Paloka u ankohet senatorëve amerikanë për krizë, Basha me pushime jashtë vendit

August 12, 2017 19:21

Paloka u ankohet senatorëve amerikanë për krizë, Basha me pushime jashtë vendit

Një delegacion prej katër senatorësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  Roy Blunt, John Cornyn, Tom Cotton dhe Thom Tillis po zhvillojnë në Tiranë takime me drejtuesit kryesorë të politikës në Shqipëri, e më pas do të vijojnë turin e tyre edhe në vende të tjera të Ballkanit.

Në axhendë ata kishin përcaktuar një takime dhe me drejtuesit e opozitës, por në selinë blu sot I priti Edi Paloka, pasi kryetari i kësaj force politike prej disa ditësh është jashtë Shqipërisë për pushime me familjen.

Në mungesë të Bashës, ata janë detyruar që të zhvillojnë bisedën me nënkryetarin Edi Paloka si dhe me disa anëtarë të Kryesisë së kësaj force.

Në njoftimin për mediat të përgatitur nga PD, thueht se Nënkryetari i kësaj force, Edi Paloka konfirmoi mirënjohjen maksimale të popullit Shqiptar dhe në veçanti të Partisë Demokratike për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë demokracisë në vend. “Kjo vizitë është dëshmia më e mirë e kësaj mbështetjeje dhe të interesit të Shteteve të Bashkuara ndaj krizës që po kalon vendi”, tha Paloka.

August 12, 2017 19:21
Komento

1 Koment

  1. Jevi August 13, 09:10

    Ky ,Paloka nuk u tha ketyre senatoreve te nderuar se jeni te shitur tek Rama,sic e ka thene gjate gjithe kesaj kohe?
    Kush degjon te tille politikan ka humbur kohen kot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*