Pamela Anderson: Në Hollivud bëhen kompromise

January 10, 2019 18:23

Pamela Anderson: Në Hollivud bëhen kompromise

Pamela Anderson nuk kursehet. E ftuar ekskluzive në “Verissimo” të shtunën, më 12 janar në orën 16:10 në Canale 5, aktorja tregon jetën dhe karrierën e saj private. Duke filluar nga fiziku ‘shkatërrues’, është bërë një ikonë për adoleshentët e viteve ’90: “Në Los Anxheles të gjithë po bënin ndërhyrje në gji dhe vendosa ta bëja edhe atë … Pastaj thashë mjaft, ndihem shumë rehat me trupin tim“. Dhe për rastin Weinstein thotë: “Në Hollivud bëhen kompromise“.

Për Silvia Toffanin, Casey Jean Parker e serisë “Baywatch” shpjegon këndvështrimin e saj mbi lëvizjen #metoo dhe mbi “rastin Weinstein”, producentin e filmit që rrezikon burgim të përjetshëm: “Ai ka kryer abuzime me shumë gra dhe kjo gjë do të ketë pasoja, e takova vetëm një herë, shkurtimisht“.

Në imazhin e saj si femme fatale ajo rrëfen: “Imazhi im pas Playboy mund të më bënte të mendoja se isha një vajzë pak e lehtë, por aty kam takuar disa nga njerëzit më interesantë në jetën time, mentorët e mi. Për mua ka qenë një lloj universiteti, ishte një mjedis që më dha shumë. Hug Heffner ishte zotëria i i fundit që i mbeti botës“.

Jo vetëm sfilata dhe mbrëmje gala, Pamela gjithashtu është shumë aktive në mbështetjen e Julian Assange, themeluesit të Wikileaks, i cili prej disa vitesh jeton në ambasadën ekuadoriane në Londër dhe me të cilin ka pasur një histori: “Shkova ta shihja në të kaluarën, tani nuk pranojnë më vizita. Është në izolim për rreth 8 muaj, nuk mund të hyjë  në internet dhe është bllokuar aty. Nuk besoj se është shumë mirë, ai vuan shumë për këtë situatë, veçanërisht për shëndetin e tij. Mendoj se ai ka zbuluar krime lufte dhe për këtë arsye është tani në këtë situatë, ka edhe rrezikun e ekstradimit, për tani nuk ka zgjidhje: i uroj atij më të mirën dhe shpresoj që Mbretëria e Bashkuar t’i japë mbrojtje. Publiku e mbështet atë, sepse ai është një person fantastik dhe gjithashtu shumë qesharak dhe kurioz. Assange ka qenë gjithmonë një luftëtar, një avokat i drejtësisë sociale“.

Dashuria që modelja ka gjetur tashmë në Francë. Për më shumë se një vit, në fakt, është në çift me ish-futbollistin e Milanit dhe kampionin botëror, Adil Rami, i cili duket se i ka dhënë asaj një unazë fejese: “Jam me fat, ai është shumë bujar, por tani nuk e kam, sepse sapo përfundova një spektakël vallëzimi ku duhej të përdorja shumë duart, partneri im më bëri të kthehesha shumë dhe duhej t’i hiqja të gjitha unazat“. Me dëshirën për t’u martuar me të, ajo shton: “Nuk mund të përgjigjem, pyetni atë. Provojeni dhe të shohim çfarë do të thotë“.

 

Burimi: tgcom.it

Përgatiti: L. Veizi/ DITA

January 10, 2019 18:23
Komento

1 Koment

  1. ma va cagare .po na shiten karaputanat per Artiste ! January 10, 21:56

    ( por aty kam takuar disa nga njerëzit më interesantë në jetën time, mentorët e mi. Për mua ka qenë një lloj universiteti, ishte një mjedis që më dha shumë. Hug Heffner ishte zotëria i i fundit që i mbeti botës ) –

    – Padyshim qe ne Orgjit sexuale qe HEFFNER organizonte ne Vilen e tij te Fameshme ,
    ku afroheshin Drogat qe conin ne extaze edhe gjyshen e obames ,
    meshkuj te te gjitha rracave e rendesive ,te cdo ngjyre e gjatesie “gjunesh” ;ku Pamela pallonte pothuaj gjith meshkujt e ftuar brenda nji nate ,duke thyer edhe nji Recorde
    beri qe ajo te Diplomohej ne sexoloqi dhe kjo experience origjish sexi i hapen asaj rruget e karieres me pas .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*