Pallatet të administrohen nga Bashkia

Artan Xh. Duka August 27, 2015 14:34

Pallatet të administrohen nga Bashkia

Për shumëkënd që banon në pallat, administrimi i hapësirave të përbashkëta është makth ditor. Mungesë gjelbërimi, oborre të tejmbushura me makina, trotuare copë, hyrje shkallësh si “shpella”, pisllëk kronik, depozita uji kuturu etj.

Përgjithësisht, kultura e mirëmbajtjes dhe e riparimit e së përbashkëtës mbetet ende alarmante. Presim pafund shirita inagurimesh dhe më pas gjërat harrohen duke sjellë degradim – stola apo lojra si “çarqe” tetanozi në parqet publike, rrugë e trotuare me gropa, puseta-pusi, pemë të thyera, institucione me fasada të shplara, autobuzë me ndenjse të shqyera, blloqe banimi në “getozim” e sipër etj. Për ironi, ri-priten sërisht shirita për riparime apo rikthime në identitet(!) ndërkohë që po të mirëmbaheshin nuk do lindte nevoja për të.

Ansambletë e bashkëpronarëve si“kooperativa” urbane!

Por ndërsa për shumicën e gjërave, shteti herët a vonë vë dorë, për blloqet e banimit degradimi i hapësirave të përbashkëta është rutinë dhe epidemik. Shteti i ka larë duart me to dhe me 40 faqe(!!) ligj Nr. 10 111 (sa nge ka banori t’a lexojë?) ia ka kaluar këtë detyrim banorëve përmes “ansambleve.

Para ‘90, përtej vullnetit dhe mirëkuptimit qytetar, ekzistonte një lloj pritshmërie dhe sigurie duke qënë se shteti kishte struktura të veçanta që mbulonin riparimet dhe mirëmbajtjen e mjediseve të përbashkëta. Ky lloj “pasiviteti”, i bartur në tranzicion, i vuri “kapakun” degradimit të bashkëjetesës. “Kooperativat” urbane janë paradoks. Qytetarët nuk i bën “zap” ansambleja por pushteti. Blloqet e banimit nuk kanë pse bëjnë përjashtim. Edhe nëse evokohet sedra apo vullneti i bashkëfqinjësisë së dikurshme, ai brez nuk është më dominant dhe aktiv. Lëvizja urbane sot është tepër dinamike – banesa të reja, megakomplekse banimi, qeramarrje e shpeshtë etj. Banorët, në mos nuk komunikojnë, komunikojnë pak dhe secili sheh punën e tij.

Ligji nuk stimulon por përkundrazi cënon bashkëjetesën urbane teksa vë banorët përballë njëri-tjetrit duke provokuar tensione, deri dominimin e të “fortëve”. E po shkoi puna deri në gjyq ndaj komshiut që e sheh çdo ditë në ashensor, më mirë shite e bli gjetiu! Sot për shumë syresh shtëpitë janë “hotel” dhe t’u kërkosh atyre të administrojnë shkallën apo ashensorin është sikur t’i kërkosh turistit të fshijë dyshemenë e hollit ku kalon!

Administrimi i hapësirave të përbashkëta është sipërmarrje e madhe – lyerje fasadash, shkallësh, trotuaret, ashensori, terraca, parkimi etj por të tilla janë dhe shkollat, rendi etj.Dikush duhet t’i dalë për zot. Banori jo e jo. Ai duhet të paguajë por jo të administrojë.

Kjo sipërmarrje duhet të financohet nga“taksa e administrimit” sikurse ndodh me taksën e gjelbërimit, televizionit etj.

Administrimi duhet të parashikojë si ndërhyrje periodike sipas një grafiku ashtu dhe urgjente. Mund të bëhet direkt prej Bashkisë (analogji me komunalet e djeshme) apo indirekt përmes nënkontraktorëve privatë që i hyjnë tenderit për atë punë duke u monitoruar në vijimësi prej Bashkisë (performanca, ankesat qytetare etj).

Në të dyja rastet, Bashkia “djersin” për të merituar votën e qytetarit dhe të fituar janë të gjithë. Nga imazhi i qytetit, interesi i qytetarit që përfiton nga mirëmbajtja efektive dhe në kohë e mjediseve, fuqizimi i buxhetit bashkiak, cilësia e leverdia në punime (konkurrenca në tender, ekonomi shkalle për pajisjet dhe magazinim), biznesfitimprurës (palë Bashkia dhe jo individi neglizhent), perspektivë punësimi (staf bashkiak dhe nënkontraktorët), shtim i vleftës së apartamenteve (taksa pronësie për Bashkinë), cilësi jetese, kohezion social mes banorëve, “prekje” me dorë e premtimit elektoral, harmonizim mes blloqeve të banimit dhe estetikë uniforme urbane etj. Qytetari, i çliruar nga stresiditor, ndjehet i sigurtë sepse tashmë ka një derë ku troket dhe ajo nuk është më e fqinjit të tij.

 

Artan Xh. Duka August 27, 2015 14:34
Komento

9 Komente

  1. Bureto August 27, 19:03

    Çeshtja qe ngre autori eshte vertet serioze. Si kudo tek ne behen ligje, por nuk zbatohen, pra edhe ligji per administrimin e ndertesave publike nuk ka gjetur zbatim dhe nuk di a interesihet dikush per zbatimin e tij. Di qe bashkia ne ate ligj ka disa detyrime, por nuk kam ndeshur as ne fushatat elektoriale, as ne media qe ky problem te fokusohet. Duket sikur ka nje indiferentizem mbare shoqeror i cili sjell edhe kete pasoje. Jetojme ne shume drejtime si ne Kandahar. Dikush mund te thote se dihen por duhet buxhet, si psh per rregullimin e hapesirave publike brenda blloqeve, lyerjen e fasadave etj, Po ashtu per rregullimin e mjediseve te perbashketa brenda pallatit si shkallet tarracat, ashensoret, pastrimi etj. Dakord por per keto te fundit ligji ka kerkuar vendosjen e administratoreve te cilet mesa e di miratohen dhe kontrollohen nga bashkia. A eshte bere ndonje here kjo? Dyshoj per kete. Sa i perket perballimit te kostove fimnanciare ne kete rast ate e kane banoret. Si detyrohen ata per kete, nese ligji nuk eshte shprehur, duhet te shprehet. Sa i takon mjediseve jashte pallateve, financat per kete duhet te alokohen nga taksa e baneses qe po sipas ligjit te taksave dhe tarifave, detyrohen ta paguajne te gjithe. Ne kete fushe edhe pse eshte nje nga detyrat kryesore shtetrore, jam shume i informuar qe nuk behet si duhet. Perqindja e vjeljes se kesaj takse nuk i kalon 30%. Kjo gangrene qe eshte kudo ne sistemin tone te taksimit dhe tarifimit duhet te rregullohet ashtu si per energjine elektrike, ujin etj. Psh kanalizimet jane futur ne tarifen e ujit, TVSH dhe ndricimi i shkalles ne ate te energjise, pastrimi dhe gjelberimi ne ate te ujit gjithashtu. Atehere edhe kjo duhet te gjeje vend diku ne nje nga keto. Une do te sugjeroja qe te vendoset ne faturen e ujit, meqe ujsjellsat ne shumice, jane nen administrimin bashkiak. Mund te vendoset si shume vjetore psh ne fillim viti, ose te pjestohet per cdo muaj. Kjo sigurisht qe nuk eshte e thjeshte, sepse eshte takse variable (e ndryshushme per siperfaqe dhe godina te ndryshme). Por, problemi duhet te adresohet seriozisht nje here, dhe pastaj gjenden rruget, si mund te behet nje studim dhe te gjendet zgjidhja gjithsesi. Ne kete gjendje qe eshte fonde nuk mund te sigurohen dhe nga buxheti shtetit nuk mund te pritet shume. U lyen fasadat vetem brenda unazes dhe vetem per fasade se nga mbrapa apo anet jane per faqe te zeze. Po jashte kesaj unaze. Disa qe kane mundesi i lyejne vete me financimet e tyre, por edhe kjo, ne nje pallat ndodh vetem ne nje shkalle apo vetem ne nje kat dhe ka keshtu nje larushi qe te vjen ndot estetikisht te thuash qe jeton ne kryeqytet. Pa le pastaj te shohesh ferra e lloj lloj vjeturinash ne mjediset brenda shesh pallateve apo ne rrugicat e qytetit. Le te dalin psh administratroret e njesise bashkiake nr.2 dhe te shikojne situata te tilla ne Rr. “M.Grameno”, apo “Ali Visha”, zone ku edhe vete jam banor. Duke qene nje qytetar qe e respektoj mjedisin publik dhe nje taksapagues i rregullte, nuk ka sesi te mosrevoltohem per kete situate. Po shtoj edhe nje problem tjeter ate te nderhyrjes neper fasadat e pallateve te gjithkujt sipas deshires. Le te dalin administratoret e bashkise dhe te shikojne sidomos ne pallatet qe nuk jane ndertuar nga privatet se cfare masakre u eshte bere ketyre godinave. Kjo eshte nje situate kaq e perhapur, sa do nje liber qe ta trajtosh. Kam degjuar se psh ne Bolonje nuk te lene as per ngjyren e shtepise tende te vendosesh kur ta lyesh, sepse duhet miratimi i bashkise (Bolonja respekton traditen e vet per ate qe quhet “e kuqja bolonjeze”), apo ne Zvicer nuk te lene te presesh nje peme ne kopshtin tend, nese nuk ke marre leje nga Bashkia, dhe kjo te jepet vetem kur ke vertetuar se ke mbjelle dy etj etj. Keto per mendimin tim jane detyra te bashkise dhe vetem te bashkise, sigurisht krahas te tjerave.

    Reply to this comment
  2. emigranti August 27, 19:28

    Duhet “rregulluar” njeriu, ai dhe vetem ai eshte rregullatori ose shkatrrimtari i cdo gjeje.Shembuj dhe ligje nuk mungojne por kujt ti thuash,mileti po njesoj. Tirana ka aq shume dendesi sa duhet te hecesh me “vertikal.Jam ne athine, kam qene ne Bruksel, Dyseldorf, Vjene por ktr dendesi pallatesh nuk e kam pare. Qytetet duhen ndertuar te ulet ne kate dhe te shtrire ne siperfaqe., sduhet te mungoje uji qe eshte kryesori dhe jo me kazane lart Pra ka shum pune, por kryesorja eshte NJERIU

    Reply to this comment
  3. IP August 27, 21:10

    Shteti ne kapitalizem nuk merret me kete pune. Krijohen kompani private mirembajtjeje qe punesohen nga pronaret e apartamenteve te ndertese per tu kujdesur per te gjithe ambjentet e perbashketa perkundrejt nje pagese. Cdo pronar paguan nje lloj takes cdo muaj qe depozitohet nga Kompania manaxhuese dhe me ato para paguhet kompania si dhe behen gjithe shpenzimet per mirembajtje pastrim, rinovime etj Kjo eshte zgjidhja dhe jo komunalet e dikurshme. kompania jep llogari para pronareve per te gjitha shpenzimet.

    Reply to this comment
  4. plaku i mocem August 28, 12:45

    Pse ke frike nga shteti “IP”,keshtu si thoni ju e ka ligji i urbanistikes administrimin e ambjenteve te perbashketa,i vitit 1993 i ndryshuar, dhe rezultati eshte ky qe eshte.Nje admistrator ne ne nje pallat ne Tirane vinte nga larg,qe ne oren 5 te mengjezit te pergjonte banorin t’i merrte taksen per pastrimin e shkalles(!).Mirpo shkalla, edhe pasi adminstartori si i forte e “mbertheu” banorin, nuk u pastrua,etj,etj,etj.
    Prandaj “IP”, leri teorite,por shiko praktiken e botes.Provo ketu ku jam une te mos paguash qerane ne pallatin privat se c’te ben shteti i kapitalizmit,o nene o nene(!)

