Pamjet magjepsëse të një tjetër parku të transformuar
Nga Arkiva
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër pamje të mrekullueshme nga natyra e bukur shqiptare. Këtë të hënë kryeministri është ndalur në Divjakë, aty ku u ka prezantuar miqve të tij në ‘Facebook’ Parkun e rilindur Kombëtar të këtij qyteti.
Përmes një videoje të publikuar në rrjet, Rama tregon transformimin e këtij destinacioni turistik, që sipas tij, po vizitohet gjithnjë e më shumë nga shqiptarë e të huaj.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje magjepsëse të Parkut të rilindur Kombëtar të Divjakës, tanimë i transformuar në një destinacion turistik gjithnjë e më të vizituar nga shqiptarë e të huaj, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.
o.j/dita
Aman more se do na e betonizojne tiranasit , mos na i bej shume reklame
Ah sa fat te madh qe kemi ne, ah sa zili na ka bota ne! Ne skemi sy te shikojme, ne skemi veshe tw degjojme dhe normalisht kemi ngel edhe pa goje. Ne dac postojeni ne dac jo se dhe ju keni interesat tuaja
Kryeminister mashtrues!
Pylli dhe plazhi i Divjakes jane nje turp i madh i te gjitha qeverive hajdute e te korruptuara shqiptare,perfshi edhe Ramen!
Plazhi eshte plot me mushkonja,plehra,qen rrugace,rera eshte si beton e pa pluguar prej vitesh,rruget e pa shtruara me asfalkt etj.
Keto qe tregon ky kryeminister mashtrues jane pasuri qe i ka dhuruar natyra e jo qeveria!
Le te jape nje gje qe ka bere qeveria per plazhin e Divjakes qe te na binde!
Por nuk ka bere…ASGJE!