Pakistan, vriten 7 ushtarë në kufirin me Afganistanin

October 27, 2015 14:30

Pakistan, vriten 7 ushtarë në kufirin me Afganistanin

Megjithëse Pakistani dhe Afganistani janë përfshirë nga një tërmet i fuqishëm gjatë ditës së djeshme, kjo nuk i ka ndalur luftimet në kufi midis dy vendeve.

Të paktën shtatë ushtarë pakistanezë mbetën të vrarë nga përleshjet në kufi me Afganistanin, pasi postblloku u sulmua mëngjesin e sotëm. Rasti u regjistrua në rajonin e Vaziristanit Jugor.

Vazhdon të mbetet e paqartë, nga kush ka ardhur sulmi, por ushtria pakistaneze ka qenë shpesh herë pre e sulmeve gjatë muajve të fundit, që nga zbarkimi i qindra trupave atje. /Dita/

October 27, 2015 14:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*