Pakti detar, Meta do presë në Presidencë Komisionin e Jashtëm

March 1, 2018 14:29

Pakti detar, Meta do presë në Presidencë Komisionin e Jashtëm

Pas shumë debatesh se si do të veprohej në vijim të diskutimit në Komisionin e Jashtëm lidhur me negociatat e vendit tonë me Greqinë për paktin për detin, mësohet se paraditen e nesërme deputetet e këtij komisioni do të priten nga Presidenti Meta.

Burime nga Panorama bëjnë me dije se deputetet e Komisionit të Jashtëm do shkojnë në presidencë nesër në orën 08.15 për të diskutuar me kreun e shtetit lidhur me hapat e deritanishëm për marrëveshjen me detin

Mësohet se pjesë e takimit që pritet të mbahet nesër do të jenë edhe takimet e Presidentit Meta me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, për të cilat Meta do të japë informacionin e nevojshëm për parlamentarët.

Mësohet se deputeti demokrat Tritan Shehu tha se “deputetët janë të kënaqur për zgjidhjen që u gjet për organizimin e këtij takimi të rëndësishëm”.

Kujtojmë se dje në seancën dëgjimore në Komionin e Jashtëm, ministri Ditmir Bushati sulmoi Metën, teksa tha: “Nuk lëshon plotfuqishmëri Presidenti. Edhe ai i shkreti e dinte gabim dhe sot thotë që, “po, kam autorizimin”. Njerëzit rreth e përqark tij ia kanë thënë gabim”, tha dje Bushati.

l.h/ dita

March 1, 2018 14:29
Komento

2 Komente

  1. Baftiari March 1, 14:37

    Ju thash une qe takimin ta benim tek Gjiri i Lalezit,por nuk pranoi Monika.
    Ka edhe ajo takimet e saje…

    Reply to this comment
  2. nuk ja jep muuta bushatin kurr ,se tradhton janullatosin ai March 1, 15:56

    pesh identi muuta ,
    do ja kaloj
    PlotfuQishmerine per kufirin me GreQine ,
    vetem Janullatos , dashnoorit te tij .
    nuk e ndyn bathn presidenti me ate “krimin”
    e holle te bushatit ai , hejj

    nuk e tradhton janullatos-in pres.muta .

    pastaj o nervozue shume me kapjen e Droges ardh nga Kolumbia nga militantentet e lsi-se qe pretendonin me ati miljona te blinin gjymsen e Deputeteve te PS-se e monikini ,te shPallej kryeminister .
    pra gjithe pushtetet ne dor te familjes muta

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*