Paloka: Nuk ka bojkot në Kuvend, duam vetëm dorëheqjen e Metës

March 16, 2015 14:25

Paloka: Nuk ka bojkot në Kuvend, duam vetëm dorëheqjen e Metës

Në vazhdën e protestave që ka nisur sot opozita për të kërkuar dorëheqjen e kreut të Kuvendit Ilir Meta, Partia Demokratike shprehet e bindur se do ta çojë deri në fund këtë çështje.

Sipas kreut të Grupit Parlamentar, Edi Paloka, kjo forcë politike, problemin e ka me kryeparlamentarin dhe jo me deputetët e tjerë.

“Kuvendi nuk mund të drejtohet nga një i akuzuar për vrasjen e dy deputetëve, – tha Paloka. – Po ushtrohet pushteti për ta manipuluar këtë çështje, e cila po ashtu po tentohet t’i ofrohet publikut si diçka qesharake”.

Paloka më pas pranoi se Partia Demokratike nuk do ta bojkotojë Kuvendin dhe as Komisionet Parlamentare, por me një kusht ama: “Ne nuk do të bojkotojmë, pjesëmarrja jonë do të jetë e plotë në çdo aktivitet ku Ilir Meta nuk merr pjesë si Kryetar Kuvendi”.

Sa i takon kandidatëve për bashki në zgjedhjet e 21 qershorit, Paloka theksoi se për momentin kjo nuk është një çështje parësore. “Çdo gjë ka kohën e vet”.

March 16, 2015 14:25
Komento

1 Koment

  1. ss March 16, 21:32

    More nuk te degjova nje here te flasesh si njeri por si mi GJysmat e shkronjave i ke lene ne fillore dhe na thua fjalet nje po nje jo iko ore idjot se po na merret goja dhe neve kurr shkruajme se degjojme brockullat tende per dit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*