Pakistan dhe Indi, ortekët shkaktojnë të paktën 67 të vdekur

January 14, 2020 13:13

Pakistan dhe Indi, ortekët shkaktojnë të paktën 67 të vdekur

Ortekët kanë shkaktuar një tragjedi në Pakistan dhe Indi.

Të paktën 67 njerëz janë vrarë gjatë njëzet e katër orëve të fundit në Kashmir dhe dhjetë të tjerë në Indinë fqinje.

Dëbora e madhe ka krijuar shqetësime për ditë me radhë në zonat në veri të Pakistanit, duke bllokuar transportin dhe aktivitetet.

Sipas Reuters, ngjarja ka ndodhur në luginën Neelum.

Përtej kufirit, në Indinë fqinje, të paktën 10 njerëz vdiqën nga ortekët që goditën pjesën veriore të Kashmirit, administruar nga New Delhi.

Midis të vdekurve raportohet edhe për pesë ushtarë.

Kashmiri i diskutueshëm është një rajon që ndahet midis Indisë, Pakistanit dhe Kinës me marrëveshjen e vitit 1947.

Ende sot ai është një nga kufijtë më të militarizuar në botë.

j.l./ dita

January 14, 2020 13:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim