Pamje tronditëse: I vrasin njerëzit si të ishin peshq! (+18 Video)

July 20, 2015 17:32

Pamje tronditëse: I vrasin njerëzit si të ishin peshq! (+18 Video)

Burri që po noton në det ngre duart lart në shenjë dorëzimi përpara se ta qëllohet në kokë. Koka e tij bie në ujë dhe gjaku i tij përhapet në detin blu.

Tre burra të tjerë po notojnë në oqean, pranë një objekti që duket si një varkë e përmbysur dhe përreth duket se kanë disa peshq të mëdhenj ton të bardhë. Qielli lart është i kthjellët dhe blu, deti poshtë i errët dhe dhe me dallgë.

Teksa motorët e anijes dëgjohen të zhurmshëm, të paktën 40 të shtëna armësh dëgjohen gjithashtu deri sa burrat e paarmatosur vriten një nga një. “Qëlloje, qëlloje, qëlloje!” urdhëron një zë nga altoparlantët e anijes teksa vritet edhe burri i fundit.

Menjëherë më pas, një grup burrash në kuvertë të cilët duket se janë anëtarët e ekuipazhit qeshin dhe bëjnë selfie. Video është gjetur në një celular që ishte harruar në një taksi në kryeqytetin e Ishujve Fixhi, Suva. Arsyeja dhe njerëzit e përfshirë janë të panjohura. Vrasjet janë bërë në Oqeanin Indian ndërmejt 2012-s dhe 2013-s.

https://www.youtube.com/watch?v=o_cPalichAg

 

July 20, 2015 17:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*