Palmer: Mini Shengeni Ballkanik ka mbështetjen amerikane

November 8, 2019 14:51

Palmer: Mini Shengeni Ballkanik ka mbështetjen amerikane

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë të angazhuar në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

“Ky ka qenë themeli për angazhimin amerikan në rajon për më shumë se 20 vite. Kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë. Kjo është edhe arsyeja pse pamundësia e Këshillit Europian për të gjetur konsensus dhe të fillojë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte kaq zhgënjyese”, tha Palmer nga Davosi, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Megjithatë Palmer tha se kjo nuk është fjala e fundit.

“Shpresojmë që Këshilli i Europës t’i rikthehet çështjes në mbledhjen e liderëve në maj, në Zagreb, të arrijë konsensusin e duhur dhe të nisë atë proces aq të rëndësishëm duke dërguar sinjalin e rëndësishëm në rajon”, u shpreh ai.

Palmer konsideron se ndërsa SHBA avancon drejt Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Europian konsiderohet deri në një farë niveli nga rajoni si duke u larguar, vetë rajoni po zhvillohet.

Ai deklaroi se projekti i Mini Shengenit Ballkanik, një nismë e ndërmarrë fillimisht ga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut për të mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, ka mbështetjen amerikane.

j.l./ dita

November 8, 2019 14:51
Komento

8 Komente

  1. maban shurati (atid) November 8, 15:08

    tre perfundime telegrafikisht
    .
    1 …mos pjesmarrja e kosoves ne kete forum eshte tradheti e edi rames
    .
    2..dalja ne skene e amerikes per “atesine” e kesaj ideje tregon se Usa e sheh kosoven si territor jo si shtet
    .
    3..ky hap shenjteron enver hoxhen qe gjeti menyra dhe u shkeput ne 1948-en nga jugoserbia..burrerisht

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 November 8, 15:11

    flm shumë,por po presim deri sa të bëhen zgjedhjet e reja tek ju!!
    sa të vijë ndonjë me tru në kokë,se boll dëme i ka bërë dynjasë ky balluke verdhi!!

    Reply to this comment
  3. Pellazgos November 8, 18:07

    Al-bania myslimane e krijuar nga Amerika dhe fuqite e Medha dhe me Deputete dhe Governatore turq ne Ndergjegje,Identitet,Dashuri si Ismail Beu dhe Frashellinjte,eshte tradhetia me e Madhe e ketij Kombi te Lashte.
    Atehere perse luftuan Arvanitasit,Greket,Epirotet kunder ketyre plehrave islamike?
    Dihet mire qe me ikjen e Turqise nga Greqia,Epiri,Ilyria Italia mori Dhodhekanisen (12 ishujt) Greke,por Greqia dhe Arvanitasit i mori ne 1948en per aresyen se Italia humbi luften.
    Ndryshe edhe sot do i kishte fashizmi keto ishuj Greke qe ne kohen e majmunit.
    Ja nje aresye pse Arvanitasit e Epirit nuk kane asgje te perbashket me kolaboracionistet turq “shqipetare” me fashistet e Italise.
    Amerika percau kombin Epirote te Kastriotit me qender ne Kostandinopol dhe krahina te pushtuara si Magna Grecia nga Fashistet e Romes dhe turqit.

    Reply to this comment
  4. Lili November 8, 18:54

    Edhe une kam nje propozim sa per fillim te nje miniSchengen: shqiperia, kosova, makedonia, çameria, sandjaku, presheva, ulcinji,tivari,…
    Nje minischengen sa per te filluar

    Reply to this comment
  5. specialisti November 9, 12:42

    Hajde o z.Palmer edhe nje here ne Shqiperi e uli ne tryeze lideret tane, per reformen zgjedhore e pastaj ecin vete.
    Sa me pare te vini, aq me shpejt , eleminohet kjo krize politike e pa kuptimte.
    Eshte unike ne Europe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*