Pallati i Vlorës, 16.8 mln euro, vjehrri i Bashës përfituesi kryesor

January 12, 2018 20:36

Pallati i Vlorës, 16.8 mln euro, vjehrri i Bashës përfituesi kryesor

Pagesa që ish-ndërtuesit dhe pronarët e apartamenteve që u shkatërrua në vitin 2013 në Vlorë është 16 milionë e 800 mijë euro.

Gjykata e Strasburgut ka zbardhur bashkë me vendimin që dënon shtetin shqiptar, edhe tabelat e pagesave. Pagesa fillestare është 14.2 milionë euro, por është marrë parasysh inflacioni dhe interesi për katër vite, duke e rritur shifrën.

Përfitues janë 18 persona, 16 prej të cilëve pronarë me nga një apartament dhe që do të marrin nga 90 deri në 200 mijë euro si dëmshpërblim.

Përfituesit kryesorë janë dy shtetas. Xhaferr Isufi, vjehrri i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pronar i vetëm në 35 apartamente e ambiente do të përfitojë 6.2 milionë euro.

Por ai, do të kompensohet edhe deri në gjysmën e vlerës prej 7.2 milionë euro për 25 prona që i ka në bashkëpronësi me shtetasin Xhuvi Sharxhi.

Në total Xhaferr Isufi përfiton rreth 9.8 milionë euro.

Në vendimin e Gjykatës citohet një intervistë e Ylli Manjanit dhënë për Top Channel, atëkohë zv.ministër i Transporteve dhe Infrastrukturës, që shpjegonte parregullësitë e dhënies së lejes së ndërtimit për këtë pallat.

“Është një pasojë e një morie pavlefshmërie absolute, e një morie shkeljesh flagrante të ligjit shqiptar. Fizikisht, në 600 metër/katrorë truall ne kemi 3000 metër/katrorë ndërtim si pasojë e një spektakli institucionesh totalisht të korruptuara”, deklaronte po në atë kohë, Ylli Manjani.

Pronarët e apartamenteve dhe ndërtuesit, me ndihmën e një avokati italian paditën qeverinë shqiptare më 10 shkurt të vitit 2016.

Seanca e pare publike e gjyqit është realizuar më 23 maj të vitit 2017, një javë pas marrëveshjes Rama-Basha, që çoi në mbylljen e çadrës së protestës.

Gjykata e Strasburgut dëgjoi të dëmtuarit, të cilët paraqitën edhe disa vendime rresht të gjykatave shqiptare, ndërsa përfaqësuesja e qeverisë shqiptare, në maj të vitit 2017 para Gjykatës së Strasburgut ka pranuar se ishte një ndërhyrje në të drejtat pronësore të aplikantëve për shkak të procedurës së shpronësimit.

January 12, 2018 20:36
Komento

17 Komente

  1. edi January 12, 21:42

    Shqiptaret naive i kuptojne kto Skandale ,si dicka normale ,por mjerishte nuk eshte aspak ashtu.
    Kto sinjale duhet te kuptohen drejte si nji goditje nga qarqet europiane qe kan mbeshtetur ne cdo kohe kryekriminelin berisha ne pushtet dhe vjen jo rastesishte pikerishte sot , kur ka filluar Procesi Vetting-ut .
    Gjaykates te korruptuar ka ne cdo vend te Botes e jo me ne kte Europe te dal jashte brekeve te saja . Banda e shpellarit ka vjedhur per 27-vjet shtetin Shqiptare dhe ka miljarda te paguaj e korruptoje edhe Mbretin jo nji byth gjajqtaresh ,qe kudo gjithandej funxionojne si mafioze te lidhur me politiken e bankat .
    Mesiguri do i jet premtuar ndonji cop bregdete plus disa miljona per nji kafe .Asnji idiot mos te cuditet ,jane gjerat me normale sot kudo . Problemi eshte pushtat tane qe i besuam Pushtetin ,se nuk jane te afte per asgje ,bota e huaj e di qe jane thjeshte leshko ,dhe ka filluar ti bjeri me top shtetit pa zote ..E them kte ,sepse kto dhizma ,ndodhin vetem ne Shqiperi ,ku ska ngel bir kurve e rrace e ktij Planeti ,i bardhe ,i verdh ,i zi ,pederaste , te mos vij e perfitoje miljona nga ky shtet qurrashes ,qe ja kan dorezuar shtetin te huajve !
    A mund te presesh gj me nga ky shtet me te tille pushta ? Eshte njilloj sikur X-mafioze i njohur italiane ,i akuzuar jo vetem per krime , njerzit e tij ,te hedhin ne gjyqe shtetin Italian dhe Strasburgu te urdheroj shtetin italian ti paguaj mafiozit miljonat e deshiruara . Qarte kjo s’ndodh ne itali ,por kjo eshte maskarada qe ky shtet ,nuk ka as goje te apeloje dhe gjej juristet e duhur ,te mbroj shtetin e tij nga kto afere mafiozesh qe kompromentojne rende Strasburgun ! Eshte absurde qe Strasburgu te denoj shtetin shqiptare e shperbkej nji mafioze ,qe ka qen ne kundershtim me ligjet e shtetit Shqiptare . Ky eshte Skandal me permasa Nderkombetare ! Perse nuk verifikohet Pronari asaj ndertese te paligjeshme ,se kush eshte burimi i shumes se financuar per kte Hotel ?
    Ku jane siguruar kto shuma ,qe per nji shqiptare ,sado te ket fituar ai eshte e pabesushme ti siguroje ne rruge legale ,te ndereshme . Por si e shikojme shteti ,nuk njef asnji pergjegjesi dhe ben kalamanin e kopeshtit .Ma mori topin ai rrugaci . Kta pushta do ta cojn ate venmd drejt nji katastrofe te papare sepse jane thjeshte naiv e te papergjegjshem vs detyres se shtetarit ,skan asnji koncept te qarte mbi shtetin ,ose jane pjes e lojes se mafies nderkombetare ,sepse ksaj i thon bythqirllik troc

    Reply to this comment
    • Rajmondi January 13, 14:31

      Nuk e kuptoj cfar argumenta ka paraqitur perfaqesuesja e shtetit per ligjshmerine e prishjes se ketij pallati,kur dy kembet e pallatit ishin ne pronen e tij prej 600 m2, ndersa dy kembet e tjera ishin ne det,qe ne total mbulon nje siperfaqe 3000m2.Del qe edhe deti qenka prone e vjerit te L. Bashes.

      Reply to this comment
  2. Feniks January 12, 22:21

    Keto miliona duhet t’i paguaje personalisht Edi Rama qe jo vetem e paska prishur pa te drejhtre kete pallat,por edhe nuk e ka mbrojtur shkaterrimin e tij ne Strasburg!
    Fakti qe Rama i dha vjerrit te Basdhes 12 milion euro demshperblim pa u marre vendimi ne Strasburg,verteton ate se Rama eshte pjese e mafies nderkombetare!
    Kaq mjafton qe PS te kerkoje shkarkimin e Rames nga detyra e kryetarit te PS-se dhe kryeministrit!

    Reply to this comment
    • Kris 1 January 13, 00:06

      Drejt e ke por hallin e kemi se pastaj nuk kemi kush na thote miremengjez.Nuk mund ta heqim dot kete karagjoz qe perdor pushtetin per te kenaqur veset e tij.

      Reply to this comment
  3. drenova January 12, 22:22

    Per cfare zgerdhihet,ky idiot me kete cope leter bythe ,qe i shkaktoi shtetit nje dem prej 16 milion euro?

    Reply to this comment
  4. Thanasi qe ta plasi January 12, 22:47

    nje nga ortaket e studios qe qe perfaqesoi pronaret e pallatit ne gjykaten e Strasburgut eshte Envi Hicka ndersa shteti shqiptar u perfaqesua ne kete gjykim nga Avokatura e Shtetit qe ka kryetare Alma Hicken gruan e Envit. Ke do mbronte Avokatura, shtetin apo xhepin e burrit? Edi Rama e di mire kete. Po Edi me Lulin jane shoke ndersa ne jemi budallenj qe skuptojme qe ky eshte teatri i radhes. Dhe kjo histori ku burri mbron klientin kunder shtetit qe mbrohet nga gruaja ka disa vite qe po behet ne gjykatat shqiptare ku demshperblimet qe duhet te paguaje shteti ndaj privateve jane ku e ku me te medha se demi i ardhur nga prishja e pallatit

    Reply to this comment
  5. Arber I January 13, 00:20

    Qeveria Shqiptare duhet ta kundershtoje vendimin e Gjykates se Strasburgut edhe sikur te mos futemi me kurre ne Bashkimin Europian. Perndryshe, Edi Rama duhet te largohet nga Kryesia e Keshillit te Ministrave te Shqiperise dhe te paguaje demin qe i ka shkaktuar shtetit shqiptar qe mbahet me taksat e qytetareve te tij.

    Reply to this comment
    • One for me, one for you... January 13, 10:52

      Ta kundershtoje SHTETI (!?) – thua ti – por a e di ti se cfare marreveshjesh mund te kene bere me njera-tjetren ne prapaskene palet kontraktuese, perfshi ketu dhe palet e treta ndermjetesuese?

      A e ke menduar se te gjithe keta “kontrahente” mund te dalin sejcili per vete me fitim, sipas parimit “one for me, one for you”, ne kurriz te taksapagueve shqiptare?

      Fundja cfare nenkupton ti sot (e theksoj) me fjalen shtet?

      1.) Nenkupton nje strukture solide organizative te perfaqesuar nga ajka e dijes dhe e ndershmerise shqiptare (!?),

      2.) Nenkupton vetveten se bashku me kokpalaret qe kane marre arratine (!?),

      3.) Apo nenkupton thjesht nje grusht mercenaresh gopseke qe mbajne te shtrenguar fort ne duar freret e nje kali zdroms te dermuar e te raskapitur aq keq, sa s’ka fuqi as te ngrere koken lart per te pare, dhe jo me te vrapoje ?

      Reply to this comment
  6. Ardi January 13, 00:45

    Po per ca qesh ky more ,te dinim me me tru,por qenke kokra e trapit…te dalshin nga hundet ty ,pjelles tende,Saliut,Lulit,…legena…

    Reply to this comment
  7. Kris 1 January 13, 02:17

    Vendimi i Strasburgut eshte i njejte me vendimin e qeverise shqiptare vetem se rritet masa e cdemtimit.Problemi eshte se qeveria nuk mbron vendimet e vetadhe shqiptaret paguajne.Luli eshte pjese e mafies ndersa Saliu dhe Edvini truri i saj

    Reply to this comment
  8. demo January 13, 03:10

    E kupton Strasburgu se nuk mund te ndertohet nje pallat ne det?Strasburgu po behet si cizmet ceke.
    Kush i mban mend ca cizme ceke per gra ne fund te viteve 60.Ju ca njeres dhe vajti tek shitesja u ankua.Shitesja shkoi tek drejtori drejtori tek qeveria.U vendos qe klientes t`i kthehen leket.Atehere t`u mblodhen te gjithe shqiptaret qe kishin blere cizme ceke dhe dorzuan cizmet ceke ne dyqane,se u martu lala,do marrim leket.

    Reply to this comment
  9. Adih January 13, 04:26

    Arber 1 @…. Kur nuk mer vesh , mos komento more djale . Me gji ate po te ndihmoj .Shqiperia eshte bere antare e gjyk te te drejtave te njeriut ne vítin 1996 , . Realiteti eshte se qeveria shqiptare ne ate kohe ,nuk donte te firmoste ,natyrisht nuk ishte me urdher , por Europa perendimore nga 91 e deri me sot ndihmon shqiptaret per asistencen,,pamvaresisht si dhe sa ndahen nga hajdutet ? Por europa me stil , i tha ketyre ne ate kohe, behuni antar te strasbourgut ,ku keta bandillet tane nuk donin ,mire i thane perendimoret , po nuk firmoset ne nderpresim ndihmat . Keshtu firmosen ,dhe menduan se kokpalaret nuk do e marin vesh . Ku miu i ka kaluar neper turi ketyre zagareve te papergjegjshem shume here tani ,Por fatkeqesisht , populli po pagon nga taksat e tij . Por jane pa dale shume vendime ,ku keshtu si e ka filluar ky piktori i deshtuar ,do e falimentoj shtetin shqiptar . Edhe ne NATO u antaresove . Pra si strasboutgu dhe Nato nuk ka me kthim mbrapsht. Ku ne pagojme takse per Naton ,natyrisht eshte ne baze popullsie . Per mua demokracia per ne shqiptaet ka ardhur ne vitin 1996 .. . Ne nje bisede private me nje minister Norvegjez me thoshte ,se ne veri , ne jemi me Rusin kufi 163 km . Fill kur mbaroi lufta e dyte boterore , ne Norvegjezet patem frike nga Rusi dhe mos na sillte faren e keqe komuniste ,keshtu bem lutje dhe u pranuam ne Nato . Por shton ky minister, duke me thene ,se ne jemi penduar tani ,ne pagojme kuote lekesh per Naton ,por nuk ka kthim mbrapsht ,Ku dihet Norvegjia ka standartin me te larte ne bote ,po ne shqip..??? .Ku Saliu fryet si gjel deti e thote . ju futa ne Nato.. Besoj se u sqarove . .
    Jemi dhe ne bashke fajtore si popull me keta zuzare te papergjeghshem , se po te ndodh ,vetem nje rast i vogel ne shtetet perendimore , ne sekonde fillon cunami ,ku qeveria duhet te leroje kariget ,ose ne shqip te hape krahun vete me urtesi e dashuri .????
    Po te ishte ne doren time keta do i denoja me burg ,do i sekuestroja dhe andi e prokopi, cfare te kishin . Por ???

    Reply to this comment
  10. info analitike January 13, 08:10

    Shoke mos u merzitni se nuk keni pare gje akoma! Mos thoni qe nuk ju pata paralajmeruar qekur kriepsikopati u zgjodh krieminister. Kjo e vjehrrit te Lulit eshte hicgje ne krahasim me shumen qe mund te kerkoje Becchetti. Vazhdoni ti mbani ison sukseseve imagjinare te kriepsikopatit qe po e zhyt vendin ne nje krize pa kthim e drejt falimentimit te sigurt

    Reply to this comment
  11. SS January 13, 09:47

    eehh ku kemi qene mire ndonjehere ..qe kurr lindem me fjalen ne goje perse o zot me linde ne kete toke te xamur Shtet vari leshte ! dhe popull vari k….

    Reply to this comment
  12. ELIOT January 13, 10:24

    RAMA BERISHA BASHA DUHET TE SHKARKOHEN .. DHE DUHEN FUTUR NE BURG PER SHPERDORIM DETYRE ….PER KORRUPSION .. DHE POPULLI FLEN GJUME … VARINI NE MES TE TIRONES KETO GJAKPIRESA .. POPULLI SKA BUKE .. DHE KETO NDYRESIRA PO E SHKATERROJNE VENDIN .ME NDERTIME …. ME VJEDHJE … QENAT .. DHE RAMA SI DEBILE … NA BEN VIZITA NEPER SHQIPERI ME FJALE BOSHE …

    Reply to this comment
  13. RPT January 13, 12:36

    Kur Dita ja fut pordhes nga nje ane, dhe @Arber1 nga ana tjeter, ne s’na mbetet gje tjeter vetem t’i fusim nje dublikat tjeter.

    Tani lexo pak me kujdes or taj…

    Ta kundershtoje SHTETI (!?) – thua ti – por a e di ti se cfare marreveshjesh mund te kene bere me njera-tjetren ne prapaskene palet kontraktuese, perfshi ketu dhe palet e treta ndermjetesuese? Por a e ke menduar se te gjithe keta “kontrahente” mund te dalin sejcili per vete me fitim, sipas parimit “one for me, one for you”, ne kurriz te taksapagueve shqiptare?

    Fundja cfare nenkupton ti sot (e theksoj) me fjalen shtet?

    1.) Nenkupton nje strukture solide organizative te perfaqesuar nga ajka e dijes dhe e ndershmerise shqiptare (!?),

    2.) Nenkupton vetveten se bashku me kokpalaret qe kane marre arratine (!?),

    3.) Apo nenkupton thjesht nje grusht mercenaresh gopseke qe mbajne te shtrenguar fort ne duar freret e nje kali zdroms te dermuar e te raskapitur aq keq, sa s’ka fuqi as te ngrere koken lart per te pare, dhe jo me te vrapoje ?

    Reply to this comment
  14. PARADOKSI January 13, 16:28

    AVOKATI I POPULLIT DUHET TA APELOJE KETE VENDIM PASI LEJA E MDERTIMIT ESHTE DHENE MBI DET POR KJO AVOKATE E\KA KONFLIKT INTERESI PASI VETE KA BLERE NJE SIP. NE KETE PALLAT DHE SHTE PRONARE PERFITUESE …????????????!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*