“Pamje rrugësh”, Google do nisë udhëtimin nëpër Shqipëri

April 26, 2016 13:07

“Pamje rrugësh”, Google do nisë udhëtimin nëpër Shqipëri

Google do të nisë udhëtimin nëpër Shqipëri për të përmirësuar “Hartat e Google” dhe për të mbledhur pamje për shërbimin “Pamje Rrugësh”. Nga 29 prilli, automjetet e Google do të fillojnë udhëtimin dhe shkrepjen e fotografive 360° nëper qytetet e medha si Tiranë, Durrës, Sarandë, dhe neper zonat turistike e historike te Shqipërisë.

Në një njoftim të Google thuhet se “Pamje Rrugësh” është një shërbim shumë i mirenjohur i “Hartave të Google” i cili u hodh në qarkullim në maj të vitit 2007 dhe ofrohet tashmë në 76 shtete. Shërbimi u mundëson përdoruesve të zbulojnë si dhe përshkojnë në menyre virtuale lagje të ndryshme, me anë të fotografive panoramike në nivelin e rrugëve.

“ Pamje Rrugesh”  ofrohet gjithashtu edhe nga apl. “Toka me Google” si dhe nga “Hartat e Google” për pajisje celulare”. Në njoftim thuhet se: “Ne planifikojmë të nisim udhëtimin tonë në Tiranë dhe së shpejti, të vijojmë edhe me qytetet dhe fshatrat e tjera, duke nisur me qytetet më të mëdha dhe vendet më interesante nëpër Shqipëri.

Në tërësi, ne synojmë të mbulojmë sa më shumë që të jetë e mundur nga rrjeti rrugor brenda muajve të ardhshëm”. Imazhet e mbledhura do të përpunohen dhe shkrihen së bashku ndërkohë që ky proces teknologjik mund të zgjase disa muaj. Ato do të ofrohen në një datë të mëvonshme te shërbimi “Pamje rrugësh” ose te “Hartat e Google.

April 26, 2016 13:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin