Pal Mëlyshi, çfarë thonë arkivat sekrete të ish-Sigurimit për agjentin “Furtuna”:

Dita Arkivat March 2, 2013 14:22

Pal Mëlyshi, çfarë thonë arkivat sekrete të ish-Sigurimit për agjentin “Furtuna”:

Kush ishte realisht Pal Mëlyshi, sipas dosjes së tij secrete në ish-Sigurim. Pse i ati tentoi ta vriste, si u ofrua në Sigurim për hakmarrjen e rrallë ndaj vrasësve të Bardhok Bibës, të cilit i detyronte jetën dhe karrierën: Inskenimi i arratisjes dhe mitizimi nëpërmjet një plagosje të sajuar nga Dr.Ibrahim Dervishi. Si u vra, pasi qëlloi mbi gjithë bandën ku ishte infiltruar dhe si u zhvarros po atë natë fshehtas në Rrëshen. Edhe vetë Rita Marko e mori vesh 6 vjet më pas që Mëlyshi ishte agjent i Sigurimit…

 

Dita Arkivat

Materiali i mëposhtëm është një sintezë e një dosje ende sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit. Për të mos e lodhur lexuesin me paranteza të shumta, nga kjo dosje kemi nxjerrë ekstraktin e mëposhtëm që nxjerr kush ishte në të vërtetë Pal Mëlyshi dhe si u hakmor në mënyrë të veçantë për vrasjen e Bardhok Bibës, të cilit i detyronte gjithë karrierën e tij.  Më poshtë, materiali. Është i pakontestueshëm dhe shterrues sepse është nxjerrë nga arkivat e ish-Sigurimit:

 

Si kundërveprim për vrasjen e Bardhok Bibës, Sigurimi i Shtetit përgatiti bashkëpunëtorin “Fortuna”, Pal Mëlyshi. Ky vinte nga një familje antikomuniste dhe me origjinë të pasur, porse kishte përqafuar në rininë e tij idetë komuniste. Pali kishte lindur më 1924 në Malaj të Rrëshenit, ishte bërë anëtar i PKSH-së më 1945.

 

Pali dhe Babai

Babai i Palit, Nikoll Mëlyshi i arsimuar oficer, thuhej se kishte shërbyer edhe në armën e milicisë fashiste dhe se kishte luftuar kundër komunistëve në jug të vendit. Pali kishte banuar në vende të ndryshme pas babait, si në Elbasan, Burrel dhe Shkodër. Shkollën fillore e kishte kryer në Elbasan. Më 1939 – 1941 kishte kryer shkollën e punës në Burrel dhe më 1941 – 1943 me bursë shteti mbaroi shkollën bujqësore të Kavajës.

Këtu, ai ishte aktivizuar me organizatat e rinisë. Një konflikt i vazhdueshëm zhvillohej midis Palit dhe babait të tij. Pali i flaku në oborr të shtëpisë babait uniformën, ndërsa ky ishte nisur për ta vrarë. I përkrahur nga Bardhok Biba, Pali në fund të vitit 1944 bëhet përgjegjës i asistencës sociale duke shërbyer pranë komandës së vendit në Shënpal. Në maj 1945 anëtarësohet në PKSH dhe bëhet përgjegjës rinie në rreth. Më 1946 – 1947 kryen shkollën 1-vjeçare të partisë në Tiranë.

 

Pali dhe Bardhok Biba

Më 1947 – 1948-n, Mëlyshi emërohet sekretar i dytë i PKSH-së në Koplik. Më 1948-n, emërohet shef seksioni në Komisionin e Planit të Shtetit. Më 1949-n, shef i propagandës dhe anëtar i Komitetit të PPSH-së në Rrëshen. Po atë vit, instruktor i industrisë pranë Komitetit të PPSH-së Shkodër. Pikërisht në këtë kohë vritet Bardhok Biba.

Për këtë vrasje nisi hartimi i një vargu vrasjesh të mëvonshme. Dashuria e Pal Mëlyshit për jetën e Bardhok Bibës, të cilit i kushtonte karrierën e tij deri në atë kohë, si dhe jetën ndryshe prej komunisti, e nxiste drejt një hakmarrjeje të veçantë.

