Pakujdesitë e femrave që meshkujt i urrejnë

February 12, 2018 14:58

Pakujdesitë e femrave që meshkujt i urrejnë

Është e vërtetë që femrat gjithmonë përpiqen të jenë sa më të rregullta dhe te hijshme, por gjithashtu është e vërtetë që në shumë raste për shkak të mungesës së kohës e lene veten pas dore. Ne fakt, ka disa pakujdesi te femrave, te cilat meshkujt nuk i pelqejne. Nuk janë shumë të vështira për t’u imagjinuar….

Kujdesi për flokët

Pjesa më e madhe e meshkujve nuk kuptojnë shumë për flokët, por pa dyshim e kuptojnë nëse flokët e tu janë të shëndetshëm, janë lyer mirë apo janë të djegur. Natyrisht nuk është një nga pakujdesitë më thelbësore, por natyrisht është një nga pikat që ata e marrin parasysh kur ndjehen të tërhequr nga një femër, edhe pse nuk duket.

Depilim perfekt

Nëse keni një partner të qëndrueshëm, atëherë  nuk është e nevojshme të përmendim se sa e rendesishme mund të jetë kjo këshillë. Edhe pse shumica e femrave mendojnë se pas një farë kohe në çift, qimet nuk janë të rëndësishme, kujdes! Ky mendim është i gabuar: ndoshta shumë prej meshkujve nuk janë shumë kërkues me këtë pikë, por natyrisht që preferojnë më shumë një femër të depiluar mirë dhe jo ashtu si nëna natyrë e ka sjellë në jetë…

Mos lini të brendshmet të hedhura vend e pa vend

Nëse bashkëjeton me partnerin, me siguri nuk ka asgjë që i dashuri yt urren më shumë se sa të shohë mbathje dhe sutjena të përhapura në të gjithë shtëpinë.

Mos e injoroni në shtrat

Pa dyshim është një nga këshillat më te rendesishme që duhet ndjekur. Seksi është një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në qëndrueshmërinë e lidhjes. Është e kuptueshme nëse në ndonjë rast nuk je në humor, por mos u justifikoni gjatë gjithë kohës “sot nuk jam në humor”. Nuk ka asgjë që i zemëron më shumë meshkujt se sa një partnere “e frenuar” seksualisht.

o.j/dita

February 12, 2018 14:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*