Panairi fason, Ahmetaj: Promovojmë prodhimin “Made in Albania”

June 4, 2015 18:25

Panairi fason, Ahmetaj: Promovojmë prodhimin “Made in Albania”

U hap sot në Tiranë panairi “International Textile: Fashion, Fason Expo”, panairi i parë i këtij lloji në vendin tonë.

Në të ekspozuan prodhimet e tyre disa nga kompanitë kryesore që ushtrojnë aktivitetin e tyre ne industrinë e regjimit të përpunimit aktiv, apo prodhimin dhe përpunimin e tekstileve dhe këpucëve.

Po kështu, përveç sektorit fason, në panair morën pjesë edhe stilistë dhe designer të cilat ekspozuan modelet e tyre të veshjeve për sfilata.

Të pranishëm në Panair ishin edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi.

Në një prononcim për mediat Ministri Ahmetaj e vlerësoi këtë si  një moment shumë të rëndësishëm për industrinë fason:

Është rast shumë i mirë për të parë zhvillimin e industrisë që nuk është më fason, por është cikël i plotë, qoftë të industrisë tekstile qoftë të përpunimit të lëkurëve, deri tek prodhimi i këpucëve. Është një shembull shumë i mirë sesi ka funksionuar paketa e mbështetjes për industrinë,” tha Ahmetaj.

Sa i përket mbështetjes që Ministria e Zhvillimit Ekonomik është duke i dhënë sektorit, Ministri Ahmetaj tha se “vitin e kaluar Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka iniciuar paketën mbështetëse për manifakturën, me 32 masa, nga të cilat sot 28 janë realizuar dhe ndajmë me industrinë të njëjtin konkluzion që paketa ka funksionuar, paketa ka qenë një nga shkaqet e zhvillimit të industrisë. Tani jemi në një moment të dytë të mbështetjes së industrisë, për ta çuar atë në një stad tjetër, për t’u kthyer në Made in Albania, pra prodhuar në Shqipëri, ku vlera e shtuar kryesore qëndron ën vend dhe nuk ikën jashtë. Sikurse u shpreh dhe një nga prodhuesit, kur kalon në cikël të plotë “Made in Albania”, vlera e shtuar shumëfishohet  katër herë dhe patjetër, ngelet në Shqipëri.”

June 4, 2015 18:25
Komento

13 Komente

  1. titati June 4, 21:02

    Ky panairi eshte nje gje koti per te bere pak show si ato shfaqjet e Saliut per te treguar qe Shqiperia ka rene vetem nje vend ne renditje persa i perket rritjes ekonomike. Tani eshte ne vend te trete pas Gjermanise dhe Anglise. Keto lloj panairesh ne kohen e Saliut i benin per ti dhene para nje biznesmeni qe merrej me organizimin e tij dhe me pas ai i transferonte parate ne llogarite e pushtetit per fushate elektorale. Pra sherbente si lavatrice per fushate. Aty as blihet as shitet. Aty zbehet asgje…

    Reply to this comment
    • banii June 4, 22:58

      Ky sektor ka treguar qe eshte nje nga me te rendesishmit te vendit duke pasur nje zhvillim shume te madh te zhvillimit ekonomik. Me thithjen investitorve nga ky sektor jane rritur shume eksportet ne krahasim me vitet me.pare!

      Reply to this comment
      • Agamemnoni June 5, 08:36

        Zhvillimi i biznesit fason : – shkakton hapjen e vendeve te reja te punes.
        – rrit eksportet e mallrave
        – shkakton investim te kapitalit te huaj ne vend
        – ndikon pozitivisht ne ekonomine e vendit, etj.

        Reply to this comment
      • rexhepi June 5, 09:13

        Zhvillimi i fasonerise ne vendin tone sjell nje sere gjerash pozitive. Krijon vende pune, rrit investimin e kapitalit te huaj ne Shqiperi por ne te njejten kohe rrit edhe eksportet per vendin tone per rrjedhoje shkakton impakt pozitiv ne ekonomine Shqiptare.

        Reply to this comment
    • elona June 5, 01:13

      Panairi ne fakt eshte nje hap per tu vleresuar shume pozitivisht sepse jo vetem qe terheq investitore te huaj por edhe rrit vleren e produkteve shqiptare. Per te mos permendur vendet e reja te punes qe hapen. Bizneset fasone kane qene gjitjmone nje ndihme per ekonomine aq me pak ne kete rast ku provohen pikerisht produkte shqiptare!!

      Reply to this comment
    • Aldo June 5, 01:16

      Ah mor Titati aq shume e ka demtuar Berisha kte vend sa jo vetem duhet kohe per tu rikuperuar por tani as nuk besojne tek gjerat konkrete qe po behen vertet..po nejse ske faj ti te thashe kush e ka fajin!!
      Por ne vend qe te merresh akoma me Berishen kerko ndonje informacion per bizneset fasone dhe te mirat qe i sjellin ekonomise,se nuk te ben dem.

      Reply to this comment
    • Donald June 5, 01:22

      Bizneset fasone kane qene gjithmone ndihmese per ekonomine e nje vendi.
      Lehtesirat qe ministria e ekonomise u dha bizneseve jo vetem qe beri te mundur hapjen e vendeve te reja te punes por ne rastin konkret terheq edhe shume investitore te huaj

      Reply to this comment
    • Klean June 5, 01:28

      Duke i patur te gjitha mundesite per zhvillimim e produkteve shqiptare ishte disi e turpshme qe te mos investonim pikerisht ne industrite e ketyre produkteve. Mendoj se ministria e ekonomise po ben nje pune shume pozitive ne kete sektor si me lehtesitat qe u jep bizneseve apo me paketen per fasonet. Shto ketu edhe organizimin e panaireve te tilla ku produketet shqiptare vleresohen po aq cilesore sa edhe produktet e huaja

      Reply to this comment
    • bledi June 5, 01:31

      E ku ka me mire se te promovosh produktet e vendit tone. Eshte koha tu tregojme se edhe ne mund te kemi produkte te te njejtit nivel me produktet e vendeve te huaja. Ndaj mendoj se ministria e zhvillimit ekonomik duhet vleresuar shume pozitivisht ne promovimim qe po i ben si vendit tone ashtu edhe produkteve tona

      Reply to this comment
    • gjyshi June 5, 08:29

      Rritja numrit te bizneseve fasone ne Shqiperi eshte ne interes te vendit per arsye se hapen edhe me shume vende te reja pune. Punesimi sjell zhvillim po ashtu ne ekonomine e vendit shkaktohet rritje. Promovimi i mallrave “made in Albania” eshte nje tjeter hap i rendesishem.

      Reply to this comment
  2. Taulant June 4, 22:30

    -Minierat: te huajt;
    -Hidrocentralet: po u jepen te huajve edhe ata qe jane ndertuar me djersen e gjakun e popullit shqiptar;
    -Nafta: te huajt;
    -Kumari: te huajt;
    -CEZ-i ishte i huaj:
    -Telefonia celulare e fikse: te huajt
    -etj., sepse lista eshte e gjate
    Krenaria e ministrit per “Made in Albania” eshte si rasti i atij policit qe shkelte fshehurazi rrethin kur po i …… te shoqen. Vecse ne kete rast eshte perdhunuar e masakruar Shqiperia.

    Reply to this comment
  3. Arben June 5, 07:24

    NUK KA NEVOJE TE LEXOHET ARTIKULLI,

    PO KA VAJTUR AHMETAJ ESHTE PJERDHUR MUHABETI.

    Reply to this comment
  4. Arben Ahmetaj June 5, 08:01

    Ku jeni more te marre, ku jeni more maskarenj, ju kam thene qindra here, me shkruani 15 mesazhe pozitive sa here permendet emri im, jam ministri juaj e ju pushoj nga puna. Neser do te jem prape per turizmin, e dua me shuem se nje 20 mesazhe, te tipit “Shqiperia, ka potencial te jashtezkonshem per turizmin, turizmi eshte nje sektor i rendesishem, bravo ministrit per puenn e tij” e kuptuat, nese nuk veproni jeni te pushuar nga puna.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*