Pamela Qirko zgjidhet kryetarja e re e KPK, zëvendëson Genta Bungon

July 21, 2020 09:57

Pamela Qirko zgjidhet kryetarja e re e KPK, zëvendëson Genta Bungon

Pamela Qirko është kryetarja e re e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të procesit te vettingut. Pamela Qirko zëvendëson në këtë detyrë Genta Tafa Bungon, të cilës i mbaroi mandati. Ajo u zgjodh këtë të hënë në mënyrë unanime me 7 vota pro gjatë një procedure me votim të fshehtë.

Votimi u zhvillua në prani dhe të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Komisionit këtë të hënë dhe nga dita e martë Qirko fillon zyrtarisht ushtrimin e detyrës së re.

Pamela Qirko u emërua nga Kuvendi si Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në qershor të vitit 2017. Ajo ka një karrierë të gjatë si juriste në sektorin privat dhe ka kryer disa specializime jashtë vendit në fusha të ndryshme të drejtësisë dhe menaxhimit nga institucione të ndryshme europiane.

l.h/ dita

July 21, 2020 09:57
Komento

3 Komente

  1. Jamarber July 21, 14:50

    Eksperience te gjate në sektorin privat?
    Pra pa eksperiencen e duhur per te qene aty ku eshte. Pergjegjes per kete situate me kpk te KPA te mbushur me te paafte e ka vetem ONM, prandaj dhe Teo i del në mbrotje Luan 6 mujorit, shokut te kursit te Gjin Gjonit.

    Reply to this comment
  2. Bekimi July 21, 20:44

    Ahahaaa, mbesa e Beqir Ballukut, motra e ministres së tanishme Belinda Balluku, kjo që kaloi Zaganjorin dhe gjithë të korruptuarit.
    E ardhur në KPK direkt nga kryeministria, ku punonte me mbiemrin e saj, Balluku. Ndërroi mbiemrin në të burrit, Qirko dhe iu paraqit ONM-së sikur vinte nga AMC (Telekom).
    Drejtësia që duam!

    Reply to this comment
  3. FSHATARET July 22, 08:55

    Keto jane race debilash.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim