FAKSIMILE: Pallatet te Diga, Gjykata shtyn vendimin për në datën 13 Maj

May 11, 2016 12:38

FAKSIMILE: Pallatet te Diga, Gjykata shtyn vendimin për në datën 13 Maj

Gjykata Administrative e Apelit ka shtyrë për në 13 maj seancën gjyqësore për çështjen ku kompania e ndërtimit “Gener 2” ka paditur IKMT dhe kërkon heqjen e masës së pezullimit të punimeve të pallatit te Diga e Liqenit.

Sipas vendimit të Gjykatës, seanca që ishte parashikuar të mbahej sot do të zhvillohet ditën e premte.

Gjithashtu në vendimin e Gjykatës bëhet e ditur se gjyqtarja Alkelina Gazidede ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i kësaj çështje.

“Gjykata vendosi shtyrjen e dhomës së këshillimit për në datë 13 maj ora 9 e 30 deri sa të shqyrtohet çështja e përjashtimit të trupit gjykues nga një trup tjetër e kësaj gjykate dhe për t’u shqyrtuar kërkesa e gjyqtares Alkelina Gazidede nga kryetari i kësaj gjykate për heqjen dorë të saj nga gjykimi i kësaj çështje”, thuhet në vendimin e sotëm të Gjykatës.

Kështu Gjykata ka vendosur t’i japë kohë vetes për të shqyrtuar edhe një herë kërkesën e Bashkisë së Tiranës për të ndryshuar përbërjen e trupit gjykues pas akuzave se kryesuesja Enkelejda Metaliaj ka lidhje familjare dhe biznesi me ndërtuesin e pallatit Bashkim Ulaj.

 

 

4 logo

5 logo2 logo

May 11, 2016 12:38
Komento

7 Komente

  1. demo May 11, 13:20

    Pse nuk i pezullon ndertimet Bashkia Tiranes?Pse nuk e pezullon lejen e ndertimit kur eshte ne kundershtim me qendryeshmerine e Digave.Qeveria qendrore dhe bashkia Tiranes i kane ne dore te gjitha,pse ja lejne ne dore gjykatesve te korruptuar?Pse nuk vete policia bashkiake dhe policia Tahirit te rrethojne territorin dhe mos lejojne makinerite te prishin parkun?

    Reply to this comment
    • Proteste Koti May 12, 01:28

      Perderisa Erioni ka organizuar proteste , kjo do te thote qe ai underground, pra ne fshehetesi e ka pranuar vazhdimin e ndertimi, dhe nga ana tjeter ben proteste per te bindur opinionin se po ben lufte te madhe !!!!!?????

      Reply to this comment
  2. info analitike May 11, 14:54

    Me qafshi po ata qe deputete qe kishin dale ne proteste i kane bere vete keto gjera duke filluar nga Sadri Abazi:
    http://www.lapsi.al/lajme/2016/05/11/deputet%C3%AB-t%C3%AB-ps-q%C3%AB-protestuan-para-gjykat%C3%ABs-po-nd%C3%ABrtojn%C3%AB-vet%C3%AB-n%C3%AB-zona-t%C3%AB-gjelb%C3%ABrta#.VzMrDVWLTIU
    Mjaft me kete hipokrizi te shpifur te stilit Veliaj se jeni llum edhe ju qe organizoni protesta me te punesuarit e bashkise me keq se atehere kur akuzonit Berishen per kete gje.

    Reply to this comment
    • polua May 11, 20:07

      Po pse mor informacion i hollesisheme (!nfo anal.itike) e shikon problemin me syrin qorr dhe nuk e shikon me syrin e drites qe duhet apo s’duhet ndertuar ai pallat atje tek diga qe ne radhe te pare rrezikon gjithe Tirane e re nga shkaterrimi, pasta bllokon pamje e Tiranes apo liqenit? Ku eshte hipokrizia ketu? Por me njerez te shtrember vendi nuk mund te rregullohet, por vetem do te vazhdoje rrukullimen.

      Reply to this comment
      • info analitike May 12, 09:54

        Syrin qorr ose me mire syte ne by..e i ke ke zotrote se une e kam shikim te qarte fare e nuk me genjejne butaforite e Erjonke mashtruesit. Pyete kryerilindjotin se sa milione euro ka marre nga Bashkim Ulaj per lejet e ndertimit perfshire edhe kete 17 kateshin tek Liqeni. Kush ia dha lejen Ulajt per 22 kateshin tek Stadiumi “Qemal Stafa” dhe tek “Toptani Center”? Po per ato shkeljet ne lidhje me truallin qe u zaptua perse i mbylli syte ? Pastaj mos u merzit se Rama ka pasur ndermend qe te thante edhe liqenin e ta kthente ne shesh ndertimi duke e zgjidhur edhe problemin e sigurise qe e paske aq merak. Me njerez si ti vendi ka kohe qe e ka matrre rrokulline sepse une as kam kontribuar e as kontriboj me ne ate masaker pasi jeten time e kam ndertuar per bukuri jashte larg asaj katrahure. Keta te seres tende jane mesuar vetem me shpifje e sulme kunder atyre qe u nxjerrin zbuluar ne zullume e nuk kane per tu bere kurre njerez por do te vdesin sherbetore te shefit.

        Reply to this comment
  3. antonio May 11, 19:41

    Bravo gjyqtarja Alkelina Gazedede qe ka dhene doreheqje nga kjo pune e PISTE!
    Duket se kjo gjyqtare nuk ka pranuar KORRUPTIMIN OSE DETYRIMIN NGA MAFIA E NDERTIMIT!

    Reply to this comment
  4. Zeus May 11, 19:43

    Vetem gjyqtare te CMENDUR mund te marrin nje vendim qe pranojne ndertimin e pallateve kaq prane diges se liqenit,qe ne rast aksidenti mund te marre perpara nje lagje te tere e jo vetem disa pallate!
    A E KANE PARE keta dallkauke se cfare ka bere CUNAMI ne Indonezi etj???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*