Paloka refuzon t’i paguajë 200 mijë lekë Ramës

March 28, 2016 20:52

Paloka refuzon t’i paguajë 200 mijë lekë Ramës

Të martën në orën 11:00, në Gjykatën Kushtetuese pritet që të përballet Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka me Kryeministrin Edi Rama. Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, bëhet e ditur se deputeti Edi Paloka ka apeluar vendimin në Gjykatë Kushtetuese sa i takon akuzës për shpifje ndaj kryeministrit Rama.

8 muaj më parë Gjykata ka vendosur ndaj Palokës gjobën prej 200 mijë lekësh, për shpifje ndaj Kryeministrit Edi Rama, kërkon që ajo të pezullohet dhe të shfuqizohet.

Deputeti i PD Edi Paloka nuk e ka paguar gjobën prej 200 mijë lekësh dhe kërkon që ajo të pezullohet e të shfuqizohet.  Paloka u dënua më 5 qershor së bashku me deputetin Arben Ristani.

Vendimi i Gjykatës së Lartë

Sipas vendimit  nr 8 të datës 5 qershor 2015, dy zyrtarët e lartë të PD-së, sekretari i përgjithshëm dhe nënkryetari i PD-së, u gjobitën me nga 200 mijë lekë, ndërkohë që u shpallën të pafajshëm për akuzën e fyerjes. Këto dy akuza ndaj dy deputetëve të opozitës, u ngritën nga Kryeministri Edi Rama, në sajë të deklarimit të bërë nga deputetët demokratë në Kuvendin e Shqipërisë, ku denoncuan faktin se, sipas tyre, kreu i ekzekutivit kishte lidhje me krimin. Akuzat e ngritura nga Kryeministri ishin dy, për shpifje dhe fyerje. Gjykata, pasi shqyrtoi çështjen, vlerësoi se deputetët e djathtë, Ristani e Paloka, kanë shpifur lidhur me akuzat, teksa nuk i kanë gjetur fajtorë për akuzën e fyerjes.

 Sa i përket gjobës, Paloka u shpreh atëherë se i rëndon, por garantoi se do ta paguante atë. Me sa duket, ka ndërruar mendje sërish. / DITA

March 28, 2016 20:52
Komento

5 Komente

  1. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... March 28, 22:38

    Cfare gjobe, thuthuqi Paloqe eshte per burg i degjeneruar, bixhozci njeri i dallavereve, mashtrues i rendomte dhe i intrigave, porosite i merr nga Sali Krimineli.

    Reply to this comment
    • Pilo Lala March 29, 17:29

      E dime qe do te iki goja nja 2-3 jave kur te paguash parate.
      Ata qe flasin shume , edhe mund te flasin gjepura e shpifje, por Paloka 5 fjale n dite thote, edhe ato i ka shpifje.

      Reply to this comment
  2. adri March 29, 00:45

    Burg Qenit strazimiri. Nese strazimiri nuk futet ne burg per kete krim arme mbajtje pa leje atehere duhet te deklarohen te pafajeshem te gjithe ata te tjeret qe jane akuzuar per arme mbajtje pa leje.
    Burg per kete qene kriminel qe ka shkelur ligjin.

    Policia dhe Prokuroria i kane provate plota me kamera ku FLAMUR NOKA kriminel se bashke me Genc Strazimirin kane goditur dhe dhunar forcat e Policise se rendit Publik me shume se nje here. Te fillohet ndaj tyre procedimi penale dhe te arrestohen.
    Nese Partia Socialiste nuk kerkon qe te arretohen Flamur Noka dhe Genc strazimiri atehere kjo force politike po thyen besimin e qytetareve qe i kane dhene voten dhe qe kerkojne nje Shqiperi me Rend per familjet dhe femijet e tyre.

    Reply to this comment
  3. e verteta March 29, 02:15

    Tallu Edi Tallu!!!

    Reply to this comment
  4. Azio March 29, 13:07

    Burgu eshte shperblimi me I mire i trim it te xha Beqos.
    Deputetet e PD jane skandalistet me te papare ne historine e demokracise.
    Keta jane banda e hajduteve,krimineleve dhe te destabilizimit te Shqiperise.Partia e tyre,parti si moter me partine Agimi iArte ne Greqi,pra ne kuptimin e plote parti fashiste.Kjo parti e zeze duhet te deklarohet e jashteligjeshme per veprimet makabre qe ka bere e vazhdon te beje.I gjithe populli duhet te ngrihet ne demonstrata te fuqishme per zhdukjen e saj dhe futje me patjeter ne burg te kryekrimineleve Sali Berisha,Lulzim Basha dhe lakenjeve reth tyre me Ristanin,Boden,Strazimirin,Topallin,dhe te tjeret me rradhe.Ne shqiperi eshte e domosdoshme krijimi I nje partie vertete opozitare me alternative vertete serioze ne perpjekje per te cuar me tej demokracine ashtu sic populli e desheron.Ora per keta kriminele ka ardhur.I gjithe populli ne kembe per te shporrur keta plehra njehere e pergjithmone.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*