Pakti detar me Greqinë, MPJ: Marrëveshja e 2009, antikushtetuese

March 15, 2014 14:11

Pakti detar me Greqinë, MPJ: Marrëveshja e 2009, antikushtetuese

Qeveria shqiptare mbetet e palëkundur në qendrimin e saj, se marrëveshja e 2009-ës per kufijte detare mes Shqiperise e Greqisë është antikueshtetuese dhe nuk mund të ketë asnjë ratifikim të saj.

Burime të sigurta nga Minisria e Jashtme i thanë Ora News se përpos çdo pretendimi nga pala greke, ekzekutivi shqiptar nuk do të pranojë zbatimin e marrëveshjes së ujërave territoriale të firmosur 5 vite më parë.

Institucioni i Ministrisë së Jashtme tha se është njohur me deklaratën e publikuar në media të kreut të diplomacisë greke që kërkonte hyrjen ne fuqi të marrëveshjes së 2009-ës, por se ne adresë të saj nuk ka ardhur asnjë kërkesë zyrtare nga pala greke mbi këtë çështje.

E ndërsa pritet një komunikim për mediat në ditët në vijim nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, të njëjtat burime konfirmuan se me shtetin helen zgjidhja do të bazohet vetëm mbi një shtyllë, respektimi i së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjet e fqinjësisë së mire, por pa saktësuar nëse është gjetur apo jo një mënyrë zgjidhjeje e pranuar nga të dyja palët.

Në takimin e fundit që dy Ministrat e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Evangelos Venizelos zhvilluan muajin e kaluar në Tiranë, thanë se në zgjidhjen e kësaj çështje do të aktivizoheshin komisionet dypalëshe, por deri më tani nuk është bërë publik asnjë rezultat i tyre.

Deklarata e zëvendës.kryeministrit helen, për hyrjen në fuqi të marrëveshjes për ndarjen e kufirit detar të nënshkruar nga pala shqiptare dhe ajo greke në vitin 2009 merr një rëndësi të veçantë në kohën që Greqia mban edhe Presidencën e radhës së BE, ndërsa shteti ynë shpreson të marrë statusin e kandidatii për në BE.

Edhe në deklaratën e tij, Venizelos thoshte se marrëdheneit e mira e çojnë Shqipërinë më pranë BE, çka ngre pikëpyetjen nëse Greqia do të përdorë si armë ratifikimin e marrëveshjes për dhënien e statusit për Shqipërinë.

Marrëveshja e kufijve detare e firmosur në prill 2009 u ankimua në gjykatën Kushtetuese nga PS, e cila pretendonte se nga përcaktimi i kufjive ujor mes dy vendeve, Shqipëria humb 354.4 kilometra katrorë sipërfaqe ujore.

Marrëveshja u konsiderua në tërësinë e saj si antikushtetuese dhe në kundërshtim me interesat territoriale dhe ekonomike të vendit tone.

March 15, 2014 14:11
Komento

5 Komente

  1. nuk ka rendesi March 15, 15:27

    Bravo. Per nje moment rame ne pesimizem po xhanem greket kete pune bejne. Llapin per te provokuar ku te mundin. Dinjiteti vlen per te dyja palet dhe ne nuk kemi perse shitemi me lire. Nese duna te shffytezojne naften ne det, aq sa I takon secilit, te ndahen aksionet dhe te behet nje project I perbashket duke respektuar vijat detare qe kane qene aty prej nje shekulli dhe nuk ka patur pretendime deri me sot. Nese ka pretendime, kufiri duhet levizur me ne jug.

    Reply to this comment
  2. Thjesht ,vezhgues i marrezise shqiptare March 15, 15:58

    Sa her kte Dosen e Diplomacise Greke ,
    me le te kuptoj me xhestikulacionin e tij aq te lexushem ,
    se gjithcka jemi duke biseduar me kte bolen Shqyptar booshati,
    eshte formale …sepse tashme gjithcka eshte firmosur nga qeverria Shqiptare
    dhe vulosur me pare nge “Zoti” ksaj Bote ,
    qe ishte dhe Projektusi Platformes se ksaj rrudhje te teritorit Shqiptare .
    E dini ju te dashur vllezer shqiptar kushe “Zoti” ?
    Eshte ai qe dhe zbuloj Thesarin qe ndodhet nen Fundin e Detit Shqiptare 😉
    Thuaj mos te ken zbuluar ndonji mineral te cmuar aty nga mezi Shqiperise …
    se per Atdhe …na kputi me dysh.
    Ohhhhhhhhhhhhh Atdheu im i mjer …qe linde bij te vdekur mbi kte toke
    te quajtur Shqiperi qe kurr s’te doli per Zot, kush do te shpetoj tani ?!

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi March 16, 02:43

    Sidoqoftë nje parapritje e mirë kjo e z. Bushati ? Deklarim korrekt. Greket tatuan pulsin por edhe provokuan. Nuk do te mbeten me kaq. Do të kete zhvillime te tjera dhe goditje te tjera greke. Duhet qendruar zgjuar!?

    Reply to this comment
  4. Jozi March 16, 09:41

    VRENI PUNEN SE KRIMINELI KERKON TE HUMBASI GJURMET MOS I JEPNI RENDESI FJALVE TE TIJ PO VAZHDONI ME ATO ZULLUMET QE KA BER TA VINI PARA DREJTESIS

    Reply to this comment
  5. Nobel March 16, 12:20

    Koha do tregoje se sa e pa lekundur do jete qeveria nga mareveshja e ujrave me Greqine. “Kurre mos thuaj kurre ” thote nje fjale e vjeter dhe kemi nje shembull per ” vendosmerine ” e qeverise, dhenien e tenderit firmes se Damir Fazllicit me 2 milion euro me shume se qeveria tjeter.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*