Për vrasjen akuzoheshin Ndue Pjetër Gjon Markaj, Ndue Gjon Mëlyshi, Ndue Bajraktari, etj. Pali del vullnetar për t’u bërë bashkëpunëtor, pasi plotësonte kushtet.

 

Legjendimi i arratisjes

Në degën e Punëve të Brendshme të Shkodrës u përgatit legjendimi i arratisjes së Palit nga Shkodra për shkak të “acarimeve” që ai kishte pasur atje. Pasi plani u miratua nga MPB, më 26 tetor 1949-n, Pal Mëlyshi arratiset. Lidhjet me Palin i mbanin Abedin Tajari, Sulejman Manoku, Isuf Kullolli dhe Sotir Vaso.

Grupet e armatosura të Preng Dodë Keqit, Gjokë Dodë Përbrungës dhe Ndue Gjergjit ishin ndër objektivat e Palit. Legjendimi i Palit vazhdoi kur u inskenua edhe një plagosje e tij. Për këtë punoi dr.Ibrahim Dervishi.

 

Ç’ndodhi me “bandën e tij”

Më 12 prill 1950, në afërsi të Rrëshenit pas një rrethimi të shkurtër ngelën të vrarë Pal Mëlyshi, Mark Mëlyshi, kreu i grupit Preng Dode Gjin Keqi, Gjin Kros Buna, Preng Zef Tarazhi, Nikoll Preng Gjini. U kap i gjallë bashkëpunëtori Preng Marka Stojani (“Gaveta e vjetër”). Marka Jaku mundi të çante rrethimin e të ikte. Pali kishte vrarë shumicën e grupit të armatosur pa mundur t’i shmangej plumbit që e mori nga “banda”. Nga të shtënat e tij, grupi ku ai vepronte, u vra shumë shpejt. Të gjithë kufomat u varrosën së bashku në Rrëshen. Por atë mbrëmje, kufoma e Palit u nxor dhe u varros veçmas në varrezat e Tiranës.

 

Vite të tëra fshehtësie

Identiteti dhe rrethanat e vrasjes së Palit, për shumë vite u mbajtën të fshehta. Vetëm në 9 tetor 1956-n u informua sekretari i KQ të PPSH-së, Rita Marko mbi vrasjen e Pal Mëlyshit dhe qënien e tij bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Për shkak të kontributit për Sigurimin e Shtetit dhe zhdukjes së rezistencës antikomuniste në atë zonë, ai shpallet “Hero i Popullit”. Kështu mbaroi edhe kjo ngjarje që kishte pikënisje vrasjen e Bardhok Bibës, një vrasje që solli zinxhirin e madh të gjakut në Mirditën e atyre viteve.

Dita Arkivat March 2, 2013 14:22
Komento

27 Komente

  1. eni March 2, 22:23

    shkrim i mire ,por mjerisht ai film i bukur ka nje te pavertete te madhe. babai i Pal Melyshit,nuk ka dashur asnjehre ta vrase te birin. pali sic e thote shkrimi, u mbrujt me ide te reja,dhe i ati e la te lire ne rrugen e tij. Babai i Pal Melyshit ashtu sikurse vete Pali ,te dy ishin partizane.
    GJYNAH QE SKENARISTI KA DASHUR TI JAPE DRAMACITET NJE NGJARJE QE KISHTE MJAFT DRAME NE VETVETE

    Reply to this comment
    • Albi March 4, 23:36

      Fortuanato
      Babai i tije ishte oficer me uniforme dhe bashkepunetor me pushtuesit e rradhes,ai nuk luftonte kunder komunistave se nuk i dinte ku ishin por luftonte kunder partizaneve .Kjo dhe konflikti i madhe i ideve pasqyrohet mes te dyve ne artikull.Ky ka qene nje nga gabimet fatale ku pakujdesia ne detyre e organeve te sigurimit beri te pashmangshem te shpetoj FORTUNEN.Njeri nga oficeret qe u vu ne dijeni nga Fortuna per vendodhjen dhe pozicionimin personal nuk kishte marrre informacionin dhe keshtu ai u vra nga nje plumb qe nuk dihet nga erdhi nga te bandes apo nga ushtaret.Per agjentin gaveta e vjeter ushtaret ja dolen pasi kishin informacion me te hershem.

