“Pallati tek diga”, Gjykata shtyn vendimin për kërkesën e Bashkisë

May 24, 2016 10:54

“Pallati tek diga”, Gjykata shtyn vendimin për kërkesën e Bashkisë

Gjykata e Apelit Administrativ ka shtyrë vendimin për kërkesën e Bashkisë së Tiranës që kërkon përjashtimin nga trupa gjyqësore të gjyqtarit Arjan Qafa, trupë e cila do të shqyrtojë padinë e bashkisë së kryeqytetit për anulimin e një leje ndërtimi pranë digës së liqenit artificial në Tiranë.

Seanca është shtyrë për ditën e hënë të javës së ardhshme në orën 15:30. Në seancë do të shqyrtohet kërkesa e Avokaturës së Shtetit dhe IKMT-së.

Bashkia e Tiranës ka kërkuar përjashtimin nga trupa gjyqësore të gjyqtarit Qafa, me pretendimin se është në konflikt të hapur interesi.

Prej ditësh, debati për ndërtimin e pallatave 17 katesh tek diga e liqenit është shndërruar në akuza të ndërsjella politike.

Bashkia e Tiranës kërkon anulimin e lejeve të dhëna më herët, duke pretenduar se hapësira do të kthehet për qytetarët.

May 24, 2016 10:54
Komento

1 Koment

  1. Gjyqtari i plepave May 24, 11:56

    Ketyre kepushave qe lejojne ndertime nen dige, kunder gjithe rregullave teknike, duhet tu hiqet e drejta per tu gjykuar dhe te denohen me gjobe e pune fizike. I njejti denim duhet edhe per ata qe kane dhene lejen per kete ndertim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim