Palmer takon Zaev: Vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE
Nga Arkiva
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer ka përfunduar sot vizitën e tij tre ditore në Shkup.
Pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, zyrtari i lartë amerikan u shpreh se Shtetet e Bashkuara janë në kontakt të vazhdueshëm me liderët e Bashkimit Europian për çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut.
“SHBA është mik dhe partner i Maqedonisë së Veriut, ne do të vijojmë partneritetin me liderët e Bashkimit Europian për të arritur qëllimin e negociatave.
E riafirmuam edhe njëherë mbështetjen e SHBA-së për integrimin në BE dhe për perspektivën e saj, këtë ua përcjellim edhe partnerëve tanë europianë”, ka thënë Palmer.
j.l./ dita
Futi nje te bertitur Makronit se e mer kthesen menjehere ai vocrrak.