      Reply to this comment
      • raimondi Vlonjati November 18, 22:13

        Po ne ate kohe te luftes u ndane njerezit edhe brenda nje shtepie
        Psh gjyshi im ishte partizan, velli i tij ishte ballist —

        -Porse nuk besoj se kishin ndonje kontradite te forte Pali me te jatin–
        Ata do kane pasur kontraditat e brezave sic i kemi te gjithe ne shpi, ku te rinjte nuk e pelqejne fjalen e prinderve …

        Por nga sa kemi degjuar per kete ceshtje Pal Melushi ishte inteijgent dhe trim…..

        dhe e meriton te nderohet, sepse nqs ne ate kohe do rezohej pushteti qe ishte ne fuqi, Shqiepria do coptohej nga fqinjet

        Vetem Abaz Ermenji e kuptoi kete loje qe benin sidmos Anglezet, te cilet i perdornin shqitparet e diasporres si mish per top , per te realizuar qellimet e coptimit te Shqiperise
        ndaj edhe ju tha ballisteve :
        …..ta leme Shqiperine , se i bejme dem po e rrezuam pushtetin atje dhe le te merremi me Kosoven

        Por ballistet nuk degjonin, dhe u perdoren si kavie nga politka angleze

        Reply to this comment
  2. saliheqenefi March 2, 22:28

    mirditore pune muti,race e pabese, si puna e cameve

    Reply to this comment
    • hacker March 3, 01:26

      PO TI SALIHEQENEFI CAR RRACE JE ? TI TE JESH BESNIK SA GJYSMA E CAMERVE JE I NDERUAR OR PABUKS INJORANT ME XHEPA BOSH….IK EDHE BOJ NOI PUNE ME NXJERR NOI LEK ME HONG….SE KA IK KOHA E DULLES QE PERDOR SHPREHJET E TIJ,,,,CAR TE SYGJEROJ TY SE JE VECSE 1 MAJMUN I SHARTUAR ME PAPAGALL QE PERDOR SHPREHJE SHABLLONE,,,IK EDHE HAPP HORIZONTIN TEND TE NDRYSHKUR KUR TE KESH NOI LEK ME HY NE INTERNET ME MESUAR ME SHUME PER CAMET EDHE BESEN E TYRE,,,ME THUAJ NGA CILI QYTET JE SE TE PERGJIGJEM UNE SA BESE KE TI,,,!!!!!!!!!

      Reply to this comment
    • Fran March 3, 09:24

      Ata qe shajne mirditoret jane rrace magjypesh te ardhur me pushtuesit rurq (si sherbetore te tyre si nallbane, kovaçe etj.) Kushqo qe permend mirditoret te laje me pare gojen mire pasi ata jane pasardhesit me dinjitoze te ilireve.

      Reply to this comment
      • Kris March 3, 16:58

        Kete percarje ta gezoni nga Berisha dhe Thaci.Keto ndarje jane krimi m i madh i PD me Saliun serb.Por mirditoret kane edhe ‘Cungun”

        Reply to this comment
  3. eni March 3, 01:35

    ky mbiemri qenef a do te thote nevojtore?

    Reply to this comment
  4. Arturi March 3, 09:48

    Komentuesi Sali Qenefi: ta tregon vete mbiemri origjinen tende fisnike, ha por mos u lodh shume…

    Reply to this comment
  5. reformer March 3, 20:37

    te shash eshte puna me e lehte ne kete bote: lereni kryeministrin ta kryeje kete lloj sherbimi falas.

    Reply to this comment
  6. en0 March 3, 20:44

    fran, mendoj se jane njerez qe nuk lexojne, dhe nuk duan te lexojne.
    se ua la amaneti EH qe te mos e donin veriun.Se veriu kishte ato tipare fisnike,ate mencuri e atdhetari te vertete,qe zotnia e tij (qe s’mbaroi dot as shkollen),se pertypte dot.

    Reply to this comment
  7. kastriot dervishi March 4, 14:02

    Edhe një tjetër plagjiaturë marre prej librit tim “Plumba politikës” (Tiranë 2009), pjesa për vrasjen e Bardhok Bibës. Publikisht denocoj autorin e këtij shkrimi si plagjiator, i cili nuk ka pasur për asnjë rast lejen time për të botuar pjesërisht apo plotësisht fragmente libri, duke cenuar të drejtën e autorit.

    Reply to this comment
  8. VL. HAS March 6, 07:23

    “haceker” edhe pse komentuesi tjeter “saliheqeni ” i meriton ato sharjet apo krahasimin qe i ben ti atij : majmun i shartuar me papagall .. Por kur i thua se me trego se nga cili qytet a krahine je qe te tregoj se kush je ; mua nuk me tingellon mire . Pse do thuash ti ? Pergjigja ime eshte kjo : Te pergjithesosh gabimet apo budallalleqet qe mund te beje nje njeri i vetem , qofshin dhe me shume , duke pergjithesuar e njollos nje qytet te tere apo krahine me keta injorante , ESHTE GABIM I MADH , qe pa dyshim plotesojne deshirat e armiqve te SHqiperise , qe si gjithemone kane dasht dhe duan ta shofin vendin tone te te percare , te armiqesuar mes vetit , per te realizur me lehte synimet e tyre te mbrapeshta ndaj nesh . Per kete shif dhe cfar shkruan dhe komentuesi “tepelena” .. mire u kuptofshim .

    Reply to this comment
  9. sa March 6, 17:05

    Nuk bejme mir te ofendojme njeri tjtrin
    Nuk eshte ne kulturen e shqiptarit te ofendoje ne kete menur Dote isha i mendimit qe te gjith temjaftohemi vetem me komentet
    Ato pastaj gjithsekush i gjykon ma kendveshtrimin e tij

    Reply to this comment
  10. Driton Bakija Gjakove March 11, 16:55

    Babe e bire ishin ne koneflite sepse kishin ide dhe piepamje te ndryshme.

    Reply to this comment
  11. kastriot May 25, 20:33

    Preng zef Tarazhi asht agja

    Reply to this comment
  12. CAMI November 18, 21:06

    Ne komente rreth shkrimit me siperm ka shume komente, por te shkakton neveri ai i personit me emrin SALIHE QENEFI, sigurisht komenti i tij eshte i bukur si emri tij QENEF(NEVOJTORE)
    Ta gezoje emrin dhe produktet e emrit. Personave te tille nuk u bene pershtypje asgje, sepse dine vetem te ofendojne, turp dhe vetem turp, komente te tilla jane acaruese dhe nxisin vetem perçarje.

    Reply to this comment
  13. tol francezi it November 18, 23:22

    NDERIM DHE RESPEKT PER TRIMIN PAL MEELYSHI ,DHE PER GJITHE HERONJTE E HESHTUR QE LUFTUAN KUNDER BANDAVETE DIVERSANTEVE QE VEPRONIN SHQIPERI PER TE SABOTUAR NDERTIMIN E VENDIT DHE TERORIZUAR POPULLIN.

    Reply to this comment
  14. tol francezi it November 18, 23:53

    sali berisha jo qenef qe eshte por edhe mut- stermuti 4qind breza ,nevojtore ,hale ,qen,bir qeni,

    Reply to this comment
  15. redisheheri November 19, 04:40

    Respekte zotit Dervishi per punen ne botimin e arkivave.Nuk e kuptoj cfare i kushton botuesit ti marre leje autorit,i cili eshte nje hulumtues serioz i arkivave.me ka ndodhur shpesh qe shkrimet dhe komentet e mia te perdoren per te sajuar analiza gjoja te tyret,por jane mblidh ketu e mblidh atje si biciklete hajdutesh.

    Reply to this comment
  16. redisheheri November 19, 05:42

    Respekte Kastriot!Mendoj se ke te drejte!Dje pashe ne nje te perditshme fragmente nga komentet e mija te perdorura ne nje analize,me erdhi keq per shterpesine e autorit,te pakten te merte leje! eshte bere plagjatura intelektuale si `toke e xanun`.

    Reply to this comment
  17. redisheheri November 19, 05:56

    Pershendetje Kastriot!E cmoj kontributin tuaj ne botimin e arkivave dhe mendoj se nuk ka pse .te mos kontaktohet autori ne raste te tilla.Jo me larg se dje shoh nje analize ne nje te perditshme te sajuar me copa nga komentet e mija dhe anetare te tjere te ketij forumi komentuesish,Nuk ka arsye pse te mos kontaktohet autori ne raste te tilla.

    Reply to this comment
  18. muhedini November 19, 10:36

    Edhe qentë e hanë njeri tjetrin.

    Reply to this comment
  19. petrit March 12, 09:52

    nderim dhe respekt te gjithe trimave qe dhan jeten per shqiperin.

    Reply to this comment
  20. Gjethi i Kuq October 6, 11:16

    Fatkeqesisht kush shkruan se Pali e dashuronte Bardhokun aq fort sa pranoi te vriteshin burrat dhe gjaku i familjes se tij te derdhej rreke per Bardhokun i bie qe jo vetem nuk e njeh karakterin e ketije njeriu por edhe eshte diletant dhe i paafte ne punen e tij…
    Pal Melyshi u perbal thuajse me arme me Bardhok Biben ne zyren e tij:
    Pal Melyshi pak kohe para se te vritej Bardhok Biba pati nje perballje te ashper qe thuajse perfundoi ne konfrontim me arme mes tij dhe Bardhokut ne zyren e Sekretarit te Pare te Mirdites se asaj kohe. Konfromtimi:
    – Bardhok Biba kerkoi takim me Gjon Nikoll Melyshin (vellai i dyte i Palit) qe ishte mesues i shkolles fillore ne Malaj. Takimin Bardhoku e organizoi ne prezencen e Palit per ti kerkuar Gjonit te behej komunist (si njeri i arsimuar). Gjoni pasi degjoi kerkesen e Bardhokut u pergjigj: “…une as qenin nuk e lejoj te behet komunist, me mire e vras se ta lejoj te behet i tille…’
    Bardhok Biba nga irritimi i kesaje pergjigjeje te Gjonit, nxjerr nga brezi armen per tja drejtuar, dhe ne kete cast Pali i del para vellait te tij Gjonit duke e mbrojtur me trup dhe nderkohe kishte nxjerre dhe ai armen duke i kerkuar Bardhokut te qetesohej, se vellai i tij ishte i ri dhe i nxituar….
    Pas kesaj Pali e nxorri Gjonin nga zyra e Bardhokut duke e urdheruar te mos kthehej me ne shtepi por qe aty te shkonte direkt ne mal, ke babai dhe ke burrat e tjere te fisit, pasi po te ndalte ne shtepi te pershendetej, Bardhoku do e vriste…..
    Kete histori te jetuar e ka treguar Gjon Nikoll Melyshi ne Qershor 1995 te afermve te tij, si burimi i pare si dhe Gjethi i Kuq – qe arriti te arratisej naten e ekzekutimit te Palit, duke i shpetuar rrethimit, per te shtegtuar me pas ne Amerike si azilant politik. Po e quaj Gjethi i Kuq per arsye etike, por ky i fundit si burim i dyte i te njejtes histori, ka pohuar ne viziten e tij pas viteve 90 ne shqiperi u ka pohuar te afermve te tij po te njejten histori te jetuar nga Gjon N. Melyshi te cilen e kish degjuar nga Pali ne kohen qe rinin bashke ne mal….

    Banda e dinte qe do rrethohej ate nate, ata e prisnin ate qe do ju ndodhte… ka te dhena te tjera te deshmitareve qe jetuan ate nate… prandaj kerkoni me mire ne disa burime jo duke e shtremberuar historine.

    Pali kurre nuk u veteofrua, por u detyrua ne mbledhjen e mbajtur ne 2 Korrik 1948 ne Koplik pas gjyqit qe i beri Partia ne ate mbledhje duke insinuar qe ai ishte bashkepunetor i babait (ish oficer i Zogut) dhe vellait te tij (mesuesit) te arratisur ne mal …..

    Reply to this comment
  21. Monika October 6, 11:33

    Ti Salihe Qenefi mbylle qenefin se i ben dem njerezimit! Mirditoret jane nder me fisniket e Shqiperise. Kur u be qenefi jot me i paragjyku mirditoret dhe camet!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*