    Reply to this comment
  5. E po kjo pune! August 28, 13:58

    Ore komunalja mund te mos kthehet por ama shteti duhet te nderhyje. Ose ata qe ndertojne te marrin persiper menaxhimin dhe jo t’ja mbathin dhe ti lene banoret me ansamblera koti te zgjidhin hallet ose shteti te licensoje private qe te mbulojne zona te caktuara te qytetit dhe kjo me tender, rishikim tenderi, analize e performances etj etj. Ndryshe do te behet me keq se qytetaret jane indiferent ndaj njeri-tjetrit. Pastaj sa duhet te paguaje njeri apo tjetri (kati, madhesia e pallatit, ka apo jo ashensor pallati etj) jane gjera teknike por kryesore eshte te kete vullnet politik. E fut dhe taksen tek pagesa e elektrikut apo ujit dhe askush nuk shmanget nga detyrimi. Deri me sot bashkite mburren me parqe qe nuk shkon njeri dhe nderkohe oborret e brendeshme te pallateve qe duhet te jene park per pleq e femije, jane parkinge rremuje. Ua mohuam femijeve te drejten e femijerise dhe argetimit ne natyre dhe te na vije turp si brez se kush ishim te vegjel vete ishim gjithe kohes jashte dhe nuk mblidheshim ne shtepi vetem per buke, ne mos e merrnim ne dore dhe ate.

    Reply to this comment
  6. E po kjo pune! August 28, 14:01

    e zeme duhet te nderrohet ashensori se do vije dita dhe per te. Si do i behet! Banoret do shtijne leke!!!!!! Kurre ne bote, ose ndonje pasanik ne katin fundit do detyrohet dhe pastaj do luftoje ti marre leket miletit ose… fondet e bashkise (njesoj si sigurimet per shtepite) futen ne loje. Pastaj rinovimi i teraces, pastaj asfalti i oborrit… nuk kane fund hallet dhe ansambleja nuk i ben dot keto gjera.

    Reply to this comment
  7. meg August 28, 14:10

    vjen sherbimi i ashensorit njehere ne muaj 13 minuta puna dhe merr 60 mije leke cdo muaj. Po te mos ja japesh sa do ai te prish shensorin etj… Ashensori eshte blere nga banoret dhe pajisjet qe prishen dhe zevendesohen blihen po nga banoret dhe sherbimi duhet te jete 1 mije leke te reja cdo muaj sepse thejesht vajiset dhe shikohet gjendja e tij dhe asgje me shume jo 60 mije leke ne muaj… Jane bere firmat e ashensorit me te pasur ae bashkia dhe ndertuesit e pallatave milionere. Te vihen detyrime ndertuesve ti mirembajne pallatet, nga jashte te pakten dhe ti rilyejne sepse nga cdo familje kane marre te paken 50 mije euro fitim nga cdo banore.

    Reply to this comment
  8. petrika August 29, 11:44

    Autori i artikullit ka shume te drejte.Ne pallatin me ashensor ku jetoj une,koridori,shkallet,ashensori,dhe ambienti rreth pallatit ku luajne femijet e vet ketij pallati,jane te pista.Kur dolla nga shtepia ne megjes,per te blere buke dhe disa ushqime te tjera,koridori dhe ashensori,ishin te pastra,kur u ktheva, pas nje ore,gjeta te flakura per toke ne koridor dhe ne ashensor,paketa cigaresh nje cope, bishta cigare dy ,nje i shkelur, nje i ndezur,koridori binte ere duhan,nje ambalazh cokolate,nje biskote dhe nje qese plasmasi bosh ne ashensor,ne koridor,nje familje kishte shkundur piceten e tavolines se bukes,para deres se saj .Nuk desha ti trokisja e ti thosha se pse ka bere pis koridorin,se me ta duhet te vritesh,po tu thuash se cfare duhet te bejne.Ajo familje,nuk paguan as peseqind lekshin (Te reja) e administratores se shkalles.Thote,jam me qera, s dua ti paguaj,Gjeta qese me plehra,te lidhura me plasmas,para dy dyerve te komshijve te tjere dhe plot reklama te tregetareve ne cdo dere edhe tek dera ime.Takova administratoren e pallatit.Une do tu dhjes mu ne pes mijelekeshin qe me japin ato kater a pese familje, se te tjeret,nuk me japin dhe fshijeni vete me tha.Sot u ngrita qe me pese te mengjezit fshiva dhe lava koridorin,shkallet dhe ashensorin,tani pa kaluar as dy ore,shife vete si eshte bere.Ketu banojne kafshe dhe jo njerez.S kishte faj,e pashe vete kur dolla ne mengjez.Perfundimisht,une jam me mendimin qe per keto probleme,duhet te vere dore LIGJI,duke i edukuar (ndeshkuar) ata banore te tille.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*