Paloka: Balla e pranoi miqësinë, por nuk zbuloi se çfarë e lidh me Begon

August 21, 2018 18:09

Paloka: Balla e pranoi miqësinë, por nuk zbuloi se çfarë e lidh me Begon

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka deklaroi pasditen e së martës se “Rilindja” është shndërruar në biznes ndërtimi, duke iu referuar njohjes së Taulant Ballës dhe biznesmenit Edmond Bego.

Paloka tha se Taulant Balla u detyrua që ta pranojë miqësinë familjare që ka me trafikantin Edmond Bego, tre ditë pas arrestimit të këtij të fundit.

“Balla nuk i është përgjigjur pyetjes se çfarë e lidh atë me trafikantin. Balla gënjeu kur tha se miqësia me Begon nuk i ka dhënë trafikantit mburojë politike”, theksoi më tutje Paloka.

Ai shtoi se Balla sot duhet të sfidonte Prokurorinë dhe Policinë, e jo Partinë Demokratike.

Mesditën e sotme, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u pyet në një konferencë të përbashkët për mediat rreth akuzave të opozitës për lidhjet e dyshimta mes tij dhe Edmond Begos, të arrestuar në Greqi në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Italia.

s.a/dita

August 21, 2018 18:09
Komento

5 Komente

  1. Kris August 21, 18:46

    Po thuthuqin Paloka cfare e lidh me Saliun apo Luen e Hollandes! Keta njerez na i shpifen shqiptaret me injorancen dhe servilizmin e tyre! Une kisha menduar se jemi me mire se ky derdimen apo me mire se Strazimiri apo Grida apo Dash Shehi dhe Nard Ndoka!

    Reply to this comment
  2. Xha Teme August 21, 18:51

    Paloqe mor paloqe. Jeni ne dite te hallit por ky eshte halli juaj jo i popullit. Balla pranoi qe e njihte personin, gruan dhe femijet. Nuk foli as per miqesi dhe as per lidhje me personin. Te njohesh dike qofte ky edhe I denuar per nje veper penale ne Shqiperi apo jashte saj nuk perben sakrilegj. Sakrilegj eshte te jesh lidhur me trafikun dhe ta mohosh ate.
    Me kujtohet Lulashi juaj o Paloqe qe Toyota Yarris eshte e Balles tha. Kur i nxoren foton me trafikantin e Toyotave Yarris ne zyren e tij e mohoi. Jo tha ska lidhje me mua. Kjo lloj race e peshtire jeni ju o Paloqe. Edhe kur ju ze me presh ne dore(jo si Tritani se ai e morri prasin ne vend tjeter) kerkoni ta mohoni sepse skeni as burreri as nder dhe as dinjitet. Thjesht je nje vemje e peshtire.

    Reply to this comment
  3. Fidel Kastro August 21, 21:01

    Ore po si ka mundesi qe keta drogaxhinjte e kriminelet njihen e kane miqesi me politikanet!!!!???? A vlen te thuhet shprehja popullore “ME THUAJ ME CILIN RRI, TE TE THEM SE CILI JE!!!!

    Reply to this comment
  4. Igli August 22, 00:10

    Krimi ecen dore per dore me politiken.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*