Paloka: Policia e Metës po detyron qytetarët të bëjnë dëshmi të rreme njësoj si sigurimi i shtetit

June 13, 2015 13:55

Paloka: Policia e Metës po detyron qytetarët të bëjnë dëshmi të rreme njësoj si sigurimi i shtetit

Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka ka akuzur sot kreun e LSI, Ilir Meta dhe atë të PS, Edi Rama se po keqpërdorin policinë në Vorë duke e vënë në shërbim të tyre për të ushtruar dhunë ndaj simpatizantëve të PD, në mënyrë që të mos votojnë për kandidatin Fiqiri Ismaili. Në konferencën për mediat, Paloka ishte së bashku me Fiqiri Ismailin dhe dy shtetasit që sipas policisë ishin paguar nga 10 mijë lekë secili për të votuar PD. Paloka e quajti këtë një skenar të turpshëm dhe të frikshëm, që dëshmon se si policia, njësoj si sigurimi i shtetit dikur, po detyron qytetarët të bëjnë dëshmi të rreme.

“Mazhoranca Rama-Meta nuk po ndalet përpara asnjë akti dhune ndaj qytetarëve që kanë vendosur të shprehin vullneti e tyre në 21 qershor. Akti i fundit i Vorës, ku policia është vënë në shërbim të LSI së Metës është më flagranti.

Kreu i policisë së Vorë, Bujar Laze nga Skrapari ndalon çdo ditë qytetarët duke i dhunuar që të mos votojnë kandidatin e PD. Dhunë ka pasur edhe ndaj biznesit të tij. Ju bllokua malli dhe mjete e punës nga ministri i LSI. Me metoda të sigurimit të shtetit kërcënohen qytetarët që të bëjnë dëshmi të rreme se gjoja u janë dhënë leke për vota. Jam këtu me dy zotërinjtë që gjoja janë paguar nga Isamili. Ata janë anëtarë të shtabit të PD. Ja sa skandaloze dhe i frikshëm është ky fakt, që policia detyron qytetarët të bëjnë dëshmi të rreme. Por shqiptarët e dinë shumë mirë se kush e përfaqëson sot mafien në qeveri. PD u bën thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtarë të shohin se si e gjitha struktura e shtetit, përfshirë edhe policinë të përdoren për të tjetërsuar votën e shqiptarëve”, tha Paloka, duke paralajmëruar se PD do të depozitojë një kallëzim penal edhe për shefin e komisariati të Vorës.

June 13, 2015 13:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*