Panairi i Leipzigut, autorët shqiptarë diskutime mbi atdheun, arratinë dhe shpërnguljen

March 17, 2016 10:20

Panairi i Leipzigut, autorët shqiptarë diskutime mbi atdheun, arratinë dhe shpërnguljen

Në datat 17-20 mars 2016 nis në Leipzig Panairi i librit Leipziger Buchmess dhe Festivali i saj “Leipzigu lexon”, ngjarja më e madhe e librit të këtij qyteti. Autorët, lexuesit dhe shtëpitë botuese takohen për të mbledhur informacion, për t’u angazhuar në shkëmbime, përvojë dhe në zbulimin se çfarë është e re.

Edhe këtë vit autorët shqiptarë, të mbështetur nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me rrjetin TRADUKI, do të jenë pjesëmarrës në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Leipzig. Letërsia shqipe do të përfaqësohet në këtë ngjarje të rëndësishme nga shkrimtarët: Luljeta Lleshanaku, Virion Graçi dhe Ardian Christian-Kyçyku.

Autorët dhe botuesit shqiptarë janë pjesë e familjes së madhe të më shumë se 40 shkrimtarëve nga juglindja e Evropës, nga Sllovenia në Bullgari, nga Rumania deri në Bosnjë e Mal të Zi. “Atdheu, arratia, dëbimi, shpërngulja” është tema madhore rreth së cilës rrjeti TRADUKI ka ndërtuar panelet e diskutimit mes shkrimtarëve të Europës Qendrore dhe Juglindore. /H.M/ Dita

March 17, 2016 10:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*