Palaçoja që ka rrjedhur

January 31, 2015 16:24

Palaçoja që ka rrjedhur

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

 

Kur në fillim të viteve ’90, z. Berisha me pardesynë e bardhë, pavarësisht se cili e dërgoi, fliste edhe pse me gjuhë shqipe të dyshimtë për një të ardhme që e dëshironim dhe ëndërronim të gjithë. Të jem tepër i sinqertë, më pëlqenin fjalët dhe pathosi i tij. Në fakt ne e dinim që ishte në një farë mënyre pjesë e oborrit të Enver Hoxhës. Duhet pranuar që duke patur etje për fjalën e lirë aq kohë të munguar, na impresiononte. Nuk i harroj fjalët e tij kur te godina 8 tha: “Nuk jam i autorizuar të jap, por të marr mendime.” Na shkoi mendja tek porositë e Ramizit, por nuk na pëlqente ta besonim. Na pëlqente. Ndryshimi erdhi kur hoqi lëkurën e bardhë për të dalë në identitet. Në atë mentalitet që e kishin brumosur shefat e atij oborri të urryer nga shumica e shqiptarëve. Në funksion të kësaj mendësie dhe duke përfituar djallëzisht nga dëshira e zjarrtë e popullit për lirinë e mohuar prej dekadash e për të luajtur rolin e simbolit të demokracisë, e futi Shqipërinë në “rrumpallën” e ligjit e të shtetit ligjor. Sot e kësaj dite po i vuajmë në kurriz. Enveristi i pandreqshëm po pëson të njëjtin fat si mësuesi i tij. Më kanë treguar se në vitet e fundit të jetës Enverit i humbi mendja duke u kthyer në një krijesë të mjerë e qesharake deri në palaçollëk. Nuk besoj që një i rrjedhur të mund të besojë se është bërë për t’u mëshiruar apo të kuptojë ku është katandisur. Duhet t’ia thotë dikush nga të vetët. Enverin e kishin frikë. Uroj të dalë ndonjë trim e t’ia thotë Saliut. Do të na bënte nder të gjithëve. Profeti.

January 31, 2015 16:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*