Paloka: Tërhiqemi nga testi i drogës vetëm nëse ndërkombëtarët e shohin të arsyeshme

October 27, 2015 20:56

Paloka: Tërhiqemi nga testi i drogës vetëm nëse ndërkombëtarët e shohin të arsyeshme

Partia Demokratike duket se ka filluar tërheqjen nga kërkesa e saj për bërjen e testit të drogës nga të gjithë politikanët, ndërkohë që tërheqje mund të ketë vetëm në rast se ndërkombëtarët, në këtë rast Komisioni i Venecias, mund ta shohë të arsyeshme dhe ta rekomandojë heqjen e kësaj pike, për hir të konsensusit.

Ky ka qenë qëndrimi i shprehur nga Kukësi i Edi Palokës,i cili ka theksuar se testi i drogës duhet të prekë të gjithë, duke përfshirë këtu edhe Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm, të cilët i ka shigjetuar si të lidhur me krimin dhe përdorues të lëndëve të forta narkotike.

Ai ka shtuar se PD është për kompromis dhe e shikon të paarsyeshme mungesën e vullnetit për këtë pikë nga mazhranca.

Këto deklarata kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i bëri nga Kukësi, teksa ishte në një analizë të kësaj dege për zgjedhjet e qershorit, në kuadër të takimeve të tilla që po realizohen në të gjithë vendin.

October 27, 2015 20:56
Komento

6 Komente

  1. leshi October 27, 21:04

    o paloqe o legen

    Reply to this comment
  2. Hurma Arabie. October 27, 21:04

    Paloqja terhiqet nga testi i Droges se i pari qe del i droguar eshte krimineli Sali e me rradhe, Paloqja, Ristani,, Zhelefina e plot te tjere tek SHQUP-i.

    Reply to this comment
  3. Lunxheri October 27, 21:12

    Po testi i alkolit per pijanecet thapathuqer si ty apo Ristani? Do te qendroje ne draft apo do pyesni nderkombetaret. Opozite kriminale me drejtues pijanece, bixhozxhinj dhe kokeboshe.

    Reply to this comment
  4. ARGITA October 28, 08:35

    ORE LERI KETO TI PO DIL NE SHESH TE BURAVE PER QERETIN E FRANGAJVE LERI BLA BLA BLA PIS

    Reply to this comment
  5. Kris 1 October 28, 14:33

    Nderkombetaret do te vendosin edhe per nje test qe I tregon publikut se palacot I kemi ligjvenes?

    Reply to this comment
  6. KORÇARI October 28, 14:43

    O Paloqe, po përse për çdo gjë që duhet të bjmë në Shqipëri duhet të pyesim TË HUAJT ????
    KËTË GJË NUK E KUPTOVA DOT KURRË.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*