe

Një bombë e fuqishme ka shpërthyer në tregun e Islamabadit në Pakistan duke shkaktuar të paktën 23 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Sipas hetimeve të para bomba ishte vendosur në një shportë me fruta. Në zonë ka shumë ndërtesa ushtarake, por shpërthimi ka ndodhur larg tyre. Deri tani askush nuk ka marrë përsipër autorësinë e sulmit. Aktualisht në Pakistan po mbahen negociatat për paqe me talebanët, që kanë premtuar nisjen e armëpushimit të premten. Fondamentalistët islamikë kërkojnë lirimin e qindra të burgosurve politikë dhe tërheqjen e ushtrisë nga zonat tribale në kufi me Afganistanin. 

April 9, 2014 18:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*