Paloka i përgjigjet Ballës: Po kërkon shpëtim tek ato që i mallkon çdo ditë
Nga Arkiva
Pas reagimit të Taulant Ballës, nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka vendosur t’i drejtohet sërish kreut të grupit parlamentar të PS-së për njohjen që supozon se ka me të arrestuarin Mond Bego.
Në një postim në “Facebook”, Paloka shkruan se Balla, pasi mori 8 orë kohë, kërkon shpëtim tek gjykatat, ndonëse i cilëson këto të fundit si më të korruptuarat në vend.
Ai i thotë kreut të grupit parlamentar të PS-së që të mos fshihet pas kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, por t’i përgjigjet pyetjeve që kanë të bëjnë me të arrestuarin Mond Bego.
Statusi i Edi Palokës
“Pasi mori 8 orë kohë, derrkuci i Toyota Yaris kërkon shpëtim tek ato që i mallkon çdo ditë si më të korruptuarat në vend: Gjykatat!
Mr. Toyota Yaris që drejton grupin parlamentar të PS, mos u fshih pas Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, por thuaju shqiptarëve:
* A e njeh trafikantin e rrezikshëm ndërkombëtar të drogës Mond Bego?
* Çfarë të lidh me trafikantin e rrezikshëm ndërkombëtar të drogës Mond Bego?
Taulant Yaris, laku po shtrëngohet, koha jote dhe e Padronit tënd po mbaron! Tik Tak Tik Tak!”, shkruan Paloka.
s.a/dita
Po more Thuthuq, ashtu sic thua ti eshte more Paloqe.
O Thuthuq qe flet sikur e ke ne goje, do Bashkimin ti vellajin e Nehat Kulles, e mban mend mire kur ta shtriu para kembeve me nje plumb badiguardin qe mbaje per presion dhe sherre ne fushatat zgjedhore tek IKV.
E dime sa trim dhe i forte je, aq sa eshte nje kelysh kurve, buce.
Toyota Yaris ishte e juaja o Paloqe, mos kërko të bësh diversion, se të solli foton në parlament, ku vëllait i pronarit të Toyota Yaris ishte me Lulin në zyrë.
paloqe apo patru? apo te dyja…
Nenkryetari i persheshit.Fol doemos, se mbetet pa pershesh.