Pamjet e shpëtimit të tre personave që mbetën në mes të ujit mbi makinë

December 3, 2017 09:34

Pamjet e shpëtimit të tre personave që mbetën në mes të ujit mbi makinë

 

Kishin mbetur në mes të ujit sipër makinës së tyre pa pasur mundësi rrugëdalje.

Tre persona fatmirësisht kanë arritur të shpëtojnë pa pasoja fal ndërhyrjes së forcave të shpëtimit.

Makina ishte bllokuar nga ujërat e lumit Vjosa.

Kryeministri Edi Rama publikoi këtë të diel pamjet e shpëtimit, duke shprehur mirënjohjen për forcat e kërkim-shpëtimit, ndërsa thekson se 1594 persona në rrezik jete janë shpëtuar.

“Me pamjet mbresëlënëse të këtij operacioni shpëtimi të tre bashkëqytetarëve në rrezik jete, duke u përulur me respekt të thellë ndaj forcave të kërkim – shpëtimit, të cilat kanë operuar 48 orë pa pushim duke nxjerrë 1594 persona nga kushtet e kërcënimit të jetës, uroj që gjithçka të shkojë mirë deri në fund e për të gjithë ju të jetë një e diel sa më e qetë”, shkruan kryeministri.

December 3, 2017 09